Nuk pranuan 2 avionët me emigrantët e dëbuar/ Trump njofton masa ndaj Kolumbisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të...

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit Donald Trump në vitin 2024 për të dëbuar emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.
"Ne do të zbatojmë ligjet e emigracionit", tha Nënpresidenti JD Vance për programin "Face the Nation" të rrjetit CBS News të dielën.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Agjencia Amerikane e Emigracionit dhe Doganave dhe nga Shtëpia e Bardhë, gjatë ditëve të para të administratës së re të zotit Trump, u arrestuan më shumë se 1000 emigrantë dhe qindra u riatdhesuan në vende të tjera, përfshirë Guatemalën.
“Po shkon shumë mirë. Ne po largojmë kriminelët e këqij dhe të ashpër”, u tha zoti Trump gazetarëve të premten gjatë një udhëtimi në Karolinën e Veriut për të parë përpjekjet për rimëkëmbje pas përmbytjeve nga uragani Helene.
Pa paraqitur prova, ai tha se “këta janë vrasës. Këta janë njerëzit më të këqinj të mundshëm. Aq të këqinj sa nuk keni parë ndonjëherë. Këta po largojmë të parët”.
Shtëpia e Bardhë publikoi një fotografi të emigrantëve të prangosur që hipnin në një aeroplan transporti ushtarak C-17, për fluturime jashtë Shteteve të Bashkuara.
Tom Homan, i cili pritet të jetë drejtuesi i ri kombëtar për çështjet e emigracionit, tha për programin “This Week” në rrjetin ABC të dielën se “do të ketë të tjera arrestime në rang kombëtar”.
Zoti Trump ka autorizuar dërgimin e 1500 trupave ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë dhe zoti Homan tha se “do të shihni se shifrat do të rriten. Ata janë atje për të siguruar kufirin”.
Ai tha se SHBA-të po deportojnë sa më shumë të arrestuar “që munden” duke patur fillimisht si objektiv ata që janë dënuar për krime në SHBA dhe më pas do të vazhdohet me ndalimin dhe deportimin e atyre që iu është refuzuar kërkesa për azil.
"Jemi në fazat fillestare", tha zoti Homan. "Nuk është mirë të shkelësh ligjet e këtij vendi", theksoi ai. Ai u bëri thirrje emigrantëve pa dokumente, madje edhe atyre që nuk janë urdhëruar të largohen nga SHBA-të, që të rikthehen vullnetarisht në vendet e tyre.
Një numër shumë i madh prej rreth 11 milionë emigrantësh pa dokumente besohet se jetojnë në Shtetet e Bashkuara, që shumica e zyrtarëve besojnë se do të jetë e pamundur të deportohen.
"Ne do të bëjmë atë që mundemi me paratë që kemi", tha zoti Homan.
Senatori republikan Lindsey Graham, një aleat i vendosur i Presidentit Trump, u bëri thirrje kolegëve të tij republikanë në Kongres që të autorizojnë më shumë shpenzime për përpjekjet për dëbimet.
"Ne nuk i kemi dhënë ekipit të zotit Trump burime", tha zoti Graham në emisionin "Meet the Press" të rrjetit NBC. Ai tha se zotit Homan “do t’i duhet të punësojë më shumë agjentë [emigracioni]. Ai duhet të përfundojë murin [kufitar] [me Meksikën]. Dhe për ta bërë këtë do duhen nga 41,000 shtretër paraburgimi, në 150,000 shtretër paraburgimi".
“Pra, për kolegët e mi republikanë, veçanërisht në Dhomën [e Përfaqësuesve], ne duhet t'i japim Tom Homan-it paratë tani për të zbatuar planin. Dhe pa financimin e Kongresit kjo nuk mund të realizohet", tha zoti Graham.
Administrata e Presidentit Trump ka ndërprerë takimet për emigrantët që presin në Meksikë për të kërkuar azil nëpërmjet një aplikacioni në telefonat celularë, por urdhrat ekzekutivë të zotit Trump për emigracionin po përballen me sfida ligjore.
Një gjykatës federal bllokoi të enjten përkohësisht urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për ripërcaktimin e së drejtës së shtetësisë nëpërmjet lindjes./VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të...
Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’i tërhequr Sh...
LVV ka zhvilluar takim elektoral në Deçan. Kryeministr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një t...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbësh...
Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkomb...
Bjellorusët dolën për të votuar të dielën në zgjedhje që p...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, kërkon që Ukraina të ...
CIA ndryshon qëndrimin e saj zyrtar për origjinën e Covid-...
Presidenti Donald Trump zbuloi se ka folur me mbretin e Jo...
Presidenti Donald Trump nuk tërhiqet sa i takon ishullit a...
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit ishte dukshëm i brish...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u tha të shtunën g...
Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur në Paris, ku një 14-v...
Sulmet në kabllot nënujore të telekomunikacionit pranë bri...
Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se SHBA-të do t’i ...
Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për p...
Kryeministri Albin Kurti ka premtuar që në mandatin e ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Malishevë ka de...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar mbësht...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...