Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Vjen reagimi i kryeministrit Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas ...

Lindja e Mesme po përgatitet për një përshkallëzim të dhunës pas sulmit me raketë të fundjavës që la të vdekur 12 fëmijë, që ushtria izraelite e cilësoi si sulmin më të përgjakshëm ndaj civilëve që nga 7 tetori. Izraeli akuzon grupin militant Hezbollah për sulmin në një fushë futbolli në Golan, por Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë. Këshilli për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se është në kontakt me autoritetet në Izrael dhe Liban dhe po punon për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike, ndërkohë që Italia, Britania e Madhe dhe Gjermania po bëjnë thirrje për shtensionim të situatës.
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka goditur një mori objektivash në brendësi të Libanit gjatë natës. Sipas mediave libaneze, sulmet izraelite në Libanin jugor shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, ndërkohë që Izraeli po përgatit një kundërpërgjigje për sulmin e fundjavës. Agjencia Reuters, duke u bazuar në burime të sigurisë, i identifikoi dy të vrarët si pjesëtarë të grupit Hezbollah.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili u kthye me nxitim nga Shtetet e Bashkuara pas sulmit, tha se Izraeli do të hakmerrej.
“Izraeli nuk mund të mos reagojë. Ne do të kundërpërgjigjemi dhe kundërpërgjigja jonë do të jetë e ashpër,” theksoi ai në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij pas vizitës në qytezën Majdal Shams ku ndodhi sulmi i së shtunës.
Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant po ashtu vizitoi të hënën familjet e fëmijëve të vrarë gjatë sulmit dhe u zotua se Izraeli do të hakmerrej ndaj grupit militant Hezbollah, duke shtuar shqetësimet për një luftë të hapur ndërmjet tyre.
“Do të bëjmë çmos për të rikthyer sigurinë dhe normalitetin. Hezbollahu do të paguajë çmimin për këtë dhe për sulmet tjera. Do të flasin veprat, jo fjalët. Kam ardhur t’u them se i gjithë sistemi i sigurisë, qeveria, të gjithë që ishim dëshmitarë, jemi të tronditur. Është njëra prej ngjarjeve më të vështira që ndodhën në Izrael,” tha ai.
Dymbëdhjetë fëmijët të moshave 10 deri në 16 vjeç u vranë gjatë sulmit të së shtunës kur një raketë ra një fushë futbolli në qytetin Majdal Shams, ku jeton komuniteti druzë, në Golanin e kontrolluar nga Izraeli, rreth 12 kilometra në jug të Libanit dhe në kufi me Sirinë. Viktima e fundit e sulmit u varros të hënën, ndërkohë që 20 të plagosur po vazhdojnë të trajtohen, sipas ushtrisë izraelite.
Irani paralajmëroi Izraelin se një reagim i fuqishëm do të ketë pasoja të pashembullta, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë njoftoi se po bisedon me autoritetet në Liban dhe Izrael për gjetjen e një zgjidhjeje që “do t’u jepte fund një herë e përgjithmonë” sulmeve përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit. Sipas burimeve diplomatike, këshilltari i Presidentit Biden, Amos Hochstein po punon për t’u siguruar që sulmi hakmarrës i Izraelit ndaj Hezbollahut dhe përgjigja e grupit militant ndaj tij të mos çojnë në një luftë të hapur. Përpjekjeve për të ulur tensionet iu bashkuan edhe Italia, Britania e Madhe dhe Gjermani, e cila u bëri thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Libani.
Sipas mediave izraelite, të cituara nga agjencia Reuters, zyrtarët izraelitë po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi të kufizuar ndaj infrastrukturës, përfshirë ura, termocentrale dhe porte e deri në goditjen e depove të armatimit të Hezbollahut apo komandantëve të këtij grupi, që qeveria amerikane e ka shpallur organizatë terroriste.
Megjithatë, dy zyrtarë të lartë izraelitë i thanë agjencisë Reuters se Izraeli synon të godasë grupin militant dhe jo të nxisë një luftë të hapur në Lindje të Mesme.
Sulmet ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, që vepron nga Libani dhe thotë se po sulmon Izraelin në përkrahje të palestinezëve në Gazë që nga tetori i vitit të kaluar, janë shpeshtuar në muajt e fundit, duke shkaktuar vrasje dhe zhvendosje të civilëve në zonat kufitare./ VOA
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veri...
Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda t...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur ...
Presidenti Joe Biden bëri publik një propozim për ndryshim...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme...
Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund të dislo...
Kandidati republikan për president, ish-Presidenti Don...
Në Venezuelë, Presidenti Nicolas Maduro dhe kundërshtari o...
Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezulta...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të dit...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do ...
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen...
Në Lindjen e Mesme janë rritur shqetësimet për një shp...
Forcat ajrore të Izraelit kanë nisur kundërsulme ndaj ...
Si pjesë e "iniciativës së saj të rritjes", qeveria gj...
Ministria e Jashtme e Izraelit tha më 28 korrik se Hez...
Me rreth 3.6 milionë banorë (të dhënat nga maji 2022), kry...
Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjel...
Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj për sigurinë ...
Avioni luftarak F-16 ka pesëdhjetë vjet që shërben, me një...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...