Grenell: Marrëveshjen e Uashingtonit e ka negociuar Thaçi, e jo Hoti
Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Puna e detyruar që Kina po aplikon ndaj myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve të tjera në Ksinjiang, mund të përbëjë “skllavëri si krim kundër njerëzimit”, tha një ekspert i pavarur i Kombeve të Bashkuara.
Ujgurët dhe grupi etnik turkik kryesisht vijnë dhe janë të lidhur me kulturën e rajoneve të Azisë Qendrore dhe Lindore.
Trajtimi i tyre nga zyrtarët kinezë në rajonin e Ksinjiangut, ku ujgurët janë vendosur në kampe ndalimi, është cilësuar si gjenocid nga Shtetet e Bashkuara, përderisa OKB-ja ka akuzuar autoritetet kineze për arrestime të paligjshme dhe keqtrajtime të ujgurëve, përmes punës së detyrueshme.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, pothuajse 2 milionë ujgurë, kazakë dhe anëtarë të tjerë të grupeve etnike në Ksinjiang janë dërguar në qendra ndalimi në këtë rajon perëndimor kinez.
Kina mohon se këto ndërtesa janë kampe ndalimi, duke thënë se ato janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin, separatizmin dhe radikalizmin fetar.
Por, banorët që kanë arritur të ikin nga provinca kanë thënë se mijëra persona në këto ndërtesa i nënshtrohet “indoktrinimit politik”. Këto ndërtesa në Ksinjiang zyrtarisht njihen si kampe të riedukimit.
Raporti, i publikuar në orët e vona të 16 gushtit nga raportuesi i posaçëm i OKB-së mbi skllavërinë moderne, Tomoya Obokata, theksoi se janë dy “sisteme të shtetit” në Kinë ku po ndodh puna e detyrueshme.
Njëri është një sistem qendrash arsimore dhe trajnuese, ku minoritetet mbahen dhe janë subjekt i punës së detyrueshme. Ndërkaq, sistemi tjetër përfshin përpjekjet për të ulur varfërinë përmes transferimit të punëtorëve. Sipas këtij sistemi, punëtorët ruralë zhvendosen në “punë sekondare ose terciare”.
“Përderisa këto programe mund të krijojnë mundësi të punësimit për minoritetet dhe të rrisin të ardhurat e tyre... raportuesi i posaçëm konsideron se treguesit e punës së detyrueshme lënë të kuptohet se puna është e natyrës jovullnetare që prek komunitetet që janë prezantuar në shumë raste”, u tha në raport.
Natyra dhe shtrirja e kompetencave mbi punëtorët – përfshirë vëzhgimet e ashpra dhe kushtet e rënda të jetesës dhe punës – mund të përbëjnë “skllavëri si krim kundër njerëzimit, dhe kjo gjë meriton një analizë të mëtejme të pavarur”, u tha në raport.
Obokata tha se sisteme të tilla të punës ekzistojnë edhe në Tibet, ku “përmes programeve, shumë punëtorë, kryesisht fermerë transferohen në punë që kërkojnë pak aftësi dhe paguhen pak”.
Në maj, shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, realizoi një vizitë gjashtëditore në Kinë. Gjatë kësaj vizite të rrallë, ajo po ashtu vizitoi Ksinjiangun.
Kjo vizitë e Bachelet ishte kritikuar nga Uashingtoni dhe grupet e të drejtave të njeriut dhe disa kritikë kanë kërkuar dorëheqjen e saj.
Bachelet pritet të publikojë raportin e detajuar rreth kësaj vizite, para se t’i mbarojë mandati në fund të muajit të ardhshëm./ REL
Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Fabrikat në rajonin jugperëndimor të Kinës janë mbyllur pa...
"Ai po përgatit masakra në Kosovë", kështu e titulloi gaze...
Koreja e Veriut mëngjesin e së mërkurës ka lëshuar dy rake...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret ...
Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) p...
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të B...
Vala e thatësirës që ka goditur Bashkimin Europian mun...
Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerik...
Një anije ukrainase e ngarkuar me 23.000 tonë drithë ë...
Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar...
Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” m...
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, rezultoi më 16 gus...
Moska fajësoi sot sabotatorët për një sërë shpërthimes...
Një gjykatë në Rusi dënoi me gjobë këngëtarin e grupit...
Ushtria amerikane njoftoi sot se kreu një provë me raketën b...
Finlanda bëri të ditur se do të reduktojë numrin e vizave tu...
Donald Trump kërkoi "me respekt" në platformën e tij socia...
Një qen në Paris është infektuar me linë e majmunit, pasi fj...
Një fëmijë trevjeçar përfundoi në spital në gjendje të rëndë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...