Arrestohet një ish këshilltar i Rezervës Federale nën dyshimet për spiunazh për Kinën
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa prej 25% në importet prej Kanadasë dhe Meksikës dhe 10% në mallrat prej Kinës, nisur nga dita e martë.
Ai ka thënë se vendimi është marrë për të adresuar emergjencën kombëtare për shkak të fentanolit dhe mallrave të tjera ilegale që po hyjnë në Shtetet e Bashkuara, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Importet e energjisë nga Kanadaja do të kenë vetëm 10 për qind taksë, mirëpo importet e energjisë prej Meksikës do të përballen me 25 për qind taksë, kanë thënë zyrtarët amerikanë për gazetarët.
Trump ka shpallur emergjencë kombëtare nën Aktin Ndërkombëtar për Emergjenca Ekonomike, në mënyrë që të arsyetojë vendimin për tarifa, dhe të ketë më shumë kompetenca për të adresuar krizën.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se askush nuk do të përjashtohet nga tarifat.
Trump ishte zotuar për vendosje tarifash edhe gjatë fushatës zgjedhore.
Vendimi i së shtunës rrezikon vendime hakmarrëse nga pala tjetër, apo nxitje të luftës tregtare, e cila mund të ketë ndikim në gjithë botën.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, i ka quajtur “shpifje” pretendimet se Qeveria meksikane ka aleanca me organizatat kriminale.
Megjithatë, ajo ka thënë se shteti i saj është i gatshëm të punojë me SHBA-në.
“Problemet nuk zgjidhen duke vendosur tarifa, por duke folur”, ka thënë ajo.
Ajo e ka udhëzuar ministrin e Ekonomisë që të përgjigjet me masa tarifore dhe jotarifore. Ky vend pritet të vendosë tarifa hakmarrëse prej 25 për qind në mallrat amerikane.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Truedeau ka thënë se edhe vendi i tij do të përgjigjet.
“Nuk duam të jemi në këtë pikë, nuk e kemi kërkuar këtë”, ka thënë ai në një konferencë për media.
Qeveria e tij do të vendosë 25 për qind tarifa në mallrat amerikane në vlerë të 155 miliardë dollarëve.
Një pjesë e tarifave do të hyjnë në fuqi të martën, ndërsa pjesa tjera pas 21 ditësh.
Kryeministri kanadez ka hedhur poshtë sugjerimin se kufiri i përbashkët përbën shqetësim për sigurinë, duke thënë që më pak se 1 për qind e fentanolit hyn në SHBA përmes Kanadasë.
Me qëllim të shmangies së të gjitha tarifave, Otava është zotuar për ndarje të 1.3 miliard dollarëve për masa të reja të sigurisë në kufi me SHBA-në.
“Tarifat nuk janë mënyra më e mirë si mund të punojmë së bashku dhe të ruajmë jetë”, ka thënë Trudeau.
Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja kanë ekonomi të integruara thellësisht, me mallra në vlerë të 2 miliardë dollarëve që kalojnë nëpër kufij në baza ditore.

Kina ka thënë përmes një deklarate se është tejet e pakënaqur me masat dhe i kundërshton ashpër ato.
Tarifa prej 10 për qind do të jetë masë shtesë mbi tarifat që veçse i janë vendosur Kinës nga Trumpi në mandatin e parë, si dhe tjerat nga ish-presidenti Joe Biden.
Kina ka thënë se do të ngrejë padi në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër SHBA-së, dhe do të ndërmarrë kundërmasa për t’i ruajtur të drejtat dhe interesat e veta.
Kryeministri i Kinës, Ding Xuexiang ka thënë muajin e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës, se shteti i tij është duke kërkuar zgjidhje që përbën fitore për të dyja palët, dhe që dëshiron t’i zgjerojë importet./REL
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar...
Ushtria ukrainase ka raportuar një sulm nga ushtria ruse n...
Një kompani e vogël kineze trazoi këtë javë mbarë sektorin...
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se kishte dhënë urd...
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ukraina t'i mbajë zgjedh...
Presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendosë tarifa pë...
Mediat italiane raportojnë se anija me 43 emigrantët e tra...
Hetuesit njoftuan se është gjetur kutia e zezë e helikopte...
6 persona vdiqën pas rrëzimit të një avioni ambulancë në F...
Tre muaj pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën 15 persona ...
Një avion ambulancë me në bord një paciente, nënën e saj d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të ve...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet në ku...
Për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe ...
Aksidenti ajror në aeroportin e Uashingtonit vijon të mbet...
Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë h...
Në Kosovë, fushata politike është më e ethshme se kurrë më...
Papa Françesku reagoi pas tragjedisë në aeroportin e Uashi...
Një sulm rus në një ndërtesë banimi në Sumy vrau 9 persona...
Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim mbi shpeshtë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...