Qeveria gjermane dëshiron siguri më të madhe digjitale
Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj për sigurinë ...

Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjelljes për emigrantët e Azisë Qendrore.
Rregullat kufizojnë ashpër përdorimin e gjuhës së tyre amtare dhe i paralajmërojnë ata kundër faljes në publik dhe sakrifikimit të kafshëve për qëllime fetare.
Ato u prezantohen emigrantëve përmes një kursi 70-minutësh, të krijuar nga Agjencia Federale e Çështjeve Etnike të Rusisë (FAEA), në seminare që organizohen në pjesë të caktuara të këtij vendi.
Mes tjerash, kursi u bën me dije se duhet të kenë njohuri të detyrueshme të gjuhës ruse dhe ligjeve të emigracionit, dhe të mos përdorin gjuhën e tyre amtare kur flasin për rusët.
Nga kursi, ata gjithashtu marrin vesh se nuk duhet “as të pëshpëritin” në publik në gjuhën e tyre amtare, raportoi gazeta "Kommersant".
Për më tepër, praktika e zakonshme e Azisë Qendrore për t’iu drejtuar njerëzve si “vëlla” ose “motër”, thuhet se është e papranueshme kur ata u referohen rusëve.
Përveç kufizimeve në gjuhë dhe në sjellje, ka edhe kufizime fetare, përfshirë ndalimin e therjes së kafshëve në publik.
Kursi, i cili përfshin 11 video të animuara me një personazh të quajtur Timur, ka edhe një mësim historie, sipas të cilit “zhvillimi i Azisë Qendrore është financuar në mënyrë të konsiderueshme nga buxheti i Bashkimit Sovjetik”.
Kursi, gjithashtu, supozohet se u tregon emigrantëve për mundësinë e “marrjes së shtetësisë ruse në mënyrë të thjeshtuar”: duke shërbyer në ushtrinë ruse.
Ai përfshin edhe paralajmërime kundër bashkimit me ekstremistë ose persona të përfshirë në aktivitete terroriste.
Rregullat e tilla të sjelljes nuk janë bërë ende ligj, por disa analistë i thanë gazetës "Kommersant" se ky “kurs i përshtatjes” mund të bëhet i detyrueshëm për të gjithë emigrantët që kërkojnë qëndrim afatgjatë, punësim dhe shtetësi në Rusi.
Stanislav Bedkin, nënkryetar i Agjencisë Federale të Çështjeve Etnike të Rusisë, tha se kursi është testuar me sukses në katër rajone ruse, përfshirë Moskën. Pas disa përmirësimeve, ai tha se kursi i përditësuar është dërguar në të gjitha rajonet e vendit.
“Do të rritet korrupsioni”
Shumë emigrantë kirgizë në Rusi mësuan për këto rregulla vetëm nga raportet e lajmeve në internet.
Asan, një punëtor kirgiz që jeton tash e shtatë vjet në Rusi, thotë se po mendon për t’u kthyer në Kirgizi ose për të bërë përpjekje për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të shqetësimit të tij për rregullat e reja të raportuara.
“Ligjet këtu po ndryshojnë çdo ditë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë... Ende nuk mund të na gjobisin nëse flasim në gjuhën kirgize”, i tha ai Shërbimit kirgiz të Radios Evropa e Lirë.
Emigranti tjetër kirgiz, Maksat, mendon se rregullat e reja do ta rrisin korrupsionin në mesin e policëve rusë.
“Ata do të fitojnë para nga emigrantët për diçka që nuk ekziston”, thotë ai.
“Do të rritet korrupsioni [në mesin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit]. Emigrantët do të vuajnë si zakonisht. Ne do të heshtim sikur të jemi në një regjim totalitar”, shton Maksati.
"Kommersant" raportoi se kursi aplikohet tashmë në së paku pesë rajone: Kaliningrad, Moskë, Perm, Jakutia dhe Krasnodar.
Një përfaqësues nga Ministria kirgize e Emigrantëve në Rusi i tha Radios Evropa e Lirë se “rregullat e reja për sjelljen e emigrantëve janë vetëm një propozim” dhe se i gjithë kursi, aktualisht, është duke u studiuar nga zyrtarët në Kirgizi.
Avokati kirgiz, Erlanbek Toktosunov, i cili punon në Rusi, thotë se pajtohet me kërkesën që emigrantët t’i njohin ligjet ruse. Por, sipas tij, shumica e emigrantëve nga Azia Qendrore, që kërkojnë punë në Rusi, vijnë nga rajonet rurale dhe nuk flasin rusisht.
“Njerëzit e zakonshëm nga rajonet rurale të Azisë Qendrore shkojnë [në Rusi] për të siguruar jetesën, por shumica e tyre nuk flasin mirë rusisht dhe ata, thjesht, punojnë si pastrues të rrugëve ose në ndërtim”, thotë Toktosunov për Radion Evropa e Lirë.
A mund të mbijetojë Rusia pa emigrantë?
Sipas Ministrisë së Brendshme ruse, rreth 10.5 milionë emigrantë - kryesisht nga Uzbekistani, Taxhikistani dhe Kirgizia - punojnë në Rusi.
Azia Qendrore, prej vitesh, është burim kryesor i fuqisë së lirë punëtore për Rusinë. Ajo i plotëson shumë boshllëqe të saj, që janë krijuar për shkak të nevojave të ushtrisë ruse, pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Ndërsa zyrtarët e lartë rusë janë të vetëdijshëm për deficitin e fuqisë punëtore në vend dhe ndikimin e tij negativ në ekonomi, disa rajone janë duke vënë kufizime në punësimin e emigrantëve.
Rreth 18 rajone kanë miratuar ose janë në proces të miratimit të ligjeve që ndalojnë punësimin e emigrantëve si shoferë taksie, si shitës të alkoolit dhe duhanit, si punonjës në shërbimet financiare e të tjera.
Shumë prej këtyre kufizimeve janë ndërmarrë pas sulmit terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, në muajin mars. Në atë sulm kanë mbetur të vrarë 145 njerëz.
Ndjenjat antiemigrante në Rusi janë rritur pas këtij sulmi, duke bërë që vende si Taxhikistani dhe Kirgizia t’i paralajmërojnë qytetarët e tyre kundër udhëtimit në Rusi.
Po ashtu, shumë emigrantë janë mbajtur në paraburgim pas mbërritjes në Rusi dhe shumë prej tyre u është refuzuar hyrja - pavarësisht se kanë pasur dokumente të vlefshme - dhe janë kthyer në vendet e tyre të origjinës.
Por, edhe para sulmit terrorist, emigrantët kanë qenë shpesh cak i diskriminimit në Rusi.
Çdo vit, autoritetet ruse kryejnë fushata të mëdha kundër emigrantëve, të cilat përfshijnë bastisje gjithëpërfshirëse në xhami, në biznese që punësojnë qytetarë nga Azia Qendrore dhe në vende ku mblidhen emigrantët.
Pavarësisht vështirësive të tilla, shumë qytetarë nga Azia Qendrore nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse të vazhdojnë të punojnë në Rusi.
Taxhikistani dhe Kirgizia janë ndër vendet më të varfra në Azinë Qendrore dhe remitancat nga qytetarët e tyre, që punojnë në Rusi, përbëjnë gati gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto të këtyre vendeve./REL
Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj për sigurinë ...
Avioni luftarak F-16 ka pesëdhjetë vjet që shërben, me një...
Raketa të shumta kanë goditur mbrëmjen e sotme qytetin...
Plani i ri i Nënpresidentes Kamala Harris për ekonomin...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells është ...
Rivalët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikan...
Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSH...
Ministri i Brendshëm i Francës tha sot se nuk mund të përj...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sërish ka krit...
Ushtria izraelite urdhëroi më 27 korrik evakuimin e zo...
Miroslav Lajçak do të vijojë të jetë emisari i BE-së p...
Rreth 4,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëp...
Delegacionet nga Egjipti, SHBA, Katari dhe Izraeli pri...
Ismael 'El Mayo' Zambada është një nga emrat më famëke...
Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SH...
Kompania hekurudhore franceze SNCF ka paralajmëruar se...
Hapja e Lojërave Olimpike Paris 2024 ishte krejtësisht...
FBI-ja deklaroi se ish-Presidenti Donald Trump u godit...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...