Brezovica, shembull i bashkëjetesës shqiptaro-serbe
Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. ...

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi më i madh mes Kinës dhe Rusisë, tha të mërkurën Departamenti i Shtetit pasi presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti forcimin e lidhjeve me Pekinin dhe sinjalizoi se homologu i tij kinez, Xi Jinping do të vizitojë Rusinë.
Fjala për vizitën e zotit Xi vijnë pasi Uashingtoni tha se Kina po shqyrton mundësinë e dërgimit të armëve për luftën e Rusisë në Ukrainë, një lëvizje që do të kërcënonte të përshkallëzonte konfliktin në një konfrontim midis Rusisë dhe Kinës nga njëra anë dhe Ukrainës dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhequr nga SHBA, nga ana tjetër.
Zoti Putin priti kryediplomatin kinez, Wang Yi, në Kremlin të mërkurën, dhe i tha atij se tregtia dypalëshe mes Pekinit dhe Moskës ka tejkaluar pritshmëritë dhe se së shpejti mund të arrijë në vlerën e 200 miliardë dollarëve në vit, nga 185 miliardë dollarë që ishte më 2022.
“Presim një vizitë të Presidentit të Republikës Popullore të Kinës në Rusi. Kemi rënë dakord për këtë. Gjithçka po përparon, gjithçka po shkon drejt zhvillimit. Ne po arrijmë kufij të rinj”, tha zoti Putin.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se vizita e zotit Wang në Rusi në prag të përvjetorit të parë të luftës ishte një dëshmi e mëtejshme e radhitjes së Pekinit nga ana e Moskës.
"Ne jemi të shqetësuar sepse këto dy vende ndajnë një vizion," tha zoti Price në një konferencë shtypi. "Është një vizion i një epoke në të cilën vendet e mëdha mund të kërcënojnë vendet e vogla, kufijtë mund të ndryshohen me forcë, një epokë në të cilën fuqia vendos," tha ai.
“Nuk kemi parë deri tani që Kina t'i japë Rusisë ndihmë vdekjeprurëse, por as nuk besojmë se e kanë eliminuar si opsion”, shtoi zoti Price.
Agjencia ruse e lajmeve "Tass" citoi zotin Wang - i cili mbajti një takim të veçantë me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov - të ketë thënë se Kina "do t'i përmbahet në mënyrë të vendosur një pozicioni objektiv dhe të paanshëm dhe do të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të krizës" në Ukrainë.
Ministria e jashtme ruse tha se mirëpret një rol më aktiv të Kinës në zgjidhjen e konfliktit dhe se vlerëson "qasjen e balancuar" të Kinës. Por në një deklaratë të veçantë, ministria tha se zoti Lavrov dhe zoti Wang nuk kishin diskutuar për një plan të supozuar kinez paqeje.
Mbështetja e fuqisë së madhe të Kinës në mes të konfrontimit më të madh me Perëndimin që nga kulmi i Luftës së Ftohtë, mund t’i jape mundësi presidentit rus që ta paraqesë izolimin e Rusisë në Perëndim si një anim të Moskës drejt Azisë.
Zoti Wang i tha Presidentit Putinit se marrëdhëniet midis dy vendeve i kishin rezistuar një situate të paqëndrueshme ndërkombëtare.
Marrëdhënia midis Kinës dhe Rusisë, tha zoti Wang përmes një përkthyesi, nuk ishte e drejtuar kundër asnjë pale të tretë, por po ashtu "nuk do t'i nënshtrohej presionit të palëve të treta" - një referencë e qartë ndaj Shteteve të Bashkuara.
"Së bashku ne mbështesim multipolaritetin dhe demokratizimin në marrëdhëniet ndërkombëtare," i tha zoti Wang Presidentit rus.
Kur Presidentit Xi dhe Putin u takiuan pak para se Rusia të dërgonte trupa në Ukrainë në shkurt 2022, ata nënshkruan një partneritet "pa kufij" që shkaktoi ankth në Perëndim.
Rusia tani është më e varur nga Pekini se kurrë dhe është një partner i vogël i Kinës së rigjallëruar e cila tashmë kryeson në shumë teknologji të shekullit të 21-të.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të shtunën e paralajmëroi zotin Wang për pasojat nëse Kina ofron mbështetje me armë për agresionin e Rusisë, diçka që Pekini ka mohuar se po e bën.
Pas paralajmërimeve të zotit Blinken, Kina tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në kushtet të bënin kërkesa.
Zoti Xi ka qëndruar pranë zotit Putin gjatë konfliktit në Ukrainë, duke i rezistuar presionit perëndimor për të izoluar Moskën. Tregtia kinezo-ruse është rritur që nga fillimi i agresionit dhe Kina është blerësi më i madh i naftës në Rusi, një nga burimet kryesore të të ardhurave për arkën e shtetit të Moskës./VOA
Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. ...
Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksion...
Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë ...
Gjykata e Lartë u duk skeptike të mërkurën mbi një padi që...
Ushtria e Afrikës së Jugut ka mbrojtur vendimin e saj që t...
Për rreth 10 orë me radhë, është bastisur në Prishtinë ban...
Që nga ditët e para të agresionit rus kundër vendit të tij...
Ligjvënësit hungarezë do të votojnë për aplikimet për ...
Njoftimi i Presidentit Vladimir Putin se Rusia do të pezul...
Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter po kalon momente...
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se Presidenti rus...
Bashkimi Evropian po shënon përvjetorin e parë të fill...
Një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë pritet që ...
Gjermania ka dëbuar dy punonjës të ambasadës iraniane në B...
Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievi...
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Poloni, presidenti am...
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e njohur si Duma e Shtetit...
Leon Paneta nuk ka dyshime në përvjetorin e parë të pushti...
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesv...
Teksa po i afrohemi hyrjes në vitin e dytë të pushtimit br...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...