Diplomati Petritsch: BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun Kosovë-Serbi
Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se zyrtarët në Kosov...

Dhjetëra mijëra trupa rus po përgatiten për të përparuar në qytetet Kriviy Rih dhe Mykolaiv në Ukrainën jugore, tha këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, derisa Moska goditi rajonin e Dnipropetrovskut me raketa dhe SHBA-ja njoftoi për ndihmë të re ushtarake për Kievin.
Arestovych tha se forcat sulmuese ruse numëronin rreth 22.000 ushtarë dhe se një kontigjent "mjaft i madh" ukrainas po qëndronte në pritë.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko, raportoi se trupat ruse qëlluan me raketahedhës dhe artileri në rrethet e qyteteve Sinelnykivsky dhe Kryvorizky të rajonit Dnipropetrovsk.
"Armiku goditi Synelnykovskiy me një raketë kundërajrore. Në Pokrovska hromada ka shkatërrim të banesave e makina të dëmtuara", shkroi ai në "Telegram".
Mëngjesin e 2 gushtit shpërthime të fuqishme sërish synuan qytetin-port të Mykolayvit në Detin e Zi dhe një person u plagos, tha kryebashkiaku i qytetit, Oleksandr Sienkovych.
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se 5.327 civilë u vranë dhe 7.257 u plagosën në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 1 gusht se do të ofrojnë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, HIMARS.
Zyrtarët ukrainas thanë se përdorimi i këtyre sistemeve të prodhimit amerikan ka qenë thelbësor për t'i zmbrapsur forcat ruse dhe për t'i sulmuar linjat e tyre të furnizimit.
“Paketa e re prej 550 milionë dollarësh do të përfshijë më shumë HIMARS”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Që kur presidenti Joe Biden mori detyrën, kjo e çon vlerën e përgjithshme të ndihmës ushtarake të dhënë për Ukrainën në më shumë se 8 miliardë dollarë.
HIMARS janë sisteme me rreze të gjatë veprimi dhe janë më precize sesa artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka në arsenalin e saj.
Kjo ndihmë erdhi pas telefonatës së Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov më 29 korrik, në të cilën ai parashikoi planet për të ardhmen të ndihmës për sigurinë.
Serkretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Rusia po përdorte termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhya si një "mburojë bërthamore" duke vendosur trupa atje dhe kështu duke parandaluar forcat ukrainase të kthenin zjarrin do të mund të rrezikonin një aksident të tmerrshëm bërthamor.
Blinken tha se Uashingtoni ishte "thellësisht i shqetësuar" që uzina e Zaporizhzhya, ndaj të cilës Rusia u akuzua për gjuajtje me predha në mënyrë të rrezikshme në mars, ishte tani një bazë ushtarake ruse e përdorur për të qëlluar mbi forcat ukrainase aty pranë./REL
Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se zyrtarët në Kosov...
Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al-Kaedës, Ay...
Një moment i pazakontë është regjistruar në brigjet spanjo...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan me 1 gusht nd...
Aktivistë çekë sot kanë protestuar para ambasadës së Serbi...
Dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë, Dejan Baç...
Tensionet në veri të Kosovës kanë krijuar debat të for...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, do ...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, njo...
Dy persona janë gjetur të vdekur mes zjarrit të madh q...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Rusia...
Presidenti bullgar Rumen Radev dekretoi të hënën shpër...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, anëtari...
Ish-ministri Genc Pollo ka komentuar deklaratat e krye...
Rusia njoftoi sot sanksione kundër 39 politikanëve, zy...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka k...
Forcat e KFOR-it të vendosura në Kosovë, kanë monitoru...
Në Beograd më 1 gusht u konsistua Kuvendi i ri i Serbisë. ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...