Ekspertët perëndimorë, të shqetësuar nga tensionet në veri të Kosovës dhe roli i Rusisë në rajon
Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se qetësia në veri të ...

Një gjykatë ruse dënoi të enjten yllin e basketbollit amerikan Brittney Griner me nëntë vjet burg nën akuzat e lidhura me drogën, pasi e shpalli fajtore për "mbajtje dhe kontrabandë të lëndëve narkotike". Presidenti Joe Biden e quajti vendimin "të papranueshëm".
Basketbollistja u shoqërua nga salla e gjyqit në pranga nga policia pas vendimit dhe u tha gazetarëve: "Unë e dua familjen time."
31-vjeçarja Griner, fituese dy herë e medaljeve të arta olimpike dhe yll i Shoqatës Kombëtare të Basketbollit të Grave (WNBA), në Shtetet e Bashkuara, u arrestua në mes të shkurtit, kur mbërriti në Rusi për të luajtur për një skuadër ruse, pasi iu gjet në bagazh vaj kanabisi.
Ajo u gjend në mes të vorbullës gjeopolitike të shkaktuar kur Presidenti Vladimir Putin filloi agresionin rus në Ukrainë më 24 shkurt, duke i çuar marrëdhëniet SHBA-Rusi në nivelin më të ulët që pas Luftës së Ftohtë.
Prokurorët rusë kishin kërkuar 9.5 vjet burg për basketbollisten amerikane.
Gjykata ruse e shpalli fajtore basketbollisten Griner, "për sjellje të qëllimshme të lëndëve narkotike, megjithëse ato ishin të paligjshme". Ajo tha në fjalën e saj para vendimit se futja e vaijt të kanabisit në Rusi ishte "një gabim i pafajshëm."
Brittney Griner iu lut një gjyqtari rus më herët të enjten që të mos "t’ia mbyllte jetën" me një dënim të ashpër me burgim për futjen e vajit të kanabisit para se të shpërthente në lot në gjykatë.
Presidenti Biden, nën presion për të kthyer në vend amerikanët e mbajtur në Rusi, i bëri thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë basketbollisten Griner dhe tha se administrata e tij do të vazhdojë të punojë për lirimin e saj.
"Sot, shtetasja amerikane Brittney Griner mori një dënim me burg, një kujetesë tjetër e asaj që bota e dinte tashmë: Rusia po e arreston pa të drejtë Brittneyn," tha ai në një deklaratë.
"Është e papranueshme dhe i bëj thirrje Rusisë ta lirojë menjëherë në mënyrë që ajo të kthehet tek gruaja e saj, të dashurit, miqtë dhe ekipi i saj."
Edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken e denoncoi dënimin, duke shkruar në Twitter se ky vendim “nxjerr në pah shqetësimet tona për përdorimin e ndalimeve të paligjshme nga qeveria ruse”.
“Unë premtoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë në shtëpi (amerikanët) Brittney Griner dhe Paul Whelan sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai duke iu referuar ish-marinsit, që gjithashtu mbahet nga Rusia.
Avokatët e zonjës Griner thanë se do ta apelonin vendimin që ata thanë se ishte "absolutisht i paarsyeshëm". Ekipi i saj mbrojtës tha se gjykata kishte injoruar të gjitha provat që ata kishin paraqitur, si dhe pranimin e fajësisë nga ana e saj.
Dënimi i saj mund të hapë rrugën për një shkëmbim të profilit të lartë të burgosurish mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke këmbyer 31 vjeçaren Griner si edhe ish-marinsin Whelan, me ish-tregtarin rus të armëve, Viktor Bout.
Zyrtarët rusë kanë thënë se nuk është arritur një marrëveshje për këtë çështje.
Shoqata amerikane e basketbollit tha në një mesazh në Twitter se ishte e zhgënjyer nga vendimi i së enjtes, por se do të mbetej e angazhuar me Departamentin e Shtetit në përpjekjet për ta kthyer baskebollisten Griner në Shtetet e Bashkuara.VOA
Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se qetësia në veri të ...
Tensionet mes Jeruzalemit dhe Moskës po rriten pas një...
Senati amerikan miratoi të mërkurën pranimin e Suedisë...
Ukraina tha të enjten se kishte zmbrapsur sulme të shu...
Gjashtë zona rreth Tajvanit janë përzgjedhur për "stërvitj...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të ...
Në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios "Evro...
Kancelari gjerman Olaf Scholz akuzoi sot Rusinë se është p...
Forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armës...
Kur Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, shumë u...
Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranim...
Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të lu...
Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejt...
Qeveria gjermane më 3 gusht tha se masat bazike ndaj koron...
Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse ng...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ...
Anija e parë me drithë që u largua nga Ukraina dhe përshko...
Ajo që Kosova bëri në mesnatën e 1 gushtit në pikat ku...
Ditën e sotme Partia Demokratike e Socialistëve ka depozit...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...