FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Pas deklaratave të ish-kancelarit Gerhard Shröder se Rusia është e gatshme për arritjen e një zgjidhjeje në luftën e Ukrainës përmes bisedimeve, pati kritika të ashpra nga Kievi. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se është "e neveritshme" kur "ish-udhëheqësit e shteteve të fuqishme me vlera evropiane punojnë për Rusinë, e cila lufton pikërisht kundër këtyre vlerave". Nëse qeveria e Moskës do të donte vërtet përfundimin e luftës ajo "nuk do të kishte dërguar përforcime në Ukrainën jugore dhe nuk do të kishte kryer vrasje masive në territorin ukrainas", tha presidenti ukrainas.
Në një intervistë me revisten "Stern" dhe stacionin televiziv privat "RTL" Gerhard Shröder ishte shprehur për "lajme të mira" pas vizitës javën e kaluar në Moskë. "Kremlini dëshiron një zgjidhje përmes negociatave", tha ish-kancelari. Sipas tij një nga sukseset e para ishte marrëveshja për eksportin e grurit nga Ukraina dhe "ndoshta kjo mund të zgjerohet ngadalë në një armëpushim."

Procedurë për përjashtim nga partia SPD
Për shkak të qëndrimit të tij ndaj luftës së Ukrainë, punës së tij për kompanitë ruse të energjisë si dhe afërsisë së tij me presidentin Vladimir Putin, Partia Social-Demokrate gjermane (SPD) po zhvillon aktualisht një procedurë për përjashtimin nga partia të Shröderit. Rezultati pritet të shpallet së shpejti.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë liberale FDP, Bijan Djir-Sarai, e akuzoi Schröder-in se kishte sulmuar qeverinë federale në emër të Putinit. "Shröderi vepron si zëdhënësi i Putinit në Gjermani dhe lejon me vetëdije që Kremlini ta përdorë si pararojë për të dobësuar pozitën e qeverisë federale”, tha ai për gazetën "Bild”. Ish-kancelari duket se e ka "humbur plotësisht lidhjen me realitetin” dhe po përhap në Gjermani "propagandë të pastër të Kremlinit”.
Kurse Dietmar Bartsch, kreu i grupit parlamentar të partisë E Majta, e vlerësoi vizitën e Shröderit. "Sigurisht që kemi nevojë për një zgjidhje përmes negociatave," tha Bartsch për gazetat "Rheinische Post" dhe "General-Anzeiger". "Nëse Schröder mund të japë një kontribut për këtë, atëherë ne duhet ta përdorim atë."
Bartsch kritikoi edhe vlerësimet e ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sipas së cilës aktualisht një zgjidhje diplomatike nuk është e realizueshme.
Lavde nga mediat ruse
Nga ana tjetër edhe shumë media ruse e shohin ish-kancelarin Gerhard Shröder si shpëtimtar të Evropës nga dimri i ftohtë dhe si ndërmjetës në luftën në Ukrainë. Gazeta Izvestia thekson besnikërinë e Shröderit ndaj Putinit dhe shkruan se "ish-kancelari refuzoi të kërkonte falje për miqësinë e tij me Putinin". Më tej në gazeta shkruan se bisedimet janë më të mira se heshtja dhe se situata në Ukrainë mund të zgjidhet me ndihmën e diplomacisë. Gazeta citon ish-kancelarin Shröder të ketë thënë se Kremlini është gati për negociata paqeje dhe duke iu referuar fjalëve të Shröderit kritikon që "vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, nuk po bëjnë mjaftueshëm për këtë".
"A erdhi 'miku i Putinit' në Moskë për të shpëtuar Gjermaninë dhe për t'i dhënë fund operacionit special ushtarak?" - është titulli i një artikulli në portalin online Deita.ru. Më tej në artikull shkruhet se Shröder ndoshta qëndroi për vizitë në Moskë për t'i shpëtuar gjermanët nga një "i ftohtë i tmerrshëm" që i pret si dhe për të vepruar si ndërmjetës në konfliktin e Ukrainës. Megjithatë nëse do të ketë bisedime ruso-ukrainase për paqe, Kremlini ndoshta do të bëjë lëshime vetëm, nëse kancelari Scholz do të heqë dorë në këmbim nga ndihma ushtarake për Ukrainën./DW
Vazhdimi i funksionimit të tri termocentraleve të mbet...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar anët...
Irani tha se ka arrestuar 10 militantë, që dyshohet se...
Edhe tri anije të mbushura me drithëra do të largohen nga ...
Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Mari...
Nga ‘Zëri i Zotit’ tek ‘Arma e Nxehtësisë’, më poshtë ...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr...
Një gjykatë ruse dënoi të enjten yllin e basketbollit ...
Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se qetësia në veri të ...
Tensionet mes Jeruzalemit dhe Moskës po rriten pas një...
Senati amerikan miratoi të mërkurën pranimin e Suedisë...
Ukraina tha të enjten se kishte zmbrapsur sulme të shu...
Gjashtë zona rreth Tajvanit janë përzgjedhur për "stërvitj...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të ...
Në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios "Evro...
Kancelari gjerman Olaf Scholz akuzoi sot Rusinë se është p...
Forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armës...
Kur Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, shumë u...
Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...