Trump vendos tarifa në mallrat e Kanadasë, Kinës dhe Meksikës/Kundërpërgjigjet Truedeau
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa prej...

Tre fëmijë kanë humbur jetën të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë, dy 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, kanë qenë brenda kur janë zënë nga pllaka.
Majori i Policisë së Kosovës, Milazim Lumi, ka thënë për mediat lokale në Kosovë se objekti i shembur ka qenë ndërtesë e vjetër, e pabanuar, e mbetur pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Policia ka thënë se ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar humbjen e jetës së fëmijëve dhe trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Familjari i viktimave, Përparim Ademaj, ka thënë të dielën për mediat lokale se të rinjtë kanë dalë disa orë para incidentit për të luajtur së bashku, ndërsa familjarët e kanë zbuluar se ata kanë qenë në objektin e rrënuar nga dridhjet e telefonave, sa kanë qenë duke i kërkuar në rrethinë.
Sipas tij, kamerat e shtëpive në afërsi tregojnë se objekti i pabanuar është shembur rreth orës 16:35 të shtunën, ndërsa trupat e viktimave janë gjetur pas gati katër orëve.
“Policia, ambulancat, zjarrfikësit kanë ardhur shumë shpejt. I kemi gjetur pa shenja jete”, ka thënë ai.
Presidentja e Kosovës u ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjarëve për incidentin që e ka quajtur tragjik.
“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre”, ka thënë Osmani përmes një postimi në "Facebook".
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë thirrje që të bëhet hetim i tërësishëm i rastit.
Thirrje për hetime kanë bërë edhe figura të tjera politike.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se është i tronditur nga lajmi për humbjen e tre fëmijëve, dhe i ka ngushëlluar familjarët.
“Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda!”, ka thënë ai përmes një postimi në "Facebook".
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe ka thënë se kryeqyteti ka gatishmëri për t’i ofruar çdo ndihmë të mundshme Komunës së Gjakovës.
“Një tragjedi e tillë na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë! Ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve dhe të afërmve të tyre”, ka thënë Rama në "Facebook".
Për rastin kanë shprehur keqardhje shumë figura të larta politike në Kosovë. /REL
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa prej...
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar...
Ushtria ukrainase ka raportuar një sulm nga ushtria ruse n...
Një kompani e vogël kineze trazoi këtë javë mbarë sektorin...
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se kishte dhënë urd...
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ukraina t'i mbajë zgjedh...
Presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendosë tarifa pë...
Mediat italiane raportojnë se anija me 43 emigrantët e tra...
Hetuesit njoftuan se është gjetur kutia e zezë e helikopte...
6 persona vdiqën pas rrëzimit të një avioni ambulancë në F...
Tre muaj pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën 15 persona ...
Një avion ambulancë me në bord një paciente, nënën e saj d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të ve...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet në ku...
Për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe ...
Aksidenti ajror në aeroportin e Uashingtonit vijon të mbet...
Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë h...
Në Kosovë, fushata politike është më e ethshme se kurrë më...
Papa Françesku reagoi pas tragjedisë në aeroportin e Uashi...
Një sulm rus në një ndërtesë banimi në Sumy vrau 9 persona...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...