“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se Presidenti rus Vladimir Putin bëri një gabim të madh duke pezulluar pjesëmarrjen e vendit të tij në traktatin e fundit të mbetur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, atë të kontrollit të armëve bërthamore. Këto ishin komentet e tij të para që nga njoftimi që zoti Putin bëri të martën lidhur me traktatin e njohur si ‘START-i i ri’. Presidenti amerikan ishte në Poloni për të siguruar aleatët e krahut lindor të NATO-s se Uashingtoni do të qëndrojnë krah të tyre ndërsa Rusia vazhdon me agresionin e saj në Ukrainë.
Vendimi pritet të ketë një ndikim të menjëhershëm tek mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të monitoruar aktivitetin bërthamor rus. Megjithatë pakti ishte pothuajse i vdekur, pas anulimit që Moska i bëri në fund të vitit të kaluar bisedimeve që kishin për qëllim të shpëtonin marrëveshjen, për të cilën të dyja palët kanë akuzuar tjetrën për shkelje.
"Është një gabim i madh", tha Presidenti Biden.
Komentet e presidentit amerikan erdhën teksa ai i dha fund një vizitë katër-ditore në Poloni dhe Ukrainë, me bisedime me udhëheqësit e atij që njihet si grupi i Bukureshtit, në përbërje të të cilit janë 9 vende të pjesës më lindore të aleancës së NATO-s. Grupi u formua të vitin 2014 si përgjigje nga zotit Putin për aneksimin e Krimesë, një territor ukrainas. Aleanca përfshin Bullgarinë, Republikën Çeke, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Rumaninë dhe Sllovakinë.
Ndërsa lufta në Ukrainë po zvarritet shqetësimi që ekziston mes nëntë vendeve të Bukureshtit vazhdon të jetë i madh. Shumë frikësohen se presidenti Putin mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër tyre në vijim, nëse do të jetë i suksesshëm në Ukrainë.
"Ju jeni vija e parë e mbrojtjes sonë kolektive", u tha udhëheqësve të grupit Presidenti Biden të mërkurë. “Dhe ju e dini, më mirë se kushdo, se çfarë po rrezikohet nga ky konflikt. Jo vetëm Ukraina, por edhe liria e demokracia në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën”, shtoi ai.
Presidenti tha se pakti i NATO-s për mbrojtje kolektive është "i shenjtë" dhe se: "ne do të mbrojmë, çdo pëllëmbë të NATO-s, në kuptimin e plotë të fjalës".
Një ditë më parë përpara Kështjellës Mbretërore të Varshavës, Presidenti Biden paralajmëroi se nëse agresioni rus, nuk kontrollohet, nuk do të ndalet në kufijtë e Ukrainës. “Orekset e autocratëve nuk mund të shuhen”, tha ai. "Ata duhet të kundërshtohen".
Kryeministri hungarez Viktor Orban, udhëheqësi populist i krahut të djathtë, i cili tha javën e kaluar se Bashkimi Evropian është pjesërisht fajtor për zgjatjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, ka hequr dorë nga sanksionet ndaj Moskës dhe armatosja e Kievit. Zoti Orban anashkaloi takimin me Presidentin Biden dhe në vend të tij morri pjesë Presidenti Katalin Novák.
Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis, këmbënguli se B9-ta është më e fortë se kurrë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili mori pjesë në takim tha se: "Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë lufta, por kur ajo të përfundojë, ne duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet". Duke vënë në dukje veprimet e kaluara të Rusisë në Gjeorgji dhe Ukrainë, ai shtoi: “Ne nuk mund të lejojmë që Rusia të vazhdojë të shkatërrojë sigurinë evropiane. Ne duhet të thyejmë ciklin e agresionit rus”.
Presidenti Biden u takua të martën në Varshavë me presidenten moldave Maia Sandu, e cila javën e kaluar pretendoi se Moska qëndron pas një komploti për të rrëzuar qeverinë e vendit të saj duke përdorur sabotatorë të jashtëm.
I vendosur mes Ukrainës dhe Rumanisë dhe një prej vendeve më të varfra të Evropës, kombi i Evropës Lindore ka pasur lidhje historike me Rusinë, por dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian. Preisdenti Biden në fjalët e tij dhe miratimin për kërkesën e Moldavisë për t'u bërë pjesë e BE-së./ Voa
Bashkimi Evropian po shënon përvjetorin e parë të fill...
Një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë pritet që ...
Gjermania ka dëbuar dy punonjës të ambasadës iraniane në B...
Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievi...
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Poloni, presidenti am...
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e njohur si Duma e Shtetit...
Leon Paneta nuk ka dyshime në përvjetorin e parë të pushti...
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesv...
Teksa po i afrohemi hyrjes në vitin e dytë të pushtimit br...
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një para...
Prezantuesi i rrjetit televiziv "CNN", Don Lemon, do të ri...
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka urdhëruar k...
Kryeministrja e djathtë e Italisë Meloni ishte aleatja e f...
Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga SHBA-ja. Një anët...
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së...
Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Preside...
Gjermania do të dyfishojë ndihmën për Turqinë dhe Siri...
Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në Poloni se një vi...
Njëzet e gjashtë fjalë të përfshira në një ligj të vitit 1...
Të paktën një raketë ruse goditi në një rrugë të freku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...