Mali i Zi nënshkruan marrëveshje me kishën serbe
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë me dij...

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, u takua me udhëheqësit politikë të Tajvanit në kryeqytetin Taipei, të mërkurën, ndërsa Kina shprehu pakënaqësinë për vizitën duke kryer manovra ushtarake pranë territorit që e pretendon si të sajin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Brown përcjell materialin në vazhdim.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi mbërriti në Tajvan të martën vonë për të takuar Presidenten Tsai Ing-wen, duke u bërë zyrtarja më e lartë amerikane në 25 vjet që viziton ishullin e vetëqeverisur të pretenduar nga Kina.
"Shpresoj të jetë e qartë se ndërsa Kina ka diktuar pjesëmarrjen e Tajvanit në takime të caktuara, ata e kuptojnë se nuk do të pengojnë njerëzit që vijnë në Tajvan. Kjo është një shfaqje miqësie, mbështetjeje, por edhe një mundësi për të mësuar se si mund të punojmë më mirë së bashku. Pra, mendoj se ata bënë një bujë të madhe sepse unë jam kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Nuk e di nëse ishte një arsye apo justifikim sepse ata nuk kanë thënë asgjë kur kanë ardhur burrat", tha zonja Pelosi.
Gjatë vizitës, presidentja Tsai i dhuroi zonjës Pelosi një medalje për kontributin e saj në territorin e ishullit.
Duke folur më vonë në Parlament, zonja Pelosi tha se e konsideronte një nder të madh që të quhej një "mike e mirë" e Tajvanit, duke shtuar se ajo dhe delegacioni i kongresit që e shoqëroi erdhën në Tajvan me një qëllim të caktuar.
"Në vizitat tona si delegacione të Kongresit, ne kemi tre qëllime. E para është siguria, siguria për njerëzit tanë, siguria globale. E dyta është ekonomia, për të përhapur sa më shumë mirëqenie. Dhe e treta është qeverisja".
Bazuar në përgjigjen e saj, Kina kishte një interpretim të ndryshëm të vizitës së zonjës Pelosi, duke nisur një seri operacionesh të përbashkëta ushtarake rreth ishullit të martën mbrëma si hakmarrje për atë që Pekini e quajti një përshkallëzim të madh të të akteve negative kohët e fundit nga Shtetet e Bashkuara për çështjen e Tajvanit, dhe një paralajmërim serioz kundër aktiviteteve separatiste që kërkojnë atë që e quajti "pavarësia e Tajvanit".
Administrata e presidentit Biden dhe zonja Pelosi thonë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj të ashtuquajturës politika e një Kine, e cila njeh Pekinin, por lejon marrëdhëniet informale dhe lidhje për çështje të mbrojtjes me Taipein.
"Ne thamë se nuk e mbështesim pavarësinë e Tajvanit. Dhe ne thamë, siç e përsërita dje, se presim që dallimet ndërmjet ngushticës të zgjidhen me mjete paqësore. Dhe këtë ia kemi komunikuar drejtpërdrejt Kinës në nivelet më të larta, duke përfshirë këtu telefonatën e javës së kaluar mes Presidentit Biden dhe Presidentit Xi", tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Por mbetet e paqartë nëse mosmarrëveshja për vizitën e zonjës Pelosi në Tajvan do të errësojë ndalesat e mëparshme në Singapor dhe Kuala Lumpur, ku presidenti Biden tha se ajo tashmë ka kryer disa biseda të rëndësishme.VOA
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë me dij...
Tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u rritën p...
Departamenti amerikan i shtetit ka miratuar shitjen e mund...
Ushtria kineze është vënë në gatishmëri të lartë dhe d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 2 gusht...
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe p...
Uashingtoni vendosi të martën një raund të ri sanksion...
Presidenti Joe Biden tha se një sulm amerikan me raketë gj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një ...
Qetësia është rivendosur në veriun e Kosovës pas tensi...
Për situatën në veriun e Kosovës ka pasur reagime në E...
Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) ka ...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bas...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës la në hije një udhëtim ...
Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç ...
Në përgjigje të kërcënimeve verbale dhe manovrave ushtarak...
Dhjetëra mijëra trupa rus po përgatiten për të përparuar n...
Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se zyrtarët në Kosov...
Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al-Kaedës, Ay...
Një moment i pazakontë është regjistruar në brigjet spanjo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...