Ukraina nën presion në Lindje, ndërsa NATO paralajmëron Rusinë
Ukraina tha të enjten se kishte zmbrapsur sulme të shu...

Senati amerikan miratoi të mërkurën pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me 95 vota në favor, duke dërguar një mesazh të fortë dypartiak mbështetjeje për zgjerimin e aleancës perëndimore kundër Rusisë.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, një demokrat nga Nju Jorku tha se kjo është një votë shumë e rëndësishme për sigurinë amerikane në mbarë botën.
“Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do ta forcojë NATO-n edhe më tej dhe është edhe më urgjent duke pasur parasysh agresionin rus, duke pasur parasysh luftën imorale dhe të pajustifikuar të (Vladimir) Putinit në Ukrainë. Putini po e forcon aleancën e NATO-s”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara janë një nga 30 vendet anëtare të NATO-s që duhet të miratojnë pranimin e Suedisë dhe Finlandës në organizatën më shumë se 70-vjeçare, që ka garantuar sigurinë evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore. Procesi zakonisht i gjatë i pranimit është përshpejtuar në Senatin amerikan si pjesë e një reagimi të fortë ndaj agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë në fillim të këtij viti.
Përpara votimit, kryetari i Komisionit për Marrëdhënieve me Jashtë Bob Menendez, tha se votimi i Senatit do të dërgonte një mesazh të fuqishëm kundër agresionit rus në Ukrainë.
Votimi do t'i dërgojë “një sinjal botës se ne do të bashkohemi kundër atyre që kërkojnë të destabilizojnë furnizimin me ushqim, që kërcënojnë me uri miliona njerëz në të gjithë botën; të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë energjinë si armë në mes të një vale të pashembullt të të nxehtit. dhe që mendojnë se thjesht mund të pushtojnë një fqinj pa pasoja", tha senatori Menendez.
Por senatori republikan Josh Hawley, i cili hodhi votën e vetme kundër ratifikimit, tha se ai nuk ishte në interes të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.
“Kam frikë se disa në këtë qytet e kanë humbur nga sytë këtë. Ata mendojnë se politika e jashtme amerikane ka të bëjë me krijimin e një rendi botëror liberal ose ndërtimin e kombeve jashtë shtetit. Me gjithë respektin, ata e kanë gabim...Duhet duhet të punoni për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara, lirive tona, njerëzve tanë, mënyrës sonë të jetesës. Dhe zgjerimi i NATO-s, besoj, nuk do ta bëjë këtë”, tha senatori Hawley.
Finlanda dhe Suedia kërkuan anëtarësimin në NATO duke i dhënë fund neutralitetit të tyre pas agresionit rus në Ukrainë. Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht të dy vendet kundër anëtarësimit në aleancën perëndimore.VOA
Ukraina tha të enjten se kishte zmbrapsur sulme të shu...
Gjashtë zona rreth Tajvanit janë përzgjedhur për "stërvitj...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të ...
Në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios "Evro...
Kancelari gjerman Olaf Scholz akuzoi sot Rusinë se është p...
Forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armës...
Kur Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, shumë u...
Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranim...
Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të lu...
Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejt...
Qeveria gjermane më 3 gusht tha se masat bazike ndaj koron...
Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse ng...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ...
Anija e parë me drithë që u largua nga Ukraina dhe përshko...
Ajo që Kosova bëri në mesnatën e 1 gushtit në pikat ku...
Ditën e sotme Partia Demokratike e Socialistëve ka depozit...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zh...
Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, mik i p...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bas...
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë me dij...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...