Presidenti Trump, në takimin me ligjvënësit republikanë/ Objektiv, masat e forta kufitare
Presidenti Donald Trump i mirëpriti ligjvënësit republikan...

Gazetari Robert Papa ka zhvilluar një intervistë me me ish-Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Donald Trump, John Bolton ku kanë folur për vendimin e fundit të Presidentit Trump.
Bolton është shprehur se Departamenti i Shtetit ka nevojë për Revolucion dhe se 4 vite nuk mjaftojnë për reformat.
Ish-Këshillitari i Trump theksoi se, Departamenti i Shtetit ka më shumë emërime politike pasi shumë ambasadorë janë emërime politike.
Intervista e plotë.
Robert Papa: Ambasador ç’po ndodh? Trump ka hequr mbrojtjen nga shërbimi sekret për ju. Pse?
Ambasadori John Bolton: E tmerrshme, realisht.
Robert Papa: Jo vetëm juve, por edhe për Mike Pompeon.
Ambasadori John Bolton: E di.
Robert Papa: A është një sinjal për të gjithë ata që do punojnë për atë?
Ambasadori John Bolton: Nuk e di, nuk është lajm i mirë.
Robert Papa: A mendoni se ai, realisht, kërkon të tërhiqet nga NATO, pse po kërkon 5% të GDP-së dhe kjo është e parealizueshme.
Ambasadori John Bolton: Është interesante se ai zgjodhi 5%, aq sa kanë qenë shpenzimet ushtarake në kohën e Reganit. Për Amerikën është objektiv realistik, lidhur më kërcënimet që përplasemi qark botës. Por kërkesa ndaj vendeve të NATO-s tregon iluzionin se njerëzit mendonin se Europa po shkon 2% dhe çdo gjë po shkon mirë fare. Shkon tej çdo parashikimi që ka bërë çdo ministër mbrojtjeje, me përjashtim të Polonisë dhe vendeve baltike. Pra tani ka një tjetër arsye për të dalë nga NATO. Është shumë interesante. Të gjitha qeveritë e vendeve të NATO-s, duhet ta marrin seriozisht. Ta kuptojnë se është në interesin e tyre, jo të Amerikës. Dhe është në interesin e Trump-it që të mos tërhiqet nga NATO.
Robert Papa: U përpoq në Bruksel, në 2018. Ishit ju, Pompeo dhe Keith Kellog, sot i dërguari për Ukrainën?
Ambasadori John Bolton: Në atë mbledhje nuk qe Keith Kellog, ishte sekretari Matis. Kith Kellog prej kohësh është negativ për NATO-n. Nuk shikoj arsye që Kith ta ndërrojë drejtimin në këtë administratë. Njerëzit e kanë vështirë ta besojnë se ndonjë president amerikan do përpiqej kurrë të ikte prej NATO-s. Shumë vështirë ta besosh, përveçse me Trump-in.
Robert Papa: Eshtë shumë mirë që kemi Rubion, ai mbështet NATO-n. A ka aq fuqi sa të përballet me Trump-in?
Ambasadori John Bolton: Pas votimit për Hegveth do shikojmë bashkëpunimin me Ëaltz. A do të japin opinionin real apo do të jenë jesmene? Fatkeqësisht kjo është ajo që do Trump, jo besnikëri, por përulje.
Robert Papa: Çfarë do ndodhë me Kosovën ambasador? Kemi Grenel që mund të bëhet edhe i dërguar për Kosovën a mund të kthehemi mbrapsht te shkëmbimi i trojeve?
Ambasadori John Bolton: Në mandatin e parë ishte një përpjekje, unë mora pjesë, si ta zgjidhnim këtë në të mirë të stabilitetit në Ballkan. Duhet të zgjidhet se është pengesë për progresin. A do të përfshihet Grenel? Nuk e di, por ai ka fluturuar me Trump-in drejt Kalifornisë të shikojë dëmin nga zjarret. Ai është nga Kalifornia, mbase është i Dërguari Special për Kaliforninë. Pra kjo është përparësia e tij. Është e vështirë se ku tjetër do të fokusohet. Nga përvoja e tij do surprizohesha po të mos përfshihej në Kosovë. Fokusi primar i Trump-it në teatrin europian do jetë lufta në Ukrainë. Gjërat që ka thënë janë kontradiktore. Nuk jam i shqetësuar se çdo ngjasë në Ukrainë, por me shqetëson fuqia që Putin ka ndaj Trump-it. Dhe kjo do jetë në disavantazhin e Ukrainës. Te Trump ndikon edhe Melania për ish-Jugosllavinë.
Robert Papa: A janë të rëndësishëm për veshët e Trump-it, Grenell dhe Kushner? Ai i dëgjon ata Trump-i apo jo? Të dy janë të përfshirë, në mënyra të ndyra financiarisht në Serbi dhe Shqipëri. Thonë se “mund të bëjmë ç’të duam”.
Biolton: Për Kushner çdo gjë është veç te fitimi i investimeve. Pra transaksion ashtu siç është për Trump-in gjithmonë. Gjithçka rreth parave. Trump e dëgjon atë, nuk ka asnjë dyshim. Se sa shumë dëgjon Grenell-in, nuk e di. Në vitin 2016 një reporter e pyeti Rudi Xhuljanin a të dëgjon Trump-i? Ai tha po vetëm 20% të rasteve.
Robert Papa. Çfarë është një i dërguar Special? A raporton te Rubio, apo do ketë zyrën në Uest Uing? Apo zyrë në Departamentin e Shtetit?
Ambasadori John Bolton: Nuk e di askush qartë, ka spekulime, por ai dhe Kellog do kenë një zyrë në ndërtesën ekzekutive afër Shtëpisë së Bardhë, por edhe një zyrë në Departament. Se ku do raportojnë, është e paqartë. Rubio eshte në një pozicion të vështirë. Trump ka krijuar shumë pozicione që nuk kanë ekzistuar më parë. Nuk është e qartë a është konsultuar me Rubion më parë, dhe Rubio do ta ketë shumë të vështirë për t’i mbikëqyrur të gjitha ata.
Robert Papa: Ai po kërkon Skedimin F1, për të pasur më shumë emërime politike. Departamenti ka vetëm 200 emërime politike, a mund të shkojë me shumë se kaq?
Ambasadori Bolton: Departamenti i Shtetit ka më shumë emërime politike se shumë ambasadorë janë emërime politike. Departamenti ka 70 mijë veta dhe 200-250 janë emërime politike. Numër i vogël, shumica në Uashington. Burokracia e Departamentit, e kam thënë me kohë, kërkon një revolucion të kulturës së tij, që të përshtatet me administratën e re. Rubio e kupton këtë, se ka qenë për 14 vjet në senat në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë. Testi për Rubion si menaxher, është a do jetë i zoti ta bëjë. Do jetë e vështirë dhe duhen bërë reforma. Nuk ndodh për 4 vjet, duhet më shume kohë se kaq.
Robert Papa: Melania ishte në inaugurim. A ndikon ajo për vendet e Ish-Jugosllavisë?
Ambasadori Bolton: Duke ardhur prej ish-Jugosllavisë, ajo ndikon se jo është afër atyre zonave. Nuk kam dëgjuar të shprehë opinionin e saj politik. Nuk dimë se çfarë i thotë Trump-it, por Melania është ndikuese.
Robert Papa: Kina dhe Rusia janë të egërsuar me Trump-in. A është një shenjë se Trump po bën diçka mirë?
Ambasadori Bolton: E para ka rëndësi lidhja me Putin-in dhe Putin-in është i hapur për një telefonatë. Çuditem pse ai nuk ka marrë iniciativën, por ai nuk do japë lehtësisht asgjë.
JD Vance ishte i qartë për një zonë të demilitarizuar dhe Ukraina të pranojë të mos hyjë në NATO, kjo është fitore e Rusisë.
Shi Xhi Ping është në një pozicion më të mirë, Trump thotë se do të shkojë në Pekin ta presin në një mbrëmje të madhe komuniste. Trump ndryshoi 180 gradë rreth “TikTok”-ut, disa vjet më parë ishte kundër, tani do ta shpëtojë. Muzikë për veshët e kinezëve.
Robert Papa: A keni qenë ju thellësisht i përfshirë në bisedimet për Groenlandën dhe a besoni se do bëhet pjesë e Amerikës?
Ambasadori John Bolton: Po në 2019 thellësisht i përshirë. Amerika ka interesa të forta sigurimi atje. Duam t’i mbajmë jashtë kinezët dhe rusët. Groelanda është më afër Amerikës sesa afër Danimarkës, me afër Uashingtonit sesa me Kopenhagenin. Donim ta blinim më 1867, atë vit që blemë Alaskën prej Rusisë. E blemë, por senati nuk e ratifikoi kurrë traktatin. Në Luftën e Dytë Botërore, Ruzvelti çoi marinsat në Groelandë për të mbrojtur anijet ushtarake në Atlantikun Verior.
Askush nuk duhet të nënvlerësojë se sa me rëndësi është Groenlada. Do jem i lumtur të kemi sovranitet të plotë, por nuk është e mundur dhe ka rrugë të tjera. Për të mbrojtur sigurinë amerikane. Mund ta marrim si Komonuelth. Por duhet të sillemi me respekt ndaj tyre. Ndaj qeverisë lokale dhe ndaj Danimarkës.
Duke folur hapur sepse i vëmë në pozicion të vështirë ato qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike.
Ne nuk duam një zbrazëti në Arktikun Verior, ndahet nga Rusia, Danimarka dhe Norvegjia./ CNA
Presidenti Donald Trump i mirëpriti ligjvënësit republikan...
Departamenti i Drejtësisë njoftoi të hënën se ka shkarkuar...
Kryeministri Albin Kurti ka përcjellë lajmin e hidhur për ...
Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë katër urdhra...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi fushatën në kuad...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u kërkoi kët...
Dy persona nga Shqipëria janë arrestuar për vrasjen gjakft...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijon takimet në kuadë...
Studentët serbë që po bllokojnë ndërtesat universitare, bl...
Shkrimtari dhe studiuesi, Rexhep Qosja, në një shkrim të g...
27 Janari është dita mbarëbotërore e paralajmërimit dhe e ...
Shtëpia e Bardhë bën me dije se Kolumbia ka rënë dakord të...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-...
Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrant...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të...
Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’i tërhequr Sh...
LVV ka zhvilluar takim elektoral në Deçan. Kryeministr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një t...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbësh...
Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkomb...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...