Ngjarja në veri të Kosovës/ Dritan Abazoviç nuk ka bërë ende asnjë deklaratë!
Për situatën në veriun e Kosovës ka pasur reagime në E...

Qetësia është rivendosur në veriun e Kosovës pas tensioneve të ditëve të kaluara kur grupe qytetarësh serbë bllokuan rrugët për të kundërshtuar vendimet e qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia.
Qytetarët serb që jetojnë në veriun e Kosovës thanë se dita e diel ishte shumë e tensionuar.
“Mendoj se është mirë që kaloi pa incidente, që politika e Serbisë ka fituar për mbijetesën e popullit serb në këto zona dhe shpresoj që në periudhën e ardhshme të shkojë ashtu siç udhëheqja jonë synon paqen, prosperitetin dhe bashkëjetesën me shqiptarët”, tha Dragisha Markoviç.
"Në parim nuk ka ndodhur asgjë e re. Kjo ndodh shpesh herë. Kësaj radhe ka qenë pak më e tensionuar se zakonisht, kështu është dukur. Alarmet kanë zgjatur në fillim tri orë, pastaj nuk e di sa kohë. Njerëzit ishin pak të frikësuar. Tani presim të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Millan Jovanoviç.
Policia e Kosovës tha se tashmë të gjitha rrugët janë të hapura, ndërsa bëri të ditur se ka filluar hetimet për ngjarjet e së dielës.
Tensionet pasuan vendimet e qeverisë që shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument të përkohshëm që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal, ndërsa nga 1 gushti duhej të rridhte afati dy muajsh për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, t’i regjistrojnë ato me targat e Kosovës RKS.
Qeveria e Kosovës vendosi që të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimeve, pas këshillimit me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili kërkoi një shtyrje 30-ditëshe. Kjo kërkesë u bë edhe nga zyrtarët e Bashkimit Europian.
Ambasadori Hovenier shkroi të martën në "Twitter" se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e udhëheqësve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, dhe se sipas tij “të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të bashkërenduara me komunitetin ndërkombëtar”.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për tensionet të fundit dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Ai shkroi në "Twitter" se “të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian”.
Zyrtarët e Bashkimit Europian u kanë bërë ftesë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që të takohen në Bruksel për të diskutuar mënyrën dhe për të gjetur zgjidhje që të parandalojnë tensionet. Ende nuk ka megjithatë ndonjë periudhë se kur mund të rifillojnë bisedimet e nivelit të lartë politik.
Kjo nuk është hera e parë që masat e institucioneve të Kosovës ngjallin reagime të ashpra dhe bllokime të rrugëve në veriun e Kosovës, që vazhdon të mbetet zona më pak e kontrolluar nga institucionet e Kosoëvs dhe rrjedhimisht edhe e tensioneve të shpeshta etnike.VOA
Për situatën në veriun e Kosovës ka pasur reagime në E...
Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) ka ...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bas...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës la në hije një udhëtim ...
Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç ...
Në përgjigje të kërcënimeve verbale dhe manovrave ushtarak...
Dhjetëra mijëra trupa rus po përgatiten për të përparuar n...
Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se zyrtarët në Kosov...
Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al-Kaedës, Ay...
Një moment i pazakontë është regjistruar në brigjet spanjo...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan me 1 gusht nd...
Aktivistë çekë sot kanë protestuar para ambasadës së Serbi...
Dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë, Dejan Baç...
Tensionet në veri të Kosovës kanë krijuar debat të for...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, do ...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, njo...
Dy persona janë gjetur të vdekur mes zjarrit të madh q...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Rusia...
Presidenti bullgar Rumen Radev dekretoi të hënën shpër...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...