Senati amerikan pritet të miratojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranim...

Kur Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, shumë ukrainas të zakonshëm filluan të ndihmojnë ushtrinë, megjithëse nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë vetë në luftime. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Kateryna Markova, njofton se si po ndihmojnë vullnetarët ukrainas në Zaporizhzhia.
Serhiy Abramov ka ndihmuar vullnetarisht që kur Rusia sulmoi Ukrainën. Fillimisht, ai ndihmoi me rroba dhe ushqime. Tashmë, ai dërgon makina në vijën e frontit.
"Fillova duke dërguar salçiçe, duke ndihmuar me transportin e ushqimeve. Pastaj filluam të dërgonim edhe makina, duke i gëzuar kështu të gjithë. Makinat prishen në vijën e frontit dhe kur kjo ndodh nuk kanë ku t’i riparojnë”, thotë ai.
Pavarësisht nga sasia e makinave që dërgohen, kërkesa vazhdon të jetë e lartë.
“Sapo i humbëm tre makina, kështu që kishim nevojë për më shumë. Kështu funksionon këtu. Luftë është. Dikush na pikasi dhe makinat u shkatërruan. Nuk mundem t’ju them saktësisht se si i përdorim, por ky është realiteti...”, thotë një ushtarak me pseudonimin “Spanjolli”.
Zoti Abramov thotë se duhet të paktën një javë për ta sjellë një makinë nga Evropa deri në frontin ukrainas. Makina duhet të inspektohet nga ana teknike dhe pastaj të lyhet me bojë, proces që kërkon edhe dy ditë të tjera.
Që kur filloi lufta, është bërë më e vështirë gjetja e makinave për t’i dërguar në front. Nuk ka furnizim të mjaftueshëm dhe kjo ka rritur shumë kërkesën dhe çmimet.
Grupi i zotit Abramov ka dërguar mbi dhjetë makina në front. Por, ai thotë se numri i përgjithshëm i dërguar nga një koalicion vullnetarësh është shumë më i lartë.
“Ndonjëherë habitem se si arrijmë t’i gjejmë këto makina në Europë... Kemi blerë tashmë mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra, të gjitha falë punës së vullnetarëve dhe fondeve që ata mbledhin”, thotë ai.
Zoti Abramov thotë se paratë vijnë nga donacione private nga mbarë bota. Fondet për blerjen e makinës për ushtarakun me pseudonimin “Spanjolli”, erdhën nga departamenti i ortopedisë të spitalit të qytetit Brzesko, në Poloni.
“Kam punuar në Poloni për tre vjet; punonjësit e mbështesin Ukrainën. Të gjithë e kuptojnë se në këto momente atdheu ynë po mbron të gjithë Evropën nga Rusia. Prandaj u kërkova kolegëve të mi të ndihmojnë duke mbledhur fonde për një makinë dhe shumë prej tyre ndihmuan me shumë kënaqësi. Pra, departamenti polak i ortopedisë bleu një makinë për forcat e armatosura të Ukrainës. I jam shumë mirënjohës kolegëve të mi që mundëm të ndihmojmë ushtarët në front”, thotë doktori vullnetar Oles Maznev.
Puna vullnetare kërkon kohë, energji dhe burime financiare. Por, zoti Abramov thotë se pasi e ke provuar, është e vështirë ta lësh punën vullnetare.
“Është ngjitëse. Në këtë pikë është e pamundur të thuash jo. Është si një punë për të cilën nuk të paguajnë. Kështu që kur njerëzit kërkojnë diçka, thjesht hidhesh në veprim për t’i ndihmuar...”, thotë ai.
Së bashku me makinat, zoti Abramov po dërgon edhe jelekë antiplumb, radio komunikimi dhe paisje të tjera./voa
Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranim...
Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të lu...
Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejt...
Qeveria gjermane më 3 gusht tha se masat bazike ndaj koron...
Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse ng...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ...
Anija e parë me drithë që u largua nga Ukraina dhe përshko...
Ajo që Kosova bëri në mesnatën e 1 gushtit në pikat ku...
Ditën e sotme Partia Demokratike e Socialistëve ka depozit...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zh...
Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, mik i p...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bas...
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë me dij...
Tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u rritën p...
Departamenti amerikan i shtetit ka miratuar shitjen e mund...
Ushtria kineze është vënë në gatishmëri të lartë dhe d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 2 gusht...
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe p...
Uashingtoni vendosi të martën një raund të ri sanksion...
Presidenti Joe Biden tha se një sulm amerikan me raketë gj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...