Stërvitje të përbashkëta ushtarake SHBA-Koreja e Jugut/ Zemërohet Koreja e Veriut sulmon me raketa
Koreja e Veriut mëngjesin e së mërkurës ka lëshuar dy rake...

"Ai po përgatit masakra në Kosovë", kështu e titulloi gazeta bulevardeske "Informer" një shkrim të sajin, me foto të kryeministrit kosovar Albin Kurti, kurse sipas gazetës "Vecernje novosti" madje janë bërë gati edhe snajperë, që me gjasë do të eliminojnë politikanë drejtues të pakicës serbe në Kosovë. Si këto dy gazeta gati i gjithë shtypi i Beogradit nuhat luftën, pa pasur prova të qarta për këtë. Përjashtim përbëjnë vetëm pak media të pavarura, që nuk varen nga Vuçiqi.
Së fundmi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u shkallëzuan pas vendimit të qeverisë së Kosovës të zbatojë rregullore të reja për udhëtarët me pasaportë serbe dhe automjetet me targa serbe. Sipas saj, serbët kur të hynin në Kosovë do të pajiseshin me dokumente provizore kosovare, dhe automjetet me targa serbe brenda një afati duhej të zëvendësoheshin me ato kosovare. Serbia e praktikon këtë prej vitesh për qytetarët kosovarë. Kryeministri Kurti kishte kohë që këmbëngulte për të ashtuquajturin "reciprocitet", pra që për të dyja palët të vënë rregull, Kosovë: Shtyhet për një muaj vendimi për reciprocitet me Serbinë.

Frika se Rusia mund të ndezë situatën
Vërtet që këto masa u tërhoqën brenda një kohe të shkurtër, por situata është shumë e tensionuar. Disa vëzhgues madje shohin edhe rrezikun e vërtetë të luftës në Ballkan. Një argument që dëgjohet, është se Rusia mund t'i përdorë këto tensione dhe të hapë një front tjetër përmes Serbisë tradicionalisht aleate, për të larguar vëmendjen nga lufta agresore në Ukrainë. Serbia është i vetmi vend kandidat i BE që nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës. Ky vend e dënoi sulmin rus dhe në rezolutat e OKB votoi kundër Rusisë. Por presidenti Vuçiq që qeveris gati i vetëm prej 10 vitesh njihet për akrobacitë e tij politike mes Lindjes e Perëndimit.
Sa realiste është një luftë e re, aty ku në vitet '90 u rrëzua përgjakshëm Jugosllavia? Do t'i hynte Serbia vërtet rrezikut të përballej sërish me NATO-n, që është prezente në Kosovë dhe Bosnje, kurse Mali i Zi dhe Kroacia fqinje janë anëtare të aleancës transatlantike?
Me gjasë gjithkund ka rrezik
"Elitat politike në këtë rajon nxjerrin përfitime nga nacionalizmi dhe prodhojnë për këtë tensione të llogaritura", thotë Mladen Lisanin nga Instituti serb për Studime Politike (IPS). Asnjëra palë nuk ka interes për luftë, por lufta me zjarrin mund të dalë nga kontrolli në çdo moment, thotë politologu.
Vërtet në mediat serbe paralajmërohet rregullisht për rreziqet për serbet dhe serbët thjesht sepse janë serbë. Këto rreziqe përgjojnë në Kroaci, në Bosnje, Mal të Zi, por më së shumti në Kosovë.

Konflikti aktual për dokumentet e udhëtimit dhe targat është për qeverinë Kurti një masë që duhej marrë prej kohësh, për shumë serbë një provokim i padurueshëm. Në fillim të gushtit serbët reaguan me barrikada, kur filloi zbatimi i reciprocitetit. Ushtria serbe rriti gatishmërinë, edhe pala kosovare dërgoi njësi të posaçme të policisë, u dëgjuan edhe të shtëna armësh. Një raund i ri i vringëllimit të rmëve, që mund të përsëritet rishtazi. Pas pezullimit të përkohshëm qeveria Kurti kërkon t'i rivendosë masat në fillim të shtatorit.
Të enjten më 18 gusht kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq takohen në Bruksel më ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, por pritshmëritë nga ky takim nuk janë të mëdha. Edhe ndërmjetësimi i BE mes dy palëve ka sjellë shumë pak rezultate në vitet e fundit.
Marrëdhëniet e mira të Serbisë me NATO-n
"Kujtdo që i bie ndërmend të na sulmojë, ne do ta mbrojmë Serbinë, dhe që është më e rëndësishmja ne do të fitojmë", tha Vuçiq së fundmi në një fjalim. Presidenti që qeveris gati pa kufizim thekson me dëshirë, se sa e fortë është bërë ushtria serbe, dhe se sa rol ka luajtur ai për këtë.
Zyrtarisht Serbia është neutrale nga ana ushtarake. Ushtria zhvillon në vitet e fundit manovra të rregullta me Rusinë, por edhe me shtetet e NATO-s. Në dy dekadat e fundit ushtria është ristrukturuar sipas modelit perëndimor dhe merr pjesë në iniciativën e NATO-s, "Partneritet për paqen". Bashkëpunimi me NATO-n është i mirë. Më shumë se kaq nuk ka se ç'kërkohet. "Anëtarësimi i Serbisë në NATO është komplet jorealist, shumica e popullit është kundër. Për elitat politike do të ishte një rrezik i madh", thotë Lisanin.
Sipas sondazheve, 80-90% e serbëve janë kundër anëtarësimit në NATO. Bombardimet e NATO-s në vitin 1999 nuk janë harruar nga shumë serbë, ato keqpërdoren shpesh nga mediat kryesore. "Politikanët serbë reagojnë me hipokrizi; përmes shtypit bulevardesk ata zhvillojnë një fushatë të pandalur kundër NATO-s, kurse në heshtje zgjerojnë bashkëpunimin me aleancën", thotë Maja Bjelos nga Qendra e Beogradit për Sigurinë Politike", BCBP. Megjithatë edhe në perëndim heshtet më shumë për bashkëpunimin e mirë me Serbinë.

Kosova dhe Serbia: Askush nuk do luftë
Bjelos nuk beson se mund të fillojë një luftë e re, ashtu si shumë ekspertë të tjerë. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor politikanët qeverisës simulojnë rregullisht kriza për t'i çaktivizuar po vetë dhe kështu paraqiten si "faktorë stabiliteti". BE e mbështet këtë politikë të "stabilokracisë", thotë Bjelos. Kritikët e akuzojnë Brukselin se kujdeset më shumë për stabilitetin se sa për demokracinë në rajon.
"Për këtë arsye mund të priten tensione në rajon, por jo konflikte të armatosura", thotë Bjelos. Reagimi i përbashkët politik, diplomatik dhe ushtarak i perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës, i tregon politikanëve të Ballkanit, se çfarë çmimi do të paguajnë ata, nëse do të shkaktojnë një gjë të tillë."/DW
Koreja e Veriut mëngjesin e së mërkurës ka lëshuar dy rake...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret ...
Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) p...
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të B...
Vala e thatësirës që ka goditur Bashkimin Europian mun...
Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerik...
Një anije ukrainase e ngarkuar me 23.000 tonë drithë ë...
Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar...
Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” m...
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, rezultoi më 16 gus...
Moska fajësoi sot sabotatorët për një sërë shpërthimes...
Një gjykatë në Rusi dënoi me gjobë këngëtarin e grupit...
Ushtria amerikane njoftoi sot se kreu një provë me raketën b...
Finlanda bëri të ditur se do të reduktojë numrin e vizave tu...
Donald Trump kërkoi "me respekt" në platformën e tij socia...
Një qen në Paris është infektuar me linë e majmunit, pasi fj...
Një fëmijë trevjeçar përfundoi në spital në gjendje të rëndë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut javën e...
Takimi i ardhshëm në Bruksel i liderëve të Kosovës dhe Ser...
Kina tha se kreu manovra të reja ushtarake pranë Taiva...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...