Zgjedhjet në Venezuelë, qeveria dhe opozita pretendojnë fitore
Në Venezuelë, Presidenti Nicolas Maduro dhe kundërshtari o...

Kandidati republikan për president, ish-Presidenti Donald Trump, dhe kandidatja demokrate për presidente, Nënpresidentja Kamala Harris, sulmuan njëri-tjetrin ndërsa u përpoqën të sigurojnë mbështetjen e votuesve të pavendosur në shtetet kyçe.
Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Veronica Balderas Iglesias, gara mes dy rivalëve pritet të bëhet edhe më e ashpër, kur kanë mbetur edhe tre muaj deri në ditën e zgjedhjeve.
Rreth 100 ditë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president, Donald Trump, ashpërsoi sulmet ndaj kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris, gjatë një tubimi në Minesota.
“Kemi një viktimë të re tani, Kamala. Kemi një viktimë krejtësisht të re. Sinqerisht, ajo është një radikale e çmendur e së majtës”, tha zoti Trump.
Edhe Nënpresidentja Harris sulmoi zotin Trump gjatë tubimit zgjedhor në Masaçusets.
“Ndoshta e keni vënë re se Donald Trump-i ka thënë disa gënjeshtra lidhur me të kaluarën time dhe disa nga gjërat që ai dhe numri dy i tij po thonë janë të çuditshme”, tha zonja Harris.
Ekipi zgjedhor i zonjës Harris thotë se ajo mblodhi 200 milionë dollarë që nga futja në garë pas tërheqjes së Presidentit Biden dhe se 66 për qind e tyre janë nga donatorë të rinj.
Guvernatori i Nju Hempshër, republikani Chris Sununu, thotë se entuziazmi mbi kandidaturën e zonjës Harris do të shuhet brenda 30 ditësh. Ai këshillon dyshen republikane Trump - Vance të përqendrohen te politikat e tyre, në vend të sulmeve personale.
“Qëndroni te çështjet që shqetësojnë elektoratin. Njerëzit janë të shqetësuar sepse nuk mund të paguajnë faturat, sepse nuk ndihen të sigurt në shtëpitë apo komunitetet e tyre. Këto janë çështjet që do t’i bindin ata të votojnë për Trump-in në nëntor”, thotë ai.
Guvernatori i Merilendit, demokrati Wes Moore, thotë se beson se vizioni i zonjës Harris për të ardhmen do ta ndihmojë atë të fitojë besimin e votuesve të pavendosur në shtetet përcaktuese.
“Mendoj se njerëzit tani po thonë se më në fund mund të diskutojnë mbi opsionet që kanë në këto zgjedhje. Ata e shohin se kjo nuk është garë vetëm për mbrojtjen e demokracisë, por edhe vlerave bazë, mënyrës se si i mendojmë liritë ekonomike”, thotë ai.
Nënpresidentja Harris pritet të shpallë numrin dy të kandidaturës së saj para Kuvendit Kombëtar Demokrat që pritet të mbahet në gusht në Çikago.
Profesorja e Shkencave Politike dhe anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin Rod Ajlënd, demokratja June Speakman, thotë se zakonisht përzgjedhja e nënpresidentëve ka për qëllim balancimin e kandidaturës.
“Në shumë raste përcaktohet nga rajoni. Ajo është nga pjesa perëndimore. Prandaj mund të zgjedhë dikë nga pjesa qendrore, për të siguruar votat që ndryshe nuk mund t’i merrte. Trump-i e balancoi kandidaturën e tij me dikë që është shumë më i ri”, thotë zonja Speakman.
Zonjën Harris e pret një javë e ngarkuar, me një ndalesë të planifikuar elektorale në Atlanta të Xhorxhias.
Bazuar në faqen e fushatës së zotit Trump në internet, ditëve në vijim kandidati republikan do të ketë tubime zgjedhore në Pensilvani, Nevada dhe Arizona./ VOA
Në Venezuelë, Presidenti Nicolas Maduro dhe kundërshtari o...
Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezulta...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të dit...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do ...
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen...
Në Lindjen e Mesme janë rritur shqetësimet për një shp...
Forcat ajrore të Izraelit kanë nisur kundërsulme ndaj ...
Si pjesë e "iniciativës së saj të rritjes", qeveria gj...
Ministria e Jashtme e Izraelit tha më 28 korrik se Hez...
Me rreth 3.6 milionë banorë (të dhënat nga maji 2022), kry...
Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjel...
Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj për sigurinë ...
Avioni luftarak F-16 ka pesëdhjetë vjet që shërben, me një...
Raketa të shumta kanë goditur mbrëmjen e sotme qytetin...
Plani i ri i Nënpresidentes Kamala Harris për ekonomin...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells është ...
Rivalët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikan...
Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSH...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...