Vendimet e bordit/ Ulet çmimi i benzinës, nafta vijon rritjen
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...

Gjashtë zona rreth Tajvanit janë përzgjedhur për "stërvitjen luftarake" kineze, ndërsa "anijet dhe avionët" duhet të shmangin ujërat e prekura dhe hapësirën ajrore përkatëse, njoftoi transmetuesi televiziv shtetëror i Kinës "CCTV". Manovrat në ujërat rreth shtetit ishull duhet të zgjasin deri të dielën në mesditë. Sipas mediave shtetërore kineze, gjatë ushtrimeve do të pëdoret edhe municion i vërtetë. Do të stërvitet edhe një pushtim i mundshëm i Tajvanit.
Komanda ushtarake lindore e Armatës Çlirimtare Popullore njofton se janë shkrepur edhe raketa me rreze të gjatë në Ngushticën e Tajvanit, që ndan Tajvanin nga kontinenti, e raketa janë aktivizuar edhe në lindje të ishullit. Televizioni shtetëror raportoi se gjatë stërvitjes ka pasur "goditje precize".
Forcat e armatosura janë afruar gjatë manovrave deri në 20 kilometra nga brigjet e Tajvanit. Gazeta shtetërore kineze "Global Times" shkruan për stërvitje të "papara deri tani". Raketat do të fluturojnë mbi Tajvan për herë të parë.
Manovrat konsiderohen si manifestimi më i madh i fuqisë që nga kriza e raketave të vitit 1995, kur Kina lëshoi ??raketa mbi Tajvanin, për ta frikësuar atë ndërsa SHBA-ja dërgoi atje dy grupe aeroplanmbajtëse.
G7 i bën thirrje Kinës të tregohet e përmbajtur

Vendet kryesore të industrializuara të Perëndimit kanë kritikuar ashpër reagimin e Kinës ndaj vizitës së politikanes amerikane Nancy Pelosi në Tajvan. "Nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e një vizite si pretekst për veprime agresive ushtarake në ngushticën e Tajvanit”, kumtuan ministrat e jashtëm të G7, duke i bërë thirrje Kinës të tregohet e përmbajtur në konfliktin e Tajvanit. Ata i bënë thirrje "Republikës Popullore të Kinës që të mos ndryshojë në mënyrë të njëanshme status quo-në në rajon me forcë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët. Mosmarrëveshjet ekzistuese duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore. Përveç Gjermanisë dhe SHBA-së, G7 përfshin edhe Kanadanë, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Japoninë.
"Është normale dhe e zakonshme që deputetët nga vendet tona të udhëtojnë në vendet e tjera”, thuhet në deklaratën e ministrave të jashtëm të G7, duke iu referuar vizitës së diskutueshme në Tajvan nga Pelosit, e cila është kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. "Përgjigja e përshkallëzuar nga Republika Popullore e Kinës rrezikon përshkallëzimin e tensioneve dhe destabilizimin e rajonit”.
Komisioni i BE-së deklaroi se tensionet duhet të zgjidhen përmes dialogut. BE i qëndron parimit të "politikës së një Kine" dhe njeh udhëheqjen në Pekin si qeverinë e vetme legjitime të Kinës, por dëshiron të ruajë edhe status quo-në në ngushticën e Tajvanit.
Qeveria amerikane nënvizon se politika e SHBA-së ndaj Kinës nuk ka ndryshuar. Nuk ka asnjë arsye pse vizita duhet të shkaktojë një krizë apo konflikt, tha zëdhënësi i Zyrës së Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA, John Kirby.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka bërë thirrje për de-përshkallëzimin e konfliktit. Sa i përket vizitës së Pelosit në Taipei, ajo tha gjatë vizitës në Kanada: "Vizitat si kjo që po shohim aktualisht nuk duhet të përdoren si justifikim për gjeste kërcënuese ushtarake".
Baerbock konfirmoi se Gjermania po i përmbahet "Politikës së saj të një Kine". Kjo do të thotë se Gjermania e njeh Republikën Popullore të Kinës si shtetin e vetëm sovran kinez. Në kuadër të kësaj politike, Gjermania ruan marrëdhënie të ngushta edhe me Tajvanin, i cili, si një demokraci e vendosur mirë me standarde të larta të të drejtave të njeriut, është "një partner i rëndësishëm vlerash” për Gjermaninë, tha ministrja e Jashtme.
Strack-Zimmermann: "Edhe unë do të udhëtoja në Tajvan"
Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, deklaroi në një intervistë për DW se reagimet e Kinës ndaj vizitës së politikanes amerikane Nancy Pelosi në Tajvan duhet të shihen "objektivisht, me maturi, por me qetësi”. "Ekziston politika e një Kine, domethënë respekti që Tajvani i përket Kinës, por ai ka një sistem tjetër.
Kjo është e pandryshuar, ndaj sjellja luftarake e kinezëve është krejtësisht e tepërt dhe në fakt tregon vetëm pasiguritë në Kinë, tha politikanja e FDP. "Ne nuk duhet ta lejojmë veten të frikësohemi. Nuk mund të ndodhë që askush të mos udhëtojë në Tajvan, sepse kinezët më pas e theksojnë këtë së tepërmi." Strack-Zimmermann konfirmoi për Deutsche Welle se edhe ajo do të udhëtonte në Tajvan.

Pelosi udhëtoi në Tajvan të martën për një vizitë të diskutueshme. Politikanja nga Partia Demokratike e Presidentit Joe Biden është përfaqësuesja më e lartë e SHBA-së që ka qenë në republikën e qeverisur në mënyrë demokratike për 25 vjet. Pekini e sheh Tajvanin demokratik si pjesë të Republikës Popullore të Kinës dhe për këtë arsye refuzon rreptësisht kontaktet zyrtare nga vendet e tjera në Taipei.
Shtohen tensionet edhe me Korenë e Veriut
Politikanja e lartë amerikane më pas fluturoi për në Korenë e Jugut në udhëtimin e saj në Azi. Atje është biseduar për rritjen e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Në një deklaratë të përbashkët, Pelosi dhe Kryetari i Parlamentit të Koresë së Jugut Kim Jin Pyo thanë se kërcënimet nga Koreja e Veriut janë shqetësuese. Udhëheqja komuniste e vendit testoi përsëri këtë vit për herë të parë raketa me aftësi bërthamore, duke shkelur kështu rezolutat e Kombeve të Bashkuara./DW
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të ...
Në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios "Evro...
Kancelari gjerman Olaf Scholz akuzoi sot Rusinë se është p...
Forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armës...
Kur Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, shumë u...
Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranim...
Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të lu...
Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejt...
Qeveria gjermane më 3 gusht tha se masat bazike ndaj koron...
Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse ng...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ...
Anija e parë me drithë që u largua nga Ukraina dhe përshko...
Ajo që Kosova bëri në mesnatën e 1 gushtit në pikat ku...
Ditën e sotme Partia Demokratike e Socialistëve ka depozit...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zh...
Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, mik i p...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bas...
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë me dij...
Tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u rritën p...
Departamenti amerikan i shtetit ka miratuar shitjen e mund...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...