Fillojnë manovrat e Kinës në Tajvan
Gjashtë zona rreth Tajvanit janë përzgjedhur për "stërvitj...

Ukraina tha të enjten se kishte zmbrapsur sulme të shumta ruse në një zonë me rëndësi strategjike në lindje të vendit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Moska nuk duhet të lejohet të fitojë luftën.
Ushtria ukrainase tha të enjten se forcat ruse kishin kryer të paktën dy sulme në Pisky të rajonit të Donbasit, por shtoi se trupat ukrainase kishin arritur t'i zmbrapsnin ato.
Ministria ruse e mbrojtjes të enjten konfirmoi se forcat e saj ishin në ofensivë dhe se kishin shkaktuar humbje të mëdha mes forcave ukrainase në provincën Donetsk, duke detyruar tërheqjen e njësive të Kievit.
E furnizuar me armë të sofistikuara nga Perëndimi, Ukraina ka vënë në shënjestër forcat e mbështetura nga Rusia në Lindje.
Zyrtarët në Republikën e vetëshpallur të Donetskut të mbështetur nga Rusia thanë të enjten se bombardimet ukrainase kishin vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur gjashtë në Donetsk.
Pavlo Kyrylenko, guvernatori ukrainas i Donetskut, tha në "Telegram" se tre civilë ishin vrarë nga bombardimet ruse në Bakhmut, Maryinka dhe Shevchenko dhe pesë u plagosën në 24 orët e fundit.
Tetë persona u vranë dhe katër u plagosën nga granatat e artilerisë ruse në qytetin Toretsk në Donetsk, tha ai.
Ukraina tha se ofensiva ruse në lindje dukej si një përpjekje për ta detyruar atë të zhvendoste trupat nga jugu, ku forcat e Kievit po përpiqen të rimarrin territorin dhe të shkatërrojnë linjat ruse të furnizimit në përgatitje të një kundërofensive më të gjerë.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se lufta ishte momenti më i rrezikshëm për Europën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se Rusia nuk duhet të lejohet ta fitojë atë.
Për të mos lejuar suksesin e Moskës, NATO-s dhe vendeve anëtare të saj mund të duhet të mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihma të tjera për një kohë të gjatë, tha ai.
"Është në interesin tonë që kjo lloj politike agresive të mos ketë sukses," tha zoti Stoltenberg në një fjalim në vendlindjen e tij, Norvegji.
Mes shqetësimeve të disa politikanëve në Perëndim se ambiciet e Rusisë mund të shtrihen përtej Ukrainës, zoti Stoltenberg paralajmëroi presidetin rus, Vladimir Putini se përgjigjja ndaj një lëvizjeje të tillë nga aleanca ushtarake perëndimore do të ishte dërrmuese.
"Nëse Presidenti Putin mendon të bëjë diçka të ngjashme me një vend të NATO-s siç ka bërë me Gjeorgjinë, Moldavinë ose Ukrainën, atëherë e gjithë NATO-ja do të angazhohet menjëherë," tha ai.VOA
Gjashtë zona rreth Tajvanit janë përzgjedhur për "stërvitj...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të ...
Në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios "Evro...
Kancelari gjerman Olaf Scholz akuzoi sot Rusinë se është p...
Forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armës...
Kur Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, shumë u...
Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranim...
Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të lu...
Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejt...
Qeveria gjermane më 3 gusht tha se masat bazike ndaj koron...
Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse ng...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ...
Anija e parë me drithë që u largua nga Ukraina dhe përshko...
Ajo që Kosova bëri në mesnatën e 1 gushtit në pikat ku...
Ditën e sotme Partia Demokratike e Socialistëve ka depozit...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zh...
Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, mik i p...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bas...
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë me dij...
Tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u rritën p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...