
Rusi/ Basketbollistja amerikane dënohet me 9 vite burg. Reagon presidenti Biden
Një gjykatë ruse dënoi të enjten yllin e basketbollit ...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të vërtetë në gjashtë zona që rrethojnë Tajvanin të enjten. Stërvitja ushtarake u bë një ditë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, në Tajvan.
Kina paralajmëroi avionët dhe anijet që t'i shmangin zonat gjatë stërvitjeve, të cilat tha se do të zhvillohen deri të dielën.
Ushtria e Kinës është më e madhja në botë dhe ka 2 milionë trupa. Marina e Pekinit po ashtu ka anije më shumë sesa SHBA-ja, e aq më pak nëse krahasohet me Tajvanin. Por, ushtria kineze është zotuar se do t'u rezistojë masave detyruese për të vendosur sundimin kinez mbi demokracinë e ishullit vetëqeverisës.
"Do të duhet diplomaci e fortë për të rivendosur një ekuilibër të qëndrueshëm", tha shkencëtari politik i Universitetit të Stanfordit, Kharis Templeman. "Unë nuk e di se si do të zhvillohet përfundimisht ky konfrontim, por mendoj se do të kemi disa javë të vështira".
Më poshtë është një vështrim i çështjeve që lidhen me përshkallëzimin e tensioneve.
Kina thotë se ka filluar stërvitjet që përfshijnë avionë luftarakë, anije të marinës dhe sulme me raketa në gjashtë zona përreth Tajvanit. Ato shtrihen vetëm 20 kilometra (12 milje) larg bregut të ishullit, duke shkelur potencialisht ujërat territoriale të Tajvanit.
Pekini ka dhënë pak detaje, por pala kineze i ka përshkruar stërvitjet si ndëshkim që SHBA-ja lejoi vizitën e Pelosit, edhe pse presidenti Joe Biden nuk kishte autoritet për ta penguar udhëtimin e saj në ishull.
Ushtrimet me zjarr të drejtpërdrejtë janë një provë e aftësisë së një ushtrie për të kryer misione në kushte më të ngjashme me luftën. Në këtë rast, ato janë krijuar për të treguar nivelin e forcës që Kina ka kundër Tajvanit nëse Pekini vendos të përmbushë zotimin për të marrë kontrollin e ishullit dhe për t'i ndëshkuar ata që mbështesin pavarësinë e tij.
Stërvitjet mendohet të jenë më të mëdhatë dhe më kërcënueset ndaj Tajvanit që kur Pekini lëshoi raketa në ujërat në veri dhe në jug të ishullit në vitin 1995 dhe 1996 si përgjigje ndaj vizitës në SHBA të presidentit të atëhershëm Lee Teng-hui.
Kina dërgon rregullisht avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit dhe herë pas here ka kaluar vijën ndarëse mes Tajvanit dhe Kinës, por është ndalur para inkursioneve ose sulmeve të drejtpërdrejta që mund të nxisnin një konflikt rajonal.
Kina ka deklaruar gjithnjë e më fort se Tajvani duhet të vihet nën kontrollin e saj me forcë, nëse është e nevojshme dhe në kundërshtim me Uashingtonin dhe mbështetësit e tjerë të demokracisë së ishullit.
Vizita e Pelosit u realizua në një kohë veçanërisht të ndjeshme kur presidenti kinez dhe kreu i forcave të armatosura, Xi Jinping, po përgatitet të kërkojë një mandat të tretë pesëvjeçar si lider i Partisë Komuniste në pushtet.
Xi nuk ka emëruar asnjë pasardhës dhe ai ka akumuluar fuqi të mëdha pavarësisht kritikave për trajtimin ndaj ekonomisë së vendit, pjesërisht si rezultat i qasjes së tij të ashpër ndaj COVID-19 dhe rënies së theksuar në marrëdhëniet me Perëndimin.
Xi ka thënë se fati i Tajvanit nuk mund të mbetet i pazgjidhur pafundësisht dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë thënë se Kina mund të kërkojë zgjidhje ushtarake brenda disa viteve të ardhshme.
Kushtetuta e Kinës përfshin Tajvanin në territorin e saj kombëtar dhe ligji i saj kundër shkëputjes i vitit 2005 kërcënon me pushtim, pasi "mundësitë për një ribashkim paqësor të shteren plotësisht", që do të zbatohej në rastin e një deklarate formale të pavarësisë ose ndërhyrjes së huaj.
Kina këmbëngul që Tajvani të pranojë pretendimin e saj se ishulli është pjesë e Kinës, qeveria e vetme legjitime e së cilës qëndron në Pekin. Përballë kërcënimeve ushtarake të Kinës dhe fushatës së pamëshirshme për të izoluar Tajvanin në mënyrë diplomatike, banorët e ishullit mbështesin në masë të madhe status quo-në e pavarësisë.
Kjo ndjenjë është përforcuar më tej nga shtypja e pamëshirshme e Pekinit ndaj të drejtave politike dhe lirisë së fjalës në Hong Kong, të cilën Kina e ka shpallur prej kohësh si model për qeverisjen e saj të ardhshme të Tajvanit.
Tajvani ka vënë ushtrinë e tij në gatishmëri të lartë dhe ka organizuar stërvitje të mbrojtjes civile. Ndërsa forcat e saj ajrore, marina dhe forcat e armatosura prej 165.000 anëtarësh janë në numër të vogël krahasuar me ushtrinë kineze, ushtria tajvaneze po përforcohet me armë të teknologjisë së lartë dhe me sisteme alarmesh, që synojnë të vështirësojnë një pushtim të mundshëm nga Kina.
Pushtimi rus i Ukrainës, të cilin Kina e ka mbështetur në heshtje, ka shërbyer si një thirrje zgjimi në Taipei, i cili tani po kërkon të riparojë stërvitjen dhe taktikat.
Mjete të shumta detare dhe të tjera ushtarake amerikane janë vendosur aktualisht në zona afër Tajvanit, duke përfshirë aeroplanmbajtësen USS Ronald Reagan dhe grupin e saj të betejës. Uashingtoni ka hedhur poshtë plotësisht pretendimet e Kinës se ngushtica e Tajvanit është territor sovran kinez dhe ruan të drejtën për të lundruar pranë pikave dislokuese të Kinës në Detin e Kinës Jugore, pavarësisht protestave kineze.
Mbetet e paqartë nëse Kina do të kërkojë të mbajë tensionet në nivel të lartë edhe pas përfundimit të rundit aktual të stërvitjeve.
Pas vizitës, këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, i tha Radios Publike Kombëtare të SHBA-së se "mundësia e një lloj incidenti është reale", duke pasur parasysh shkallën e stërvitjeve kineze.
“Ne besojmë se ajo që Kina po bën, është papërgjegjësi. Ne besojmë se po i përshkallëzon tensionet në mënyrë të panevojshme”, tha Sullivan.
“Uashingtoni në përgjithësi është bërë shumë më pak i shqetësuar për ofendimin e Kinës dhe shumë më pak respektues ndaj kërkesave të Pekinit në lidhje me Tajvanin”, tha shkencëtari politik i Universitetit të Stanfordit, Kharis Templeman.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin më 2 dhe 3 gusht.REL
Një gjykatë ruse dënoi të enjten yllin e basketbollit ...
Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se qetësia në veri të ...
Tensionet mes Jeruzalemit dhe Moskës po rriten pas një...
Senati amerikan miratoi të mërkurën pranimin e Suedisë...
Ukraina tha të enjten se kishte zmbrapsur sulme të shu...
Gjashtë zona rreth Tajvanit janë përzgjedhur për "stërvitj...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të ...
Në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios "Evro...
Kancelari gjerman Olaf Scholz akuzoi sot Rusinë se është p...
Forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armës...
Kur Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, shumë u...
Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranim...
Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të lu...
Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejt...
Qeveria gjermane më 3 gusht tha se masat bazike ndaj koron...
Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse ng...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ...
Anija e parë me drithë që u largua nga Ukraina dhe përshko...
Ajo që Kosova bëri në mesnatën e 1 gushtit në pikat ku...
Ditën e sotme Partia Demokratike e Socialistëve ka depozit...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Partia Demokratike po vijon të ngrejë zërin për aferën e i...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i cili ka edhe media në pron...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Një shtëpi dy katëshe është goditur nga rrufeja në fshatin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45, në fs...
Deti me dallgë ka rrezikuar jetën e dy personave, të cilët...
Zhdukja e Ervis Martinajt vazhdon të mbetet ende mister. P...
Fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë, në Vlorë, ...
Ditën e mërkurë në vend do të ketë ndikim të masave aj...
Pas disa ditëve me temperatura jo shumë të larta, pritet që ...
Gjatë javës së fundit është regjistruar një fluks i madh emi...
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të B...
Vala e thatësirës që ka goditur Bashkimin Evropian mun...
Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerik...
Një anije ukrainase e ngarkuar me 23.000 tonë drithë ë...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rri...
Monedhat e huaja sot kanë shënuar një rritje të lehtë, por...
Euro dhe dollari e nisin javën në pozicionin e njëjtë si m...
Monedhat e huaja e mbyllin javën pa ndryshuar kurs. Edhe ...