Agjencia e Mjedisit në SHBA urdhëron kompaninë e transportit të pastrojë shinat nga rrjedhjet toksike
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka urdhëruar k...

Prezantuesi i rrjetit televiziv "CNN", Don Lemon, do të rikthehet në punë të mërkurën dhe do t'i nënshtrohet një procesi zyrtar kualifikimi, pas komenteve të tij të bëra në transmetim në lidhje me kandidaten republikane për presidente Nikki Haley. Lajmi u njoftua nga drejtori ekzekutiv i rrjetit Chris Licht, në një email drejtuar punonjësve të hënën në mbrëmje.
Letra, siguruar nga agjencia ‘Associated Press’, nuk specifikonte llojin e trajnimit të cilit do t’i nënshtrohej prezantuesi televiziv. Zoti Licht shtonte se ishte e rëndësishme për të që rrjeti “të balanconte llogaridhënien me nxitjen e një kulture në të cilën njerëzit mund të mësojnë dhe të rriten nga gabimet e tyre”.
Don Lemon nuk ka qenë në transmetim që prej ditës së enjte të javës së kaluar, kur gjatë emisionit të mëngjesit në "CNN", tha se 51-vjeçarja Nikki Haley nuk ishte "në kulmin e saj".
Zoti Lemon dhe prezantueset e tjera të emisionit, Poppy Harlow dhe Kaitlan Collins ishin duke diskutuar rreth deklaratave të zonjës Haley, sipas së cilës politikanët mbi 75 vjeç t'u nënshtroheshin ekzaminimeve të detyrueshme mbi aftësitë e tyre mendore.
"Nikki Haley nuk është në kulmin e saj, më vjen keq", tha zoti Lemon në transmetim, duke shpjeguar se pse ai nuk ndihej rehat me çështjen e diskutimit të moshës. Ai tha se një grua konsiderohet të jetë në kulmin e saj kur është në të 20-at, 30-at dhe ndoshta të 40-at, dhe se zonja Haley është 51 vjeç.
Ai u sfidua nga bashkëprezantuesja e emisionit Poppy Harlow, që kërkoi që ai të sqaronte se çfarë po përpiqej të thoshte me këtë komente: “Mendoj se ne duhet ta sqarojmë nëse e ke fjalën për mundësinë për të lindur fëmijë apo po flet mbi mundësinë për të qenë president?”
"Mos u përpiq të më kundërvihesh mua sepse thashë disa të vërteta të hidhura, thjesht po them se cilat janë faktet", u përgjigj me tej Don Lemon. Ai e solli sërish këtë temë në vëmendje një orë më vonë, por u kundërshtua nga komentatorja Audie Cornish.
"Ajo është në kulmin e saj për të kandiduar për këtë post", tha zonja Cornish për zonjën Haley. “Të jesh në kulmin e karrierës politike, për këtë po flasim”, shtoi ajo.
Po atë ditë zoti Lemon lëshoi një deklaratë duke thënë se i vinte keq për komentet e tij, të cilat u kritikuan gjerësisht. Vetë zonja Haley i quajti ato seksiste si dhe e përdori rastin për të mbledhur fonde.
Sipas gazetës ‘The New York Times’, zoti Licht e kishte kritikuar zotin Lemon gjatë një telefonate me personelin të premten, duke thënë se komentet e tij ishin "shqetësuese, të papranueshme dhe të padrejta" dhe një "shpërqendrim i madh". Sikurse njoftoi "CNN"-i, zoti Lemon u shfaq në takim dhe u kërkoi falje kolegëve.
"U ula me Donin dhe pata një bisedë të sinqertë e kuptimplotë me të", shkruante zoti Licht në deklaratën e së hënës në mbrëmje. “Ai ka pranuar të marrë pjesë në kualifikime formale, si dhe që të vazhdojë të dëgjojë e të mësojë. Ne e kemi marrë këtë situatë shumë seriozisht”, shtonte ai më tej. Prezantuesja Poppy Harlow tha në hyrje të emisionit të mëngjesit të ditës së martë se kolegu i saj, Don Lemon, do të kthehej të nesërmen./VOA
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka urdhëruar k...
Kryeministrja e djathtë e Italisë Meloni ishte aleatja e f...
Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga SHBA-ja. Një anët...
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së...
Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Preside...
Gjermania do të dyfishojë ndihmën për Turqinë dhe Siri...
Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në Poloni se një vi...
Njëzet e gjashtë fjalë të përfshira në një ligj të vitit 1...
Të paktën një raketë ruse goditi në një rrugë të freku...
Mbi 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që k...
Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën vazhdon të...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se Rusi...
Tetë njerëz kanë vdekur në Siri dhe Turqi pas tërmetit 6.4...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga takimi i 2...
Presidenti rus Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim n...
Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës, Pjetër Shal...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, viziton të martën ...
Pasi e shtypi me gjak revolta e fundit popullore, regjimi ...
Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se do të përpiqen për a...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...