Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-në për armët bërthamore
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se Rusi...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Rusisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve.
Në fjalimin e 21 shkurtit drejtuar kombit, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është “i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike”.
Ai ka thënë se Rusia nuk po tërhiqet nga marrëveshja, mirëpo vetëm po e pezullon pjesëmarrjen.
I ashtuquajturi START-i i Ri, është traktati i vetëm për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili është zgjatur për pesë vjet më 2021.
I nënshkruar fillimisht më 2010, ky traktat ua kufizon palëve posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare.
Stoltenberg tha se Rusia po përgatitet për eskalim të luftës, e jo për paqe.
Ai tha se NATO po planifikon që të mbajë një takim me ekspertë të prokurimit të armëve për t'u siguruar që Ukraina do t'i ketë armët që i nevojiten.
Diplomatët e lartë të Bashkimit Europian paralajmëruan të hënën se duhet të gjenden mënyra për të ofruar shpejt mijëra predha artilerie për Ukrainën ose BE-ja do të duhet të përballet me mundësinë e humbjes së luftës kundër Rusisë.
Javën e kaluar, Stoltenberg tha se koha e pritjes për furnizimin e “municioneve të kalibrit të madh është rritur nga 12 në 28 muaj”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve të tij perëndimorë që të shpejtojnë mbështetjen e tyre ushtarake, duke paralajmëruar se vonesat do të jenë në dobi të Rusisë tani që po afrohet përvjetori i parë i nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt.
NATO beson se Rusia ka nisur një ofensivë të re në javët e fundit, duke rritur intensitetin e sulmeve në Ukrainën lindore, ndërkohë që edhe po shton forcat në pjesën jugore. Zyrtarët kanë thënë se Ukraina ka të ngjarë të nisë kundërofensivën e saj në pranverë./REL
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se Rusi...
Tetë njerëz kanë vdekur në Siri dhe Turqi pas tërmetit 6.4...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga takimi i 2...
Presidenti rus Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim n...
Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës, Pjetër Shal...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, viziton të martën ...
Pasi e shtypi me gjak revolta e fundit popullore, regjimi ...
Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se do të përpiqen për a...
Qeveria britanike thirri diplomatin më të lartë iranian në...
Bashkimi Europian duhet të sanksionojë "oligarkët" që ...
Fjalimi që presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, do të m...
Fjalimi i presidentit rus, Vladimir Putin, para kombit, mu...
Tre njerëz kanë humbur jetën pas tërmetit 6.4 shkallë të R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 godit mbrëmjen e so...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka kryer një vizitë të paprit...
Ndërsa raketat ruse vazhdojnë të godasin infrastrukturën d...
Ditën e sotme presidenti i SHBA, Joe Biden ka kryer një vi...
Momente paniku janë përjetuar sërish këtë mbrëmje në Hataj...
Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e ...
Planifikimet për trajnimin e ekipeve ukrainase se si të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...