“Gratë me kontribut në çlirimin e vendit”/ Kurti: I kemi vendosur në role vendimmarrëse
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi takimet në kuadë...

Në fjalimin e inaugurimit, Presidenti amerikan Donald Trump u zotua ta rikthejë Kanalin e Panamasë, një pikë e rëndësishme kalimi për tregtinë globale, nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, mes frikës për rritjen e pranisë së Kinës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, senatorët amerikanë shqyrtuan të martën shqetësimet e sigurisë rreth Kanalit të Panamasë dhe hapat e ardhshëm.
Vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës, Presidenti Donald Trump u tha ligjvënësve republikanë se ai dëshiron që vendkalimi kryesor për transportin global - Kanali i Panamasë - të rikthehet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se transporti amerikan nuk po trajtohet në mënyrë të drejtë.
“Kina në thelb e ka marrë nën kontroll dhe ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë. Nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Ishte investimi më i madh deri më sot i bërë ndonjëherë nga vendi”, tha Presidenti Trump.
Ligjvënësit republikanë thanë të martën se kanali përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
“Kompanitë kineze po ndërtojnë tani një urë tek kanali me një ritëm të ngadaltë, në mënyrë që të zgjasë gati një dekadë. Dhe kompanitë kineze kontrollojnë portet e kontenierëve në të dy skajet. Ura, që është pjesërisht e përfunduar, i jep Kinës mundësinë për ta bllokuar kanalin pa paralajmërim dhe portet i japin Kinës pika vëzhgimi të gatshme për të gjetur momentin e duhur për këtë veprim. Kjo situatë, besoj, paraqet rreziqe akute për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, tarifat e larta për kalimin në kanal ndikojnë shumë më tepër tek amerikanët”, tha senatori republikan Ted Cruz.
Shtetet e Bashkuara e ndërtuan kanalin në vitin 1914 dhe e kishin atë nën kontroll deri në vitin 1977, kur ia dorëzuan Panamasë. Në fillim të këtij muaji, Presidenti panamez Jose Raul Mulino tha se kanali do të vazhdojë t'i përkasë vendit të tij.
“Panamaja nuk shpërqendrohet nga kjo lloj deklarate. Prej kohësh, ne kemi qenë një vend aleat dhe mik i Shteteve të Bashkuara”, tha presidenti panamez.
Rreth 72% e mallrave që kalojnë tranzit nga kanali vijnë nga, ose shkojnë drejt tregjeve amerikane. Traktati i Kanalit të Panamasë mbron neutralitetin ndërkombëtar të kësaj pike kalimi për transportin detar dhe u lejon Shteteve të Bashkuara të ndërhyjnë nëse kjo rrezikohet.
“Nëse Panamaja do të nënshkruante një traktat me Republikën Popullore të Kinës, ku kjo e fundit do ta menaxhonte kanalin në emër të Panamasë, kjo do të ishte një shkelje e qartë. Po sikur Panamaja të bënte kontratë për operacione portuale me një firmë shtetërore kineze, apo edhe një firmë private të ndikuar, ose të kontrolluar pjesërisht nga qeveria kineze? Me fjalë të tjera, një kompani nuk duhet të jetë në pronësi të qeverisë për të qenë pjesërisht e kontrolluar nga qeveria”, thotë Eugene Kontorovich, profesor i juridikut në Universitetin George Mason.
Senatorja Maria Cantwell, drejtuese e demokratëve në Komisionin e Tregtisë të Senatit, bëri thirrje për marrëveshje më të forta tregtare dhe rritje të sigurisë kibernetike për ta trajtuar problemin.
"Çështja më e madhe është që ne duhet të kuptojmë se cilat janë mangësitë e marrëveshjes aktuale, shqetësimet në kushtet e teknologjisë së përmirësuar. Do të shpresoja që Panamaja të ishte shumë bashkëpunuese në diskutimin e këtyre investimeve të sigurisë kibernetike dhe asaj që duhet bërë", tha senatorja Cantwell.
Një analiste i tha Zërit të Amerikës se legjislacioni i propozuar, si Akti i Amerikës, mund të ndihmojë në trajtimin e këtyre problemeve.
“Në fund të ditës, në të vërtetë ka të bëjë me investimet në Amerikë. Është mjeti më i fuqishëm për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës në rajon, sepse tregtia do të thotë se vendet në të cilat do të shkojë ky investim do të krijojnë më shumë vende pune, do të ketë më shumë begati. Do të shihni më pak njerëz që kanë nevojë të emigrojnë drejt Shteteve të Bashkuara”, tha analistja Maria Bozmoski, nga Këshilli Atlantik.
Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si sekretar i shtetit, Marco Rubio do të vizitojë Panamanë në fillim të shkurtit. /VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi takimet në kuadë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi së fund...
Ukraina njoftoi se forcat e saj goditën me sukses një rafi...
Një aksident ajror është regjistruar në Sudanin Jugur teks...
Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyr...
Disa persona besohet se janë vrarë gjatë tubimit më të mad...
Një studim shkencor ka arritur në përfundimin se ndryshime...
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Pe...
Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavit...
Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Di...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet elekt...
Vëmendja e tërhequr nga programi i inteligjencës artificia...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi këtë të mart...
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, në një konferencë...
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç do të japë dorëheqjen di...
Paralajmërimet e motit ishin në disa pjesë të Spanjës, Por...
Gazetari Robert Papa ka zhvilluar një intervistë me me ish...
Presidenti Donald Trump i mirëpriti ligjvënësit republikan...
Departamenti i Drejtësisë njoftoi të hënën se ka shkarkuar...
Kryeministri Albin Kurti ka përcjellë lajmin e hidhur për ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...