“Do kemi Prokurorinë Speciale”/ Kurti: Revolucion ndaj atyre që keqpërdorën qeverisjen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet në ku...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vendosë 25 për qind tarifë ndaj importeve nga Kanadaja dhe Meksika, dhe 10 për qind tarifë ndaj mallrave nga Kina nga kjo e shtunë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.
Trumpi ka kohë që kërcënon me vendosjen e tarifave për të siguruar bashkëpunim më të madh nga këto vende për parandalimin e imigracionit të jashtëligjshëm dhe kontrabandës me kimikate të përdorura për fentanil.
Ai është zotuar gjithashtu se do t’i përdorë tarifat për ta rritur prodhimin vendës dhe për t’i shtuar të hyrat për qeverinë federale.
"Duke filluar nga nesër, këto tarifa do të hyjnë në fuqi", u tha gazetarëve të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
"Këto janë premtime të bëra dhe të mbajtura nga presidenti", shtoi ajo.
Tarifat sjellin si rreziqe politike ashtu edhe ekonomike për Trumpin, i cili e mori mandatin e tij të dytë para vetëm dy javëve.
Shumë votues e mbështetën Trumpin pas premtimit të tij për ta ulur inflacionin, por tarifat mund të çojnë në rritje të çmimeve dhe t’i prishin sektorët e energjisë, automjeteve, drurit dhe bujqësisë, raporton Associated Press.
Trump kishte thënë se po shqyrtonte përjashtime për importet e naftës nga Kanadaja dhe Meksika, por Leavitt tha se nuk ka informacion për një vendim të mundshëm të presidentit mbi përjashtimet.
Sipas Administratës së Informacionit mbi Energjinë, SHBA-ja importoi gati 4.6 milionë fuçi nafte në ditë nga Kanadaja në tetor dhe 563.000 fuçi nga Meksika. Ndërkohë, prodhimi i brendshëm i SHBA-së gjatë atij muaji ishte mesatarisht 13.5 milionë fuçi në ditë.
Trump ka deklaruar më parë se një tarifë prej 10 për qind ndaj importeve kineze do të shtohej mbi taksat e tjera ekzistuese për produktet nga Kina.
Kanadaja dhe Meksika kanë paralajmëruar se janë të përgatitura të vendosin tarifa hakmarrëse nëse është e nevojshme, gjë që mund të shkaktojë konflikt më të gjerë tregtar dhe, sipas analizave ekonomike, mund të dëmtojë rritjen ekonomike dhe ta përshpejtojë inflacionin.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të premten se Kanadaja është gati të përgjigjet nëse Trump zbaton tarifat, por nuk dha hollësi.
"E kemi gati një përgjigje – një kundërpërgjigje të qëllimshme, të fuqishme, por të arsyeshme dhe të menjëhershme". tha ai. "Nuk është ajo që duam, por nëse ai vepron, edhe ne do të veprojmë".
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha të premten se Meksika ka mbajtur dialog me ekipin e Trump edhe para se ai të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, por theksoi se vendi ka "Plan A, Plan B dhe Plan C" për të reaguar ndaj çdo vendimi të SHBA-së.
Një studim i këtij muaji nga Warwick McKibbin dhe Marcus Noland i Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare arriti në përfundim se tarifa prej 25 për qind ndaj Kanadasë dhe Meksikës dhe ajo prej 10 për qind ndaj Kinës "do t’i dëmtojnë të gjitha ekonomitë e përfshira, përfshirë edhe atë të SHBA-së".
Për Meksikën, thotë studimi, "një tarifë prej 25 për qind do të ishte katastrofike". /REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet në ku...
Për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe ...
Aksidenti ajror në aeroportin e Uashingtonit vijon të mbet...
Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë h...
Në Kosovë, fushata politike është më e ethshme se kurrë më...
Papa Françesku reagoi pas tragjedisë në aeroportin e Uashi...
Një sulm rus në një ndërtesë banimi në Sumy vrau 9 persona...
Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim mbi shpeshtë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi turin e takimeve...
Edhe pse pati disa vonesa dhe komplikacione, shkëmbimi i t...
Presidenti Donald Trump, foli për aksidentin fatal mes një...
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter u ndj...
Departamenti i Shtetit u përpoq të mërkurën të qartësojë u...
Një avion i American Airlines është përplasur me një helik...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u takua me Zë...
Hamasi do të lirojë tre izraelitë, duke përfshirë dy gra d...
Strategjia e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio për Azinë J...
Një ndjenjë frike dhe shqetësimi po vërshon nëpër komunite...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka anuluar një memorandum që a...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...