Anija e parë humanitare me grurë ukrainas, niset nga porti i Detit të Zi për në Afrikë
Një anije ukrainase e ngarkuar me 23.000 tonë drithë ë...

Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerikane të inteligjencës, CIA-n dhe ish-drejtorin e saj Mike Pompeo nën akuza se agjencia i ka përgjuar kur vizituan themeluesin e faqes WikiLeaks, Julian Assange gjatë qëndrimit të tij në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Në padi thuhet se CIA, nën drejtimin e zotit Pompeo, ka shkelur të drejtat e privatësisë së gazetarëve dhe avokatëve amerikanë, duke i përgjuar ata. Paditësit përfshijnë gazetarët Charles Glass dhe John Goetz, si dhe avokatët Margaret Kunstler dhe Deborah Hrbek, të cilët kanë përfaqësuar zotin Assange.
"Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i mbron qytetarët amerikanë nga tejkalimi i kompetencave prej qeverisë amerikane edhe kur aktivitetet zhvillohen në një ambasadë të huaj në një vend të huaj", tha Richard Roth, avokati kryesor që përfaqëson paditësit.
CIA-s, e cila nuk pranoi të komentojë mbi padinë, i ndalohet të mbledhë informacione zbulimi për qytetarët amerikanë, megjithëse disa ligjvënës pretendojnë se agjencia mban një bazë sekrete të të dhënave të komunikimit mes amerikanëve.
Zoti Assange ka apeluar në Gjykatën e Lartë në Londër për të bllokuar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara për t'u përballur me akuza penale në një betejë ligjore që është zvarritur për më shumë se një dekadë.
Padia e së hënës u ngrit në Gjykatën e Qarkut për Distriktin Jugor të Nju Jorkut.
Në dokument thuhet se gazetarëve dhe avokatëve u kërkohej t'i dorëzonin pajisjet e tyre elektronike te firma “Undercover Global S.L.”, një kompani private sigurie, e cila në atë kohë ofronte sigurinë për ambasadën, përpara se të takoheshin me zotin Assange. Padia pretendon se kompania ka kopjuar informacionet në telefonat e tyre dhe ia ka dhënë CIA-s, e cila në atë kohë drejtohej nga zoti Pompeo.
Zoti Assange qëndroi shtatë vjet në ambasadë, përpara se të detyrohej të dilte prej saj dhe të burgosej në vitin 2019.
Mike Pompeo dhe firma “Undercover Global S.L.” nuk mund të kontaktoheshin dot menjëherë për komente.
Zoti Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza, duke përfshirë një akuzë për spiunazh, në lidhje me publikimin nga WikiLeaks të të dhënave konfidenciale të ushtrisë amerikane dhe kabllogrameve diplomatike. Përkrahësit e tij thonë se ai është një hero, i cili është viktimizuar, sepse ekspozoi shkeljet ligjore të Shteteve të Bashkuara në konfliktet në Afganistan dhe Irak./ VOA
Një anije ukrainase e ngarkuar me 23.000 tonë drithë ë...
Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar...
Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” m...
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, rezultoi më 16 gus...
Moska fajësoi sot sabotatorët për një sërë shpërthimes...
Një gjykatë në Rusi dënoi me gjobë këngëtarin e grupit...
Ushtria amerikane njoftoi sot se kreu një provë me raketën b...
Finlanda bëri të ditur se do të reduktojë numrin e vizave tu...
Donald Trump kërkoi "me respekt" në platformën e tij socia...
Një qen në Paris është infektuar me linë e majmunit, pasi fj...
Një fëmijë trevjeçar përfundoi në spital në gjendje të rëndë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut javën e...
Takimi i ardhshëm në Bruksel i liderëve të Kosovës dhe Ser...
Kina tha se kreu manovra të reja ushtarake pranë Taiva...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha të h...
Zëvendëspresidenti, William Ruto, është shpallur fitues i ...
Një sërë protestash kanë nisur ditën e sotme në disa q...
Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur në pasditen e s...
Qytetarët e Kosovës duket se nuk do të presin dimrin p...
Teherani tha se Salman Rushdie është fajtor për sulmin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...