Arsenali bërthamor rus/ Sa i madh është dhe kush e kontrollon?
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një para...

Teksa po i afrohemi hyrjes në vitin e dytë të pushtimit brutal të Ukrainës nga ana e Rusisë, është shfaqur një narrativë e rreme, sipas së cilës Perëndimi po bën gjithçka që ka në dorë për të mbështetur Ukrainën, por pa e përshkallëzuar më tej konfliktin.
Por kjo lloj narrative përgënjeshtron një të vërtetë të pakëndshme, por të nevojshme: Qasja aktuale rrezikon humbjen e Ukrainës, ndërsa një rrugë më e mirë drejt fitores e gjymton rrjetin e madh të oligarkëve pranë Vladimir Putin, të cilët bëjnë ende një jetë luksoze në vendet perëndimore që ata pretendojnë se i urrejnë, por që duan të investojnë, pushojnë dhe banojnë atje.
Njoftimi i Shtetet e Bashkuara ditët e fundit se do të dërgojnë në Ukrainë tankun “M1 Abrams” u cilësua si një ngjarje me peshë për luftën historike të Ukrainës për pavarësi. Lajmi erdhi menjëherë pas Forumit të Davosit, ku të pranishmit konfirmuan mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën, e cila sipas tyre është një fitore në vetvete.
Për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, unë kam qenë pranë vijës së parë të frontit, duke ofruar dhjetëra miliona dollarë ndihmë në ilaçe, gjeneratorë dhe furnizime bazë për të ndihmuar popullin ukrainas. Kam qenë dëshmitar i torturave dhe vrasjeve të civilëve, përdhunimeve sistematike dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit nga forcat ruse.

Shumë elita dhe politikëbërës në Perëndim, janë të shkëputur nga realiteti. Ata besojnë se sanksionet e tyre formale dhe ndihma e re ndaj Ukrainës do të sjellë dalëngadalë fitoren e saj. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë një meritë të madhe për bashkimin e tyre në ofrimin e ndihmës ushtarake dhe humanitare ndaj ukrainasve guximtarë që po mbrojnë atdheun e tyre.
Por ata duhet të bëjnë më shumë. Për të ndalur gjakderdhjen e rusëve, Perëndimi duhet ta godasë qeverinë ruse aty ku i dhemb më shumë, dhe të shënjestrojë rrjetin e gjerë të oligarkëve që e mbështesin atë. Mediat raportojnë sekuestrimin e herëpashershëm të ndonjë jahti luksoz.
Por e vërteta e hidhur është se elita ruse ka arritur të shmangë me sukses sanksionet “pa dhëmbë” që janë aktualisht në fuqi. Për këtë mjafton të shihni miliarderët rusë që jetojnë në Londrës, në zona tregtare më të bukura të Francës dhe vendpushimet dimërore si Kurshevel, ose vendpushimet verore në Maldive dhe Dubai.
Ato janë të mbushura me rusë që shpenzojnë shumë, që kanë lidhje të ngushta me Kremlinin, që janë të pandëshkueshëm dhe që jetojnë si Zotat. Unë dyshoj se gati çdo dhomë hoteli në botë që kushton 25.000 dollarë në natë është e zënë nga një rus.
Derisa të ndryshojë ky realitet, këta oligarkë të plotfuqishëm do të vazhdojnë ta mbështesin luftën e përgjakshme të Putinit. Ata aktualisht nuk po paguajnë asnjë kosto reale. Kësisoj, vënia në shënjestër dhe sekuestrimi i pasurisë së bashkëpunëtorëve të shumtë të Putinit është një pjesë thelbësore e çdo strategjie reale për t’i dhënë fund pushtimit të tij katastrofik të Ukrainës.

Çfarë do të thotë konkretisht? Shihni rastin e Sergei Çemezov, kreu i konglomeratit shtetëror rus të mbrojtjes, Rostec Corp, dhe një i besuar i vjetër i Putinit. Avioni i tij personal që kushton 80 milionë dollarë vazhdon të udhëtojë nëpër Evropë, pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj vetë Çemezov.
Si ka mundësi diçka e tillë? Vitin e kaluar ky avioni u riregjistrua në Serbi, dhe tani ai udhëton lirshëm në Serbi, Zvicër, Kroaci dhe Austri. Në fakt ky avion duhet konfiskuar në shumë vende europiane që mund të ndalet. Apo rastin e Roman Abramoviç, pronarit të klubit të futbollit Çelsi.
Ai mund të jetë detyruar që ta shesë ekipin e tij. Por një investigim i ri nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit zbuloi se pavarësisht sanksioneve ai po merr ende financime nga banka e madhe zvicerane “Credit Suisse”.
Së fundi, merrni parasysh rastin e Jevgeni Prigozhin, themeluesin e Grupit Vagner, një organizatë paraushtarake ruse, mercenarët e së cilës po luftojnë për Rusinë në Ukrainë. Dikush mund të supozojë se Prigozhin është pikërisht lloji i biznesmenit që Perëndimi do ta shënjestronte fort me sanksione, duke pasur parasysh rolin e tij të drejtpërdrejtë në luftë.

Por qeveria britanike miratoi së fundmi një dekret të veçantë që e lejonte atë të punësonte avokatë në Britani për të paditur një gazetar. Këta kleptokratë janë në krye të çdo liste publike dhe sekrete të financuesve të Putinit. Dhe ata janë shembuj kryesorë se sa të dobëta janë sanksionet aktuale.
Nëse Prigozhin, një pasardhës i mundshëm i Putinit, po trajtohet në mënyrë të veçantë nga Doëning Street Nr. 10, imagjinoni mirëpritjen e ngrohtë që përfiton pjesa tjetër e kleptokracisë ruse nga bankat, sekserët, shkollat e nivelit të lartë dhe resortet më ekskluzive në mbarë botën.
Perëndimi ndihmoi në krijimin e skemave të përpunuara dhe strukturave të kontabilitetit që përdorin oligarkët për të ruajtur dhe rritur pasurinë e tyre. Kjo është arsyeja pse Perëndimi duhet t’i zbulojë dhe zhdukë ato. Në veçanti, SHBA-ja duhet të këmbëngulë që aleatët e saj të pushojnë së lejuari oligarkët rusë të vazhdojnë të qetë aktivitetin dhe jetën e tyre.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të ndërmarrin me shpejtësi 3 ndryshime të mëdha për të shpëtuar jetën e dhjetëra mijëra ukrainasve, dhe për t’i dhënë fund gjakderdhjes që po shkakton Rusia. Së pari, ata duhet të përdorin kapacitetet e duhura që të garantojnë zbatimin e sanksioneve, duke shfrytëzuar ekspertizën më të mirë nga sektori privat për të zbatuar sanksionet që janë shpallur dhe për t’u dhënë atyre “dhëmbë” të vërtetë për të “kafshuar”.
Së dyti, duhet të zgjerojnë listën e rusëve që janë subjekt i sanksioneve. Sepse lista aktuale vetëm sa i ka gërvishtur paksa në sipërfaqe ata që po mbështesin pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Së treti, Perëndimi duhet t’u mohojë oligarkëve rusë qasjen në portet e sigurta në mbarë botën ku ata banojnë, pushojnë dhe investojnë pasurinë e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme.
Nëse ata duan që të mbështesin Putinin, le të rrinë në Moskë bashkë me të. Kjo lloj goditje ndaj oligarkëve të Kremlinit do të sillte përfitime afatgjata për sigurinë e ardhshme të Europës. Por edhe për vetë Rusinë. Sepse Putin nuk do të jetë përgjithmonë në pushtet. Por kushdo që vjen pas tij, do ta gjejë veten të rrethuar nga një shërbim inteligjence, ushtri, industri mercenarësh dhe një elitë ekonomike, që do të jenë të zhytur thllë në korrupsion, krim të organizuar dhe një nacionalizëm të dhunshëm.
Tanket e reja vetëm sa do të blejnë kohë për Kievin, përpara se fuqia ushtarake e pakufizuar e Rusisë dhe gatishmëria për të përthithur humbjet e mëdha në fushën e betejës, të nxisin një diskutim tjetër mbi sistemet e tjera të armëve që i duhen Ukrainës.
Prandaj mënyra më e mirë për të dalë nga ngërçi aktual vdekjeprurës, që na kujton llogoret në Luftën e Parë Botërore, është të provojmë një qasje të re. Le t’i tregojmë njerëzve që e financojnë Putinin, se mënyra e jetesës dhe pasuria e tyre nuk janë të sigurta për sa kohë që Rusia vazhdon të luftojë kundër civilëve të pafajshëm ukrainas.
Shënim: Amed Khan, ish-zyrtar i qeverisë amerikane. Dy vite më parë ndihmoi në evakuimin dhe zhvendosjen e mijëra aleatëve afganë në rrezik. Ai është themeluesi i “Elpida Home” e cila strehoi refugjatët në Greqi gjatë krizës evropiane të refugjatëve.
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një para...
Prezantuesi i rrjetit televiziv "CNN", Don Lemon, do të ri...
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka urdhëruar k...
Kryeministrja e djathtë e Italisë Meloni ishte aleatja e f...
Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga SHBA-ja. Një anët...
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së...
Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Preside...
Gjermania do të dyfishojë ndihmën për Turqinë dhe Siri...
Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në Poloni se një vi...
Njëzet e gjashtë fjalë të përfshira në një ligj të vitit 1...
Të paktën një raketë ruse goditi në një rrugë të freku...
Mbi 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që k...
Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën vazhdon të...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se Rusi...
Tetë njerëz kanë vdekur në Siri dhe Turqi pas tërmetit 6.4...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga takimi i 2...
Presidenti rus Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim n...
Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës, Pjetër Shal...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, viziton të martën ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...