
Vizita e kryediplomatit Lavrov kthen vëmendjen e Rusisë tek Afrika
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës la në hije një udhëtim ...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi ka arritur në Tajvan, pavarësisht kërcënimeve të Kinës se Uashingtoni do të përballet me “pasoja serioze”.
Ajo u prit në aeroportin e Tajpeit nga ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu.
“Vizita në Tajvan e delegacionit të Kongresit tonë nderon zotimin e palëkundur të Amerikës në mbështetjen e demokracisë së gjallë të Tajvanit”, tha Pelosi.
“Solidariteti i Amerikës me 23 milionë banorët e Tajvanit është më i rëndësishëm se kurrë më parë, teksa bota përballet me zgjedhjen midis autokracisë dhe demokracisë”, shtoi ajo.
Zyrtarja e lartë amerikane pritet që të mërkurën të takohet me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen, si dhe të vizitojë Parlamentin e këtij shteti. Ajo pritet të përfundojë vizitën pasditen e 3 gushtit.
Vizita e saj në Tajvan vjen teksa media shtetërore kineze raportoi të martën se avionët luftarakë kinezë po fluturojnë mbi Ngushticën e Tajvanit.
“Avionët kinezë të llojit Su-35 po kalojnë mbi Ngushticën e Tajvanit”, raportoi media shtetërore TV CGTN, pa ofruar detaje të tjera.
Vizita e Pelosit në Tajpei të Tajvanit vjen mes paralajmërimeve të intensifikuara nga Kina dhe katër anije luftarake amerikane duke përfshirë një aeroplanmbajtëse, u pozicionuan në ujëra në lindje të ishullit.
Transportuesi i USS Ronald Reagan, që kishte kaluar transit në detin e Kinës Jugore, aktualisht është në detin e Filipineve, në lindje të Tajvanit dhe Filipineve dhe në jug të Japonisë, konfirmoi një zyrtar i marinës amerikane për Reutersin të martën.
Ronald Reagan (CVN 76) është aeroplanmbajtësja e nëntë e klasit Nimitz me energji bërthamore dhe është emëruar kështu për nder të presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara.
"Derisa ato janë në gjendje t'i përgjigjen çdo eventualiteti, këto janë zhvendosje normale rutinore", tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.
Zyrtari i marinës amerikane tha se anija sulmuese USS Tripoli, ishte gjithashtu në zonë si pjesë e një dislokimi në rajon që nisi në fillim të majit nga porti i saj i origjinës, San Diego.
Konfirmimi i dislokimeve u bë pasi u shfaqën shenja të aktivitetit ushtarak në të dy anët e Ngushticës së Tajvanit para vizitës së Pelosit.
Pelosi, kritike për një kohë të gjatë e Kinës, viziton Tajvanin pasi Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk do të frikësoheshin nga " kërcënimi i forcës ushtarake" kineze gjatë vizitës.
Përveç aeroplanëve kinezë që fluturonin afër vijës ndarëse të martën në mëngjes, disa anije luftarake kineze kishin mbetur pranë kësaj vije që nga e hëna, i tha Reutersit një burim i informuar për këtë çështje.
Burimi tha se si anijet luftarake dhe avionët kinezë "ngushtuan" vijën ndarëse të martën në mëngjes, një lëvizje e pazakontë që burimi e përshkroi si "shumë provokuese".
Burimi tha se avioni kinez kreu në mënyrë të përsëritur lëvizje taktike për të "prekur" shkurtimisht vijën ndarëse dhe duke u rrotulluar përsëri në anën tjetër të Ngushticës të martën në mëngjes, ndërsa avionët tajvanezë ishin në gjendje gatishmërie aty pranë.
Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Jashtme të Kinës nuk iu përgjigjën kërkesave për të komentuar mbi këto zhvillime.
Kina tha më herët gjatë të martës se Shtetet e Bashkuara do të "paguajnë çmimin" nëse Pelosi viziton Tajvanin gjatë udhëtimit të saj në Azi.
“Pala amerikane do të mbajë përgjegjësi dhe do të paguajë çmimin për minimin e interesave të sigurisë sovrane të Kinës”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying në një konferencë të rregullt për media në Pekin.
Kina e konsideron Tajvanin territor të saj dhe ka treguar përmes paralajmërimeve të përsëritura se do ta konsideronte vizitën e Pelosit si një provokim të madh.
Avionët e asnjërës palë normalisht nuk e kalojnë vijën ndarëse mes Tajvanit dhe Kinës.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të martën se zotëron plotësisht aktivitetet ushtarake pranë Tajvanit dhe do t'i dërgojë forcat në mënyrë proporcionale me reagimin ndaj "kërcënimeve të armikut", derisa tensionet me Kinën rriten.
Ministria kishte "përforcuar" nivelin e saj të gatishmërisë luftarake nga e marta në mëngjes deri në mesditën e së enjtes, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve e Tajvanit, duke cituar burime të paidentifikuara.
Në qytetin juglindor kinez Xiamen, i cili shtrihet përballë Tajvanit dhe është një bazë madhe ushtarake, banorët raportuan se kishin parë automjete të blinduara në lëvizje dhe postuan fotografi në internet. Fotot ende nuk janë verifikuar nga Reuters.
Në mediat sociale kineze mbizotëronte frika, si nga konflikti i mundshëm, ashtu edhe nga entuziazmi patriotik mbi perspektivën e bashkimit me Tajvanin.
Që nga java e kaluar, Ushtria Çlirimtare Popullore ka kryer stërvitje të ndryshme, duke përfshirë ato me zjarr të drejtpërdrejtë, në detin e Kinës Jugore, Detin e Verdhë dhe Bohan.
Disa analistë ushtarakë rajonalë thonë se shtimi i dislokimeve në kohë tensionesh rrit rrezikun për aksidente, edhe nëse asnjë palë nuk dëshiron një konflikt aktual.REL
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës la në hije një udhëtim ...
Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç ...
Në përgjigje të kërcënimeve verbale dhe manovrave ushtarak...
Dhjetëra mijëra trupa rus po përgatiten për të përparuar n...
Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se zyrtarët në Kosov...
Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al-Kaedës, Ay...
Një moment i pazakontë është regjistruar në brigjet spanjo...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan me 1 gusht nd...
Aktivistë çekë sot kanë protestuar para ambasadës së Serbi...
Dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë, Dejan Baç...
Tensionet në veri të Kosovës kanë krijuar debat të for...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, do ...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, njo...
Dy persona janë gjetur të vdekur mes zjarrit të madh q...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Rusia...
Presidenti bullgar Rumen Radev dekretoi të hënën shpër...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, anëtari...
Ish-ministri Genc Pollo ka komentuar deklaratat e krye...
Pak javë më parë, CNA bëri një vëzhgim dhe investigim,...
Botuesi dhe pronari i disa mediave, Carlo Bollino, i c...
“Stop” shkoi në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë pranë fam...
“Stop” shkoi në Bashkinë e Kurbinit për problemin e familj...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Festim Bexhdili, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen...
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestr...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Pjesa e parë e ditës do të sjellë në Shqipëri mbizotërim t...
Fundjava do të ndikohet nga kushte atmosferike të qënd...
Kjo fundjavë do të ndikohet nga kushte atmosferike të ...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët për herë...
Qeveria franceze do të përballet të hënën me dy mocion...
Krerët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve ...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi m...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Shkrimitari nga Kosova, Arbron Gashi, ka prezantuar li...
Aktori Florjan Binaj ka reaguar për lajmin e shpalljes...
Gjigandi bankar zviceran, Union Bank of Switzerland, UBS, ...
Sot më 20 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 ...
Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, raportohet se është n...
Sot më 19 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 ...