Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj Rusisë
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës la në hije një udhëtim të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Egjipt, Etiopi, Ugandë dhe Republikën e Kongos, muajin e kaluar.
Në turneun e tij, zoti Lavrov u përpoq të shfaqte pikëpamjen se aspiratat e Rusisë janë në përputhje me ato të Afrikës.
“Ne po jetojmë një periudhë historike shumë të rëndësishme, një periudhë ku të gjithë do të vendosim se çfarë lloj bote do të kemi dhe do të lëmë pas për fëmijët dhe nipërit tanë”, tha kryediplomati rus, Sergej Lavrov.
Rusia tani po fuqizon marrëdhëniet me Afrikën që u braktisën pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1990. Vëzhguesit thonë se imazhi i një superfuqie siç ish Bashkimi Sovjetik që kundërshtoi imperializmin perëndimor është ende i pranishëm sot.
“Pas Revolucionit të vitit 1917, Bashkimi Sovjetik po zhvillonte një luftë ideologjike aktive nën sloganin “Liri popujve të kolonizuar!”. Dhe në mendjen afrikane, imazhi që ka Rusia është i një vendi që qëndronte aktivisht kundër dominimit kolonial”, thotë Evgeny Korendyasov nga Akademia ruse e Shkencave.
Moskës i janë shkëputur lidhjet nga Perëndimi pas sulmit të saj në Ukrainë, por dyert janë ende të hapura për Rusinë në Azi dhe Afrikë, udhëheqësit e së cilës kanë hezituar të mbështesin sanksionet ndërkombëtare. Kremlini, thonë analistët, nuk do ta humbasë këtë mundësi.
“Shumë vende afrikane nuk i janë bashkuar presionit të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë që ishte iniciuar nga Perëndimi. Ata preferojnë të qëndrojnë mënjanë në këtë polemikë gjeopolitike të Moskës dhe kryeqyteteve perëndimore”, thotë Andrey Kurtonov nga Këshilli rus i Çështjeve Ndërkombëtare.
Lufta në Ukrainë dhe bllokada e dërgesave të grurit ukrainas ka ndezur alarmin në shumë vende afrikane të cilat varen nga ato eksporte dhe tani po përballen me mungesa apo edhe uri. Moska sheh një shans për të fituar bashkëpunimin e këtyre vendeve.
“Tregtia, investimet, energjia, kujdesi shëndetësor publik, siguria ushqimore, pa dyshim janë me interes, sepse janë kaq shumë të lidhura me situatën e sigurisë në Ukrainë. Shtetet afrikane vuajnë për shkak të kufizimeve në dërgesat e grurit”, thotë Nataliya Zaiser nga Unioni i Nismës së Biznesit Afrikan.
Me vizitën e zotit Lavrov, Moska u përpoq të siguronte vendet afrikane se do të vazhdonte t’i furnizonte me grurë dhe të punonte për të rinovuar praninë e saj në një rajon ku ishte harruar prej kohësh.VOA
Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç ...
Në përgjigje të kërcënimeve verbale dhe manovrave ushtarak...
Dhjetëra mijëra trupa rus po përgatiten për të përparuar n...
Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se zyrtarët në Kosov...
Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al-Kaedës, Ay...
Një moment i pazakontë është regjistruar në brigjet spanjo...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan me 1 gusht nd...
Aktivistë çekë sot kanë protestuar para ambasadës së Serbi...
Dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë, Dejan Baç...
Tensionet në veri të Kosovës kanë krijuar debat të for...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, do ...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, njo...
Dy persona janë gjetur të vdekur mes zjarrit të madh q...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Rusia...
Presidenti bullgar Rumen Radev dekretoi të hënën shpër...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, anëtari...
Ish-ministri Genc Pollo ka komentuar deklaratat e krye...
Rusia njoftoi sot sanksione kundër 39 politikanëve, zy...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...