Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Bashkimi Evropian po shënon përvjetorin e parë të fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shqyrtuar vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Moskës. Sanksionet e mëparshme kanë vënë në shënjestër produktet si nafta, gazi, qymyri, çeliku, cigaret, vodka dhe ari. Por eksportet e diamanteve pritet të jenë sërish jashtë listës së sanksioneve të BE-së.
Qyteti historik i Antverpit është larg fushëbetjave në Ukrainë. Por, ai është i lidhur me konfliktin përmes diamanteve ruse. Pothuajse të gjitha diamantet e papërpunuara të importuara në Bashkimin Evropian mbërrijnë në Antverp. Një e katërta e tyre zakonisht vijnë nga Rusia.
Ukraina ka kërkuar prej kohësh vendosjen e sanksioneve ndaj industrisë ruse të diamanteve, që sipas Kievit, po ndihmon në financimin e makinerisë luftarake të Moskës. Në qendër të vëmendjes është kompania e fuqishme e diamanteve Alrosa, e cila është pjesërisht në pronësi të qeverisë ruse.
Vitin e kaluar, Uashingtoni dhe Londra vendosën sanksione ndaj importeve të diamanteve ruse. Por jo BE-ja.Disa ligjvënës po bëjnë presion për ta ndryshuar këtë.
“Sektori i diamanteve në Antverp në të kaluarën ka udhëhequr përpjekjet kundër importimit të diamanteve nga zonat e luftës në Afrikë, të ashtuquajturit diamante gjaku. Dhe është shumë e rëndësishme që Antverpi të mbetet udhëheqës në përpjekje për të ndërprerë importimin e diamanteve ruse sepse edhe ato janë diamante gjaku”, thotë deputetja belge e Parlamentit Evropian, Kathleen Van Brempt.
Por industria e diamanteve në Antverp argumenton se vendosja e sanksioneve ndaj industrisë ruse të diamanteve do të çonte në humbjen e mijëra vendeve të punës dhe thjeshtë do ta eksportonte problemin.
“Nëse nuk shiten këtu, diamantet ruse do të shiten diku tjetër. Dhe ato do të mund të shiteshin në qendrat tregtare ku mungojnë ligjet kundër pastrimit të parave dhe ato kundër financimit të terrorizmit. Në Antverp, ligjet për këto çështje janë ndër më të ashprat në botë”, thotë Tom Neys, zëdhënës i Qendrës Botërore të Diamantit në Antverp.
Edhe kryebashkiaku i Antverpit është kundër ndalimit të importit të diamanteve ruse. Zyra e tij nuk iu përgjigj kërkesave të Zërit të Amerikës për intervistë.
Por politikanët dhe udhëheqësit e industrisë së diamanteve në Antverp janë dakord për nevojën e krijimit të një sistemi ndërkombëtar për të gjurmuar diamantet ruse në anën tjetër të kufirit. Mediat thonë se Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera po diskutojnë mbi mënyrën se mund të funksionojë kjo.
Një organizatë hulumtuese beson se kjo është e mundur, por me disa përjashtime.
“Ne mendojmë se është e mundur të krijohet një organizatë monitoruese, por kjo do të kërkonte koordinim të madh dhe analizë teknike. Dhe pyetja është se kush do të duhet të jetë në bordin e saj dhe sa gjithëpërfshirëse do të duhet të jetë. Ekziston rreziku se eksportuesi e mëdhenj të diamantit mund të mos marrin pjesë në krijimin e një organizate të tillë”, thotë Filip Reyniers, Drejtor i Shërbimit Ndërkombëtar të Informacionit të Paqes.
Zyra e deputetes Van Brempt ka gjurmuar eksportet ruse të diamanteve, dhe mënyrat se si Moska po anashkalon sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe ato të vendeve të tjera.
Por ligjvënësja belge e Parlamentit Evropian ende beson se sanksionet e BE-së ndaj industrisë ruse të diamantit janë të rëndësishme, së bashku me një sistem gjurmimi të pagabueshëm për të ruajtur reputacionin e Antverpit si një qendër etike e diamanti./ Voa
Një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë pritet që ...
Gjermania ka dëbuar dy punonjës të ambasadës iraniane në B...
Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievi...
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Poloni, presidenti am...
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e njohur si Duma e Shtetit...
Leon Paneta nuk ka dyshime në përvjetorin e parë të pushti...
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesv...
Teksa po i afrohemi hyrjes në vitin e dytë të pushtimit br...
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një para...
Prezantuesi i rrjetit televiziv "CNN", Don Lemon, do të ri...
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka urdhëruar k...
Kryeministrja e djathtë e Italisë Meloni ishte aleatja e f...
Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga SHBA-ja. Një anët...
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së...
Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Preside...
Gjermania do të dyfishojë ndihmën për Turqinë dhe Siri...
Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në Poloni se një vi...
Njëzet e gjashtë fjalë të përfshira në një ligj të vitit 1...
Të paktën një raketë ruse goditi në një rrugë të freku...
Mbi 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...