Ashpërsohet gara presidenciale në SHBA, 100 ditë para zgjedhjeve
Kandidati republikan për president, ish-Presidenti Don...

Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund të dislokojë armë të reja sulmuese në përgjigje të një plani amerikan për vendosjen e raketave në Gjermani. Siç njofton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Arash Arabasadi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë sinjalizuar kohët e fundit gatishmërinë për të dislokuar armë me rreze të mesme veprimi që ishin të ndaluara për dhjetëra vite në bazë të një traktati të periudhës së Luftës së Ftohtë.
Televizioni shtetëror rus transmetoi të dielën festimet në Shën Petersburg me rastin e ‘Ditës së Marinës’. Të pranishëm në festime ishin drejtues të lartë nga 31 vende, përfshirë Kinën, Indinë, Iranin dhe Afrikën e Jugut.
Gjatë ceremonisë, marina ruse lëshoi raketa nga anije të ndryshme të flotës së Detit të Zi dhe avionët luftarakë fluturonin në qiell. Ky demonstrim force bëhet ndërsa kohët e fundit Shtetet e Bashkuara njoftuan një plan të ri për të dislokuar në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi deri në vitin 2026.
Për vëzhguesit e jashtëm dhe Presidentin Putin, kjo duket si një histori që përsëritet.
“Situata të kujton periudhën e Luftës së Ftohtë. Nëse SHBA-ja zbaton plane të tilla, ne do ta konsiderojmë veten të lirë nga moratoriumi i njëanshëm i vendosur më parë për dislokimin e sistemeve sulmuese me rreze të mesme dhe më të shkurtër. Do të marrim masa të ndërsjella”, tha Presidenti Putin.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shtëpia e Bardhë, zyrtarët amerikanë dhe gjermanë thanë se shfrytëzimi i aftësive të përparuara demonstron përkushtimin ndaj NATO-s dhe kontributit të saj për politikën e integruar evropiane për parandalimin e luftës.
Pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Kremlinit, Ministria e Mbrojtjes filloi të publikonte video që tregonin prova me raketa balistike ndërkontinentale disa ditë përpara pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Në atë kohë, Presidenti Putin foli mbi planet për të angazhuar “forcën parandaluese” të ushtrisë ë tij, duke përfshirë një komponent bërthamor. NATO-ja tha se kjo gjuhë ishte e “rrezikshme dhe e papërgjegjshme”.
Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, fuqitë perëndimore kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të Ukrainës nga ana financiare dhe ndihma ushtarake. Vendet e NATO-s premtuan kohët e fundit një ndihmë shtesë prej 43 miliardë dollarësh për vitin e ardhshëm dhe planet për vazhdimin e mbështetjes.
“Kjo mbështetje do ta bëjë Ukrainën më të fortë dhe më të aftë. Në fakt, gjithçka që po bëjmë, më shumë ndihma ushtarake, marrëveshje sigurie dhe bashkërendim, krijojnë bazat që Ukraina të triumfojë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Ndërsa Shën Petersburgu dukej i kënaqur nga shfaqja ushtarake, ekspertët shqetësohen se gatishmëria e Rusisë dhe e SHBA-së për të vendosur armë me rreze të mesme veprimi mund të nxisë një garë të re armatimi./ VOA
Kandidati republikan për president, ish-Presidenti Don...
Në Venezuelë, Presidenti Nicolas Maduro dhe kundërshtari o...
Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezulta...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të dit...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do ...
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen...
Në Lindjen e Mesme janë rritur shqetësimet për një shp...
Forcat ajrore të Izraelit kanë nisur kundërsulme ndaj ...
Si pjesë e "iniciativës së saj të rritjes", qeveria gj...
Ministria e Jashtme e Izraelit tha më 28 korrik se Hez...
Me rreth 3.6 milionë banorë (të dhënat nga maji 2022), kry...
Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjel...
Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj për sigurinë ...
Avioni luftarak F-16 ka pesëdhjetë vjet që shërben, me një...
Raketa të shumta kanë goditur mbrëmjen e sotme qytetin...
Plani i ri i Nënpresidentes Kamala Harris për ekonomin...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells është ...
Rivalët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikan...
Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...