Përpjekje për Zegjinezimin e PD-së
“Zegjinezimi i partisë” po kthehet në një fenomen në skenë...
“Zegjinezimi i partisë” po kthehet në një fenomen në skenë...

Presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendosë tarifa për importet nga Meksika, Kanadaja dhe Kina. Ai tha dje se do vendosë tarifa prej 25 për qind për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja dhe 10 për qind për importet nga Kina. Tarfitat pritet të hynë në fuqi sot, si pjesë e një plani që ai thotë se do të nxisë ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Siç njofton nga Nju Jorku korrespondenti i Zërit të Amerikës Johny Fernandez, ekonomistët, pronarët e bizneseve dhe konsumatorët e zakonshëm ende nuk e kanë të qartë ndikimin që tarifat mund të kenë mbi gjendjen e tyre financiare.
Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara po trajtohen në mënyrë të padrejtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë dhe ai është gati të përdorë fuqinë e plotë ekonomike të vendit për ta ndryshuar këtë.
“Tarifat do ta bëjnë vendin tonë të pasur”, tha ai.
Presidenti kërcënoi me tarifa të mëdha çdo vend që refuzon kërkesat e tij, si ato për luftën ndaj imigracionit të paligjshëm, trafikun e drogës ose që sfidojnë epërsinë tregtare të Shteteve të Bashkuara. Ekonomistët kanë mendime të ndryshme rreth mënyrës së si mund të ndikojnë tarifat në ekonominë dhe konsumatorët amerikanë.
"Është e mundur të zbatohet një strategji për tarifat, që do të zhvendsote barrën kryesisht jashtë vendit."
Ekonomisti James Galbraith thotë se tarifat e propozuara nga Presidenti Trump mund të ndihmojnë në rikthimin e vendeve të punës në industritë e ndryshme amerikane. Duke i bërë mallrat e huaja më të shtrenjta, qëllimi është të tkurret varësia nga importet dhe të forcohet prodhimi vendas. Por disa ekonomistë argumentojnë se tarifat pakësojnë potencialin e ekonomisë.
“Në planin afatgjatë, tarifat do të krijojnë më shumë pasiguri. Nga pikëpamja e biznesit, asnjë pronar biznesi nuk dëshiron të investojë në një vend që mund të përballet me tarifa tani ose në të ardhmen", thotë ekonomisti Edmond Berisha nga Universiteti Shtetëror Montclair.
Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump tha se po mendonte për të imponuar një tarifë 25% për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, duke filluar nga 1 shkurti. Fundjavën e kaluar, ai gjithashtu kërcënoi dhe më pas u tërhoq nga vendosja e tarifave të ngjashme ndaj Kolumbisë.
Kritikët paralajmërojnë se tarifa të tilla do të kenë një ndikim të menjëhershëm mbi familjet dhe pronarët e bizneseve amerikane. Ata thonë se kostoja e tarifave për artikujt e përditshëm si artikujt ushqimor, rrobat dhe kafeja do të kalojë tek konsumatorët.
"Ne jemi marrë me kultivimin e kafesë në Kolumbi për rreth 150 vjet. Ferma është në pronësi të familjes sonë tani për afër 80 vjet."
Jonathan Echeverry, pronar i Kompanisë “Paper Plane Coffee” jashtë qytetit të Nju Jorkut, shqetësohet se nëse vendosen tarifa ndaj mallrave kolumbiane, siç kërcënoi Presidenti Trump së fundmi, ai do të detyrohet të kalojë kostot më të larta tek konsumatorët.
"Tani ne jemi në një krizë kafeje pasi kemi një rritje të çmimeve në nivelin më të lartë në 50 vjet. Pra, duke shtuar mbi këtë një tarifë 25 apo 50 për qind thjesht do ta përkeqësonte situatën", thotë Jonathan Echeverry nga kompania “Paper Plane Coffee Company”.
Mbrojtësit e tarifave thonë se nuk është gjithmonë konsumatori ai që mban barrën.
“Kjo mund të ndodhë, por jo gjithmonë. Ju duhet të pyesni se si do të reagojnë furnizuesit e huaj. Në disa rrethana, ata mund të reagojnë duke ulur shkallën e tyre të fitimit dhe duke u përpjekur të ruajnë pjesën e tyre të tregut", thotë ekonomisti James Galbraith.
Amerikanët po përgatiten për ndikimin që tarifat mund të kenë mbi punët e tyre, bizneset dhe çmimet e artikujve që konsumojnë./ Voa
Mediat italiane raportojnë se anija me 43 emigrantët e tra...
Hetuesit njoftuan se është gjetur kutia e zezë e helikopte...
6 persona vdiqën pas rrëzimit të një avioni ambulancë në F...
Tre muaj pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën 15 persona ...
Një avion ambulancë me në bord një paciente, nënën e saj d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të ve...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet në ku...
Për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe ...
Aksidenti ajror në aeroportin e Uashingtonit vijon të mbet...
Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë h...
Në Kosovë, fushata politike është më e ethshme se kurrë më...
Papa Françesku reagoi pas tragjedisë në aeroportin e Uashi...
Një sulm rus në një ndërtesë banimi në Sumy vrau 9 persona...
Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim mbi shpeshtë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi turin e takimeve...
Edhe pse pati disa vonesa dhe komplikacione, shkëmbimi i t...
Presidenti Donald Trump, foli për aksidentin fatal mes një...
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter u ndj...
Departamenti i Shtetit u përpoq të mërkurën të qartësojë u...
Një avion i American Airlines është përplasur me një helik...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...