SHBA-ja, e shqetësuar që fitorja e Maduro-s nuk reflekton vullnetin e popullit
Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezulta...

Në Venezuelë, Presidenti Nicolas Maduro dhe kundërshtari opozitar Edmundo Gonzales pretenduan të dy të hënën se ishin fitues të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Uashingtoni dhe qeveri të tjera të huaja kanë ngritur dyshime mbi rezultatin zyrtar të votimeve, që la në pushtet presidentin aktual.
Presidenti i Venezuelës, Nocolas Maduro, fitoi zgjedhjet për një mandat të ri, njoftuan organet zgjedhore të hënën, pas votimeve që opozita kishte shprehur besim se do t’i fitonte.
Këshilli Këmbëtar i Zgjedhjeve bëri publik rezultatin e zgjedhjeve 6 orë pas mbylljes së qendrave të votimit, duke deklaruar se zoti Maduro fitoi 51 për qind të votave, kundrejt 44 për qind të kandidatit të opozitës Edmundo González.
Të dhënat e publikuara nga institucioni qendror i zgjedhjeve nuk përmbanin rezultatet e çdo njësie votimi.
Duke iu drejtuar të hënën në mëngjes mbështetësve në një tubim në kryeqytetin Karakas, zoti Maduro premtoi “paqe dhe siguri”.
“Unë jam Nicolas Maduro Moro, presidenti i rizgjedhur i Republikës së Venezuelës”, tha ai.
Kryetarja e opozitës, Maria Corina Machado, nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se fitues ishte kandidati opozitar, González, me 70 për qind të votave. “Dum t’i themi popullit të Venezuelës dhe të gjithë botës se Venezuela ka zgjedhur një president të ri dhe ai është Edmundo González”, tha ajo.
Ndërsa zoti Maduro festonte fitoren për një mandat të tretë, shumë qeveri të huaja bënë thirrje për transparencë mbi procesin e numërimit të votave.
“Kemi shqetësime serioze se rezultati i shpallur nuk pasqyron vullnetin ose votat e popullit të Venezuelës”, u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Gjatë fjalimit të tij, zoti Maduro hodhi poshtë kritikat nga qeveritë e huaja, ndërsa e cilësoi institucionin zgjedhor në Venezuelë, që kontrollohet nga besnikë të tij, si më të besueshëm sesa autoritetet zgjedhore në vende të tjera, si në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i Kilit, Gabriel Boric, tha se ishte e vështirë të besohej rezultati i zgjedhjeve.
Edhe qeveri të vendeve të tjera, si Argjentina, Kosta Rika, Ekuadori, Guatemala, Panamaja, Paraguai, Peruja, dhe Uruguai bënë thirrje përmes një deklarate të përbashkët për transparencë mbi numërimin e votave, si e vetmja mënyrë për t’u siguruar se të dhënat e shpallura pasqyrojnë dëshirën e votuesve venezuelianë.
Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se qasja ndaj të dhënave të rezultateve të votimit në çdo qendër zgjedhore është “jetike” dhe se vullneti i popullit të Venezuelës “duhet të respektohet".
Disa aleatë, si Presidenti i Kubës dhe ai i Hondurasit e uruan zotin Maduro. Moska tha se do të forconte lidhjet me Karakasin.
Zoti Maduro po ushtron mandatin e dytë presidencial dhe votimet e së dielës ishin sfida më e fortë zgjedhore për të.
Kandidati Gonzales është një diplomat në pension, i cili hyri në garë në prill pasi Gjykata e Lartë e Venezuelës nuk lejoi pjesëmarrjen në zgjedhje të kryetares së opozitës, Machado./ Voa
Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezulta...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të dit...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do ...
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen...
Në Lindjen e Mesme janë rritur shqetësimet për një shp...
Forcat ajrore të Izraelit kanë nisur kundërsulme ndaj ...
Si pjesë e "iniciativës së saj të rritjes", qeveria gj...
Ministria e Jashtme e Izraelit tha më 28 korrik se Hez...
Me rreth 3.6 milionë banorë (të dhënat nga maji 2022), kry...
Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjel...
Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj për sigurinë ...
Avioni luftarak F-16 ka pesëdhjetë vjet që shërben, me një...
Raketa të shumta kanë goditur mbrëmjen e sotme qytetin...
Plani i ri i Nënpresidentes Kamala Harris për ekonomin...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells është ...
Rivalët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikan...
Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSH...
Ministri i Brendshëm i Francës tha sot se nuk mund të përj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...