Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Strategjia e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio për Azinë Juglindore dhe atë Lindore do të synojë frenimin e Kinës, duke ashpërsuar politikat e Shteteve të Bashkuara ndaj Pekinit, për të siguruar paqen rajonale dhe për të avancuar në maksimum interesat amerikane, thonë analistët.
Sekretari Rubio bëri një prezantim të shkurtër të asaj se si do të duket politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara, në ditën e tij të parë në detyrë. Duke folur me personelin e Departamentit të Shtetit pasi u betua më 21 janar, zoti Rubio tha: "Puna jonë në mbarë botën është të sigurojmë që të kemi një politikë të jashtme që avancon interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara".
Duke iu referuar objektivit të Presidentit Donald Trump, zoti Rubio tha më tej se "qëllimi kryesor i politikës globale është nxitja e paqes dhe shmangia e konflikteve".
Vendosja e "Amerikës në krye" dhe arritja e "paqes përmes forcës" janë shtyllat mbi të cilat Presidenti Trump tha se do të mbështesë agjendën tij kur mori detyrën më 20 janar.
Sekretari Rubio ka të ngjarë të konsultohet me zyrtarët përgjegjës për vendet e rajonit dhe të koordinohet me Pentagonin dhe agjencitë e zbulimit për të formuluar strategjinë amerikane për Azi-Paqësorin, tha për Zërin e Amerikës Richard Armitage, i cili ka shërbyer si Zëvendëssekretar i Shtetit në administratën e Presidentit George W. Bush.
“Politika e Sekretarit Rubio për Azinë Juglindore do të përqendrohet në frenimin e Kinës përmes tregtisë më të fortë të Shteteve të Bashkuara, partneriteteve të sigurisë dhe diversifikimit të zinxhirit të furnizimit”, tha për Zërin e Amerikës Mark Kennedy, drejtor i Institutit “Wahba” për Konkurrencën Strategjike në Qendrën Wilson.
Lidhur me Phenianin dhe Moskën, "Rubio do t'i kërkojë Kinës, siç bëri zoti Trump, që të bindë Korenë e Veriut për të rifilluar negociatat me Shtetet e Bashkuara", tha Joseph DeTrani, i cili shërbeu si i dërguar i posaçëm për bisedimet gjashtë-palëshe bërthamore me Korenë e Veriut gjatë administratë së Presidentit George W. Bush.
“Nëse është e suksesshme, me ose pa ndihmën e Kinës, kjo mund të ndihmojë në largimin e Koresë së Veriut nga Rusia”, tha eksperti DeTrani.
Prejardhja e Sekretarit të Shtetit Rubio
Kundërshtimi i fortë i Sekretarit Rubio ndaj autoritarizmit, komunizmit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut ka të ngjarë të "ndikojë qasjen e tij në Departamentin e Shtetit", tha Evans Revere, i cili ka qenë zyrtar për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit në administratën e Presidentit George W. Bush.
Ish-senatori Rubio u rrit në Majemi nga prindër emigrantë kubanë dhe ka patur gjithmonë një qëndrim të ashpër ndaj qeverive komuniste gjatë gjithë karrierës së tij politike.
Ky qëndrim, i kombinuar me dy shtyllat e politikës së jashtme, ka të ngjarë të rezultojë në strategji të ashpra për vendet si Koreja e Veriut dhe Kina dhe aktivitetet e tyre në rajon, thonë analistët.
Sekretari i Shtetit Rubio e sinjalizoi këtë gjatë një telefonate me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi të premten, duke theksuar se "Administrata Trump do të ndjekë një marrëdhënie SHBA-Republika Popullore e Kinës që avancon interesat e Shteteve të Bashkuara dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleatëve tanë në rajon".
Ai shprehu gjithashtu “shqetësim serioz për veprimet shtrënguese të Kinës kundër Tajvanit dhe në Detin e Kinës Jugore”.
Në përputhje me qëllimin e politikës për të shmangur konfliktet, Sekretari Rubio mund të mbështesë diplomacinë personale të Presidentit Trump me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un, tha Gary Samore, ish-koordinator i Shtëpisë së Bardhë për kontrollin e armëve të shkatërrimit në masë gjatë administratës së Presidentit Obama.
Koreja e Veriut tha të dielën se kreu një provë me raketa strategjike tokë-det një ditë më parë.
Sekretari Rubio kishte shprehur dyshime fillimisht për takimin e Presidentit Trump me udhëheqësin koreano verior Kim, gjatë mandatit të parë të zotit Trump. Megjithatë, gjatë seancës së konfirmimit të tij për postin e Sekretarit, në fillim të këtij muaji, zoti Rubio tha se diplomacia e Presidentit Trump ishte në gjendje të ndalonte vendin komunist që të kryente të tjera prova me raketa.
Ai foli me telefon me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Cho Tae-yul javën e kaluar, duke theksuar se aleanca është pika kryesore e paqes në Gadishullin Korean dhe në të gjithë Indo-Paqësorin.
Gjatë një takimi që gjithashtu u mbajt javën e kaluar në Uashington, Sekretari Rubio dhe ministrja e Jashtme japoneze Iwaya Takeshi diskutuan lidhjet e Koresë së Veriut me Rusinë.
Së Bashku Kundër Kinës
Sekretari Rubio javën e kaluar pati telefonata me ministrat e jashtëm të Indonezisë, Filipineve dhe Vietnamit, duke përmendur gjatë të gjitha bisedave sigurinë e qëndrueshme detare në Detin e Kinës Jugore.
Veçanërisht gjatë bisedës telefonike me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Filipineve, Enrique Manalo, zoti Rubio përmendi “veprimet e rrezikshme dhe destabilizuese të Kinës në Detin e Kinës Jugore”.
Me ministrin e jashtëm vietnamez Bui Thanh Son, Sekretari Rubio shprehu shqetësimin për “sjelljen agresive të Kinës në Detin e Kinës Jugore”.
Gregory Poling, drejtor i programit të Azisë Juglindore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), i tha Zërit të Amerikës më 23 janar se administrata e Presidentit Trump “do të kërkojë kryesisht nga Filipinet dhe partnerët e jashtëm si Japonia dhe Australia për të mbrojtur lirinë e veprimit në Detin e Kinës Jugore”.
Një nga takimet e para që mbajti Sekretari Rubio ishte me udhëheqësit australianë, japonezë dhe indianë, javën e kaluar në Uashington. Ata shprehën kundërshtimin ndaj veprimeve të njëanshme për të ndryshuar status quo-në e rajonit me forcë ose detyrim dhe u zotuan të mbajnë rajonin e indo-paqësorit të lirë dhe të hapur.
Analisti Poling shtoi se administrata e Presidentit Trump do të kërkojë “në radhë të dytë nga Vietnami, Singapori dhe Indonezia për të thelluar bashkëpunimin detar”.
Sekretari Rubio “mund të kërkojë nga Indonezia të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj aktiviteteve kineze në ujërat e diskutueshme, veçanërisht në dritën e marrëveshjes së zhvillimit detar Indonezi-Kinë të nënshkruar në nëntor të vitit 2024”, tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës më 23 janar Anreyka Natalegawa, bashkëpunëtore për Programin e Azisë Juglindore në CSIS.
Indonezia dhe Kina nënshkruan një marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh në muajin nëntor duke rënë dakord, ndër të tjera, për të zhvilluar peshkimin, kërkimet për naftë dhe gaz në sektorët e tyre privatë.
Analistët thonë se trysnia e Uashingtonit për t'i afruar vendet e këtij rajoni me Uashingtonin mund të nxisë disa tensione. Vietnami, Kamboxhia dhe Mianmari priren të anojnë më shumë drejt Pekinit dhe Indonezia tenton të balancojë angazhimin e saj me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.
Robert McMahon, ekspert i marrëdhënieve me jashtë në Universitetin Shtetëror të Ohajos, tha se qëndrimi i ashpër i Sekretarit Rubio ndaj Kinës mund ta vendosë Indonezinë në një “pozitë të vështirë, pasi ajo nuk ka qenë e gatshme të bashkohet me grupin e vendeve anti-Kinë”.
Ai i tha Zërit të Amerikës në muajin dhjetor, pasi zoti Rubio u emërua nga Presidenti i zgjedhur Trump për postin e sekretarit të shtetit se “Shtetet e Bashkuara po përpiqen t’i bëjnë trysni Indonezisë për të ecur në atë drejtim në masën që kjo mund të çojë në një konflikt”.
Sekretari Rubio i tha stafit të tij të Departamentit të Shtetit javën e kaluar se ai e kupton që vendet e tjera do të bëjnë përpjekje“të avancojnë interesat e tyre kombëtare”, por shpreson se “do të ketë shumë vende interesat e të cilave përputhen me interesat tona kombëtare”.
Seng Vanly, ligjerues në një fakultet të Universitetit të Kamboxhias, tha se Uashingtoni ka të ngjarë të rrisë trysninë ndaj Kamboxhias lidhur me shqetësimet për të drejtat e njeriut, pengesat ndaj demokracisë dhe aktivitetet e kufizuara të shoqërisë civile, së bashku me lidhjet e saj në rritje me Kinën.
Megjithatë, analistët thonë se politika e jashtme e Uashingtonit nën zotin Rubio ka të ngjarë të balancojë çështje të tilla si të drejtat e njeriut me sigurinë rajonale dhe qëllimet ekonomike.
Rahman Yaacob, studiues në programin e Azisë Juglindore në Institutin Lowy, tha, “Uashingtoni do të jetë më praktik”.
“Ndërsa pritet që Uashingtoni të ngrejë çështjen e të drejtave të njeriut me vendet e rajonit, amerikanët e kuptojnë se nëse largohen nga rajoni për këtë arsye, Kina do të plotësojë boshllëkun”, tha zoti Yaacob. /CNA
Një ndjenjë frike dhe shqetësimi po vërshon nëpër komunite...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka anuluar një memorandum që a...
Në fjalimin e inaugurimit, Presidenti amerikan Donald Trum...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi takimet në kuadë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi së fund...
Ukraina njoftoi se forcat e saj goditën me sukses një rafi...
Një aksident ajror është regjistruar në Sudanin Jugur teks...
Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyr...
Disa persona besohet se janë vrarë gjatë tubimit më të mad...
Një studim shkencor ka arritur në përfundimin se ndryshime...
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Pe...
Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavit...
Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Di...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet elekt...
Vëmendja e tërhequr nga programi i inteligjencës artificia...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi këtë të mart...
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, në një konferencë...
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç do të japë dorëheqjen di...
Paralajmërimet e motit ishin në disa pjesë të Spanjës, Por...
Gazetari Robert Papa ka zhvilluar një intervistë me me ish...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...