Drogë në burgun e Veliajt
Këtë të enjte, në një nga qelitë e burgut të Durrësit, ësh...
Këtë të enjte, në një nga qelitë e burgut të Durrësit, ësh...

Në Lindjen e Mesme janë rritur shqetësimet për një shpërthim të mundshëm të dhunës pasi autoritetet izraelite thanë se një raketë nga Libani goditi një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit, të kontrolluara nga Izraeli.
Sulmi vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë në atë që ushtria izraelite tha se ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve që nga 7 tetori. Grupi militant libanez, Hezbollah që ka mbështetjen e Iranit e ka mohuar përgjegjësinë për sulmin. Sulmi i së shtunës vjen në një kohë të ndjeshme, pasi Izraeli dhe Hamasi po negociojnë një propozim armëpushimi për t'i dhënë fund luftës gati 10-mujore në Gazë dhe për të liruar afërsisht 110 persona që ende po mbahen peng atje.
Mijëra njerëz morën pjesë në ceremonitë mortore të dielën për 12 fëmijët dhe adoleshentët e vrarë nga një sulm me raketë në Lartësitë e Golanit, të kontrolluar nga Izraeli.
Grupi militant libanez Hezbollah mohoi përgjegjësinë për sulmin në fshatin Majdal Shams. Izraeli e vlerësoi sulmin si më vdekjeprurësin që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor që nxiti luftën në Gazë.
“Ajo që duhet të bëjmë është të përgjigjemi me forcë të plotë, të lirojmë pengjet dhe të ndalojmë këtë luftë. Mjaft më me sakrifikimin e gjakut të fëmijëve tanë”, tha Hithami, banor i fshatit ku u krye sulmi i së shtunës.
Sot ushtria izraelit njoftoi se gjatë natës kreu sulme ajrore kundër Hezbollahut në Liban.Të paktën 30 raketa u hodhën më pas nga Libani përtej kufirit, tha ushtria izraelite.
Autoritetet izraelite janë zotuar se grupi militant libanez, që ka mbështetjen e Iranit, do të paguajë çmim të rëndë pas sulmit të së shtunës në Lartësitë e Golanit. Viktimat e sulmit ishin pjesë e komunitetit Druzë, një sekt fetar që filloi si degë e Islamit Shiit, por që janë besnik ndaj shtetit izraelit.
Izraeli pushtoi Lartësitë e Golanit nga Siria në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e aneksoi atë në vitin 1981.
Të gjithë viktimat e sulmit të së shtunës ishin të rinj të moshës 10 deri në 20 vjeç. 20 të tjerë u plagosën, sipas ushtrisë izraelite.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se ai ishte i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe tha se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi për luftën në Gazë mund të ndihmojë për të qetësuar situatën në kufirin e Izraelit me Libanin.
“Ne po zhvillojmë bisedime me qeverinë e Izraelit dhe dua të theksoj të drejtën për të mbrojtur qytetarët e tij dhe vendosmërinë tonë për t'u siguruar që ata janë në gjendje ta bëjnë këtë. Por, ne, gjithashtu nuk duam të shohim përshkallëzimin e konfliktit. Ky ka qenë një nga synimet tona që nga dita e parë, nga 7 tetori e në vazhdim”, tha Sekretari Blinken.
Megjithatë, një përgjigje më e fortë izraelite pritet pas kthimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara dhe një takimi i kabinetit të sigurisë që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes.
Një përgjigje më të fortë se ajo gjatë natës u paralajmërua të dielën edhe nga ministri izraelit i mbrojtjes.
“Kjo është një tragjedi e tmerrshme, u vranë djem dhe vajza të pafajshme. Hezbollahu është përgjegjës dhe do të paguajë një çmim”, tha ministri Gallant.
Qeveria libaneze i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të bëjnë thirrje për përmbajtje nga Izraeli, njofton agjencia e lajmeve Reuters duke cituar ministrn e Jashtëm të Libanit, Abdallah Bou Habib.
Ai gjithashtu njoftoi se Uashingtoni i kishte kërkuar qeverisë së Libanit që t'i përcjellë një mesazh Hezbollahut për të treguar gjithashtu përmbajtje.
Irani paralajmëroi Izraelin të dielën kundër asaj që e quajti një aventure të re në Liban, në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme Nasser Kanaani.
Gjatë një ceremonie në përkrahje të Presidentit të zgjedhur iranian, Masoud Pezeshkian, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei përsëriti qëndrimin e republikës islamike ndaj Izraelit.
“Regjimi i Izraelit nuk është një shtet, është një bandë kriminale, është një bandë vrasësish dhe terroristësh”, tha zoti Khamenei.
Hezbollahu është grupi më i fuqishëm nga një rrjet grupesh të mbështetura nga Irani në të gjithë Lindjen e Mesme. Grupi libanez filloi hapjen e një fronti të dytë kundër Izraelit menjëherë pas sulmit terrorist të Hamasit, më 7 tetor.
Grupet e tjera që e kanë mbështetjen e Iranit gjenden në Irak dhe Houthit në Jemen. Të gjithë kanë kryer sulme ndaj Izraelit./ Voa
Forcat ajrore të Izraelit kanë nisur kundërsulme ndaj ...
Si pjesë e "iniciativës së saj të rritjes", qeveria gj...
Ministria e Jashtme e Izraelit tha më 28 korrik se Hez...
Me rreth 3.6 milionë banorë (të dhënat nga maji 2022), kry...
Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjel...
Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj për sigurinë ...
Avioni luftarak F-16 ka pesëdhjetë vjet që shërben, me një...
Raketa të shumta kanë goditur mbrëmjen e sotme qytetin...
Plani i ri i Nënpresidentes Kamala Harris për ekonomin...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells është ...
Rivalët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikan...
Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSH...
Ministri i Brendshëm i Francës tha sot se nuk mund të përj...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sërish ka krit...
Ushtria izraelite urdhëroi më 27 korrik evakuimin e zo...
Miroslav Lajçak do të vijojë të jetë emisari i BE-së p...
Rreth 4,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëp...
Delegacionet nga Egjipti, SHBA, Katari dhe Izraeli pri...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...