SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Tensionet mes Jeruzalemit dhe Moskës po rriten pas një përpjekjeje ruse për të mbyllur zyrën e Agjencisë Hebraike në Moskë. Agjencia gjysmëqeveritare ndihmon hebrenjtë të emigrojnë në Izrael, por Rusia thotë se ajo shkel ligjet vendore duke mbledhur informacione për qytetarët rusë. Zyrtarët izraelitë thonë se besojnë se kjo ka të bëjë më shumë me mbështetjen në rritje të Izraelit për Ukrainën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein njofton nga Jeruzalemi.
Më shumë se 50,000 hebrenj rusë dhe ukrainas janë shpërngulur në Izrael që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në fund të shkurtit. Shumë janë në ankth të largohen nga Rusia për shkak të rritjes së antisemitizmit, krizës ekonomike dhe shqetësimit të tyre se politikat shtypëse të Bashkimit Sovjetik po rikthehen, thotë Pinchas Goldschmidt, ish-kryerabini i Moskës, i cili u detyrua të mërgojë.
“Arsyeja numër një është frika nga mbyllja e Perdes së Hekurt. Do të thotë se një ditë në të ardhmen e afërt, do të jetë e pamundur të largohesh nga Rusia. Kjo frikë ekziston nga shumë anëtarë të komunitetit hebre rus”.
Vala e emigracionit menaxhohet nga Agjencia Hebraike, një organ thuajse-qeveritar që ndihmon hebrenjtë nga e gjithë bota të kthehen në Izrael. Por Rusia së fundmi kërcënoi se do të mbyllte operacionet e Agjencisë Hebraike në Moskë dhe do ta çonte organizatën në gjykatë, duke pretenduar se ajo shkel ligjin rus duke mbledhur informacione për qytetarët rusë.
Sipas ish-disidentit sovjetik dhe ish-drejtorit të Agjencisë Hebraike, Natan Sharansky, presioni rus për të mbyllur zyrën ka të bëjë më shumë me politikën se çdo gjë tjetër.
“Rusia, e cila është pothuajse plotësisht e izoluar nga bota e lirë, po kërkon mënyra si ta thyejë izolimin e saj. Po shikon si të bëjë trysni ndaj vendeve të ndryshme. Ata po përpiqen t'i bëjnë trysni Gjermanisë që njerëzit të fillojnë të vdesin nga të ftohtit në dimër. Dhe kanë filluar të na bëjnë presion ne për Agjencinë Hebraike”.
Analistët izraelitë thonë se Rusia nuk është e kënaqur me politikën e kryeministrit të ri Yair Lapid për luftën në Ukrainë. Paraardhësi i tij, Naftali Bennett, ishte i kujdesshëm të mos kritikonte Rusinë dhe madje shkoi në Moskë në fillim të luftës me një ofertë për të ndërmjetësuar.
“Yair Lapid, ndërsa ishte ende ministër i Jashtëm dhe me kalimin në postin e kryeministrit, ka ndjekur një qasje më pak të balancuar. Ai e ka identifikuar më qartë Rusinë si agresore, dhe është ky është kryesisht një ndryshim retorik më shumë se çdo gjë tjetër, por në këtë konflikt, retorika ka rëndësi.”
Ai thotë se Rusia është mjaft e zënë me luftën në Ukrainë dhe nuk dëshiron një konfrontim diplomatik në shkallë të plotë me Izraelin. Dhe ka të ngjarë që Rusia të gjejë një mënyrë për të zbutur tensionet dhe të vazhdojë të lejojë hebrenjtë rusë të emigrojnë.VOA
Senati amerikan miratoi të mërkurën pranimin e Suedisë...
Ukraina tha të enjten se kishte zmbrapsur sulme të shu...
Gjashtë zona rreth Tajvanit janë përzgjedhur për "stërvitj...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të ...
Në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios "Evro...
Kancelari gjerman Olaf Scholz akuzoi sot Rusinë se është p...
Forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armës...
Kur Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, shumë u...
Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranim...
Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të lu...
Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejt...
Qeveria gjermane më 3 gusht tha se masat bazike ndaj koron...
Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse ng...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ...
Anija e parë me drithë që u largua nga Ukraina dhe përshko...
Ajo që Kosova bëri në mesnatën e 1 gushtit në pikat ku...
Ditën e sotme Partia Demokratike e Socialistëve ka depozit...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zh...
Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, mik i p...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...