Rubio, me "mision" në Panama/ Trump e dërgon për të rimarrë kontrollin e Kanalit!
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Pan...

Qindra studentë në Serbi, të përkrahur edhe nga qytetarë tjerë, e kanë kaluar natën në afërsi të Urës së Lirisë në Novi Sad, në kuadër të bllokadës 24-orëshe. Bllokada ka nisur më 1 shkurt, në tremujorin e incidentit në këtë qytet, ku kanë vdekur 15 persona, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të qytetit.
Studentët besojnë se incidenti është pasojë e korrupsionit qeveritar në një projekt të madh infrastrukturor me një kompani shtetërore të Kinës.
Në nisje të protestës më 1 shkurt, protestuesit kanë bllokuar për tri orë edhe dy urat tjera të Novi Sadit, Varadin dhe Zhezhel.
Në mbrëmjen e së shtunës, figura të njohura publike dhe kulturore kanë folur para protestuesve. Protestuesit kanë qëndruar në afërsi të urës, nga frika se ajo mund të mbingarkohej. Bllokada 24-orëshe në Urën e Lirisë pritet të përfundojë në orën 15:00 të së dielës, mirëpo mund të zgjatet, nëse ashtu merren vesh protestuesit.

Studentëve në Novi Sad u janë bashkuar edhe kolegët e tyre prej Beogradit, të cilët kanë ecur për dy ditë prej kryeqytetit. Në protestë ka pasur edhe qytetarë prej rajoneve tjera të Serbisë.
Prej incidentit të 1 nëntorit në Serbi, mijëra njerëz kanë protestuar rregullisht nëpër rrugë.

Protestat e vazhdueshme kanë rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, më herët gjatë javës, dhe një mori koncesionesh të bëra nga Qeveria populiste, e cila bën përpjekje të qetësojë rezistencën.
Megjithatë, studentët kanë insistuar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizim të kërkesave të tyre.
Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.
Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.
Autoritetet, në anën tjetër, pretendojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat. /REL
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Pan...
Tre fëmijë kanë humbur jetën të shtunën në fshatin Jabllan...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa prej...
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar...
Ushtria ukrainase ka raportuar një sulm nga ushtria ruse n...
Një kompani e vogël kineze trazoi këtë javë mbarë sektorin...
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se kishte dhënë urd...
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ukraina t'i mbajë zgjedh...
Presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendosë tarifa pë...
Mediat italiane raportojnë se anija me 43 emigrantët e tra...
Hetuesit njoftuan se është gjetur kutia e zezë e helikopte...
6 persona vdiqën pas rrëzimit të një avioni ambulancë në F...
Tre muaj pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën 15 persona ...
Një avion ambulancë me në bord një paciente, nënën e saj d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të ve...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet në ku...
Për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe ...
Aksidenti ajror në aeroportin e Uashingtonit vijon të mbet...
Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë h...
Në Kosovë, fushata politike është më e ethshme se kurrë më...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...