Si u mbajt e fshehtë vizita e papritur e Biden në Ukrainë
Ditën e sotme presidenti i SHBA, Joe Biden ka kryer një vi...

Ndërsa raketat ruse vazhdojnë të godasin infrastrukturën dhe rrjetin energjitik të Ukrainës, shkencëtarët ukrainas në qytetin Sumy shpresojnë të fillojnë prodhimin masiv të teknologjisë për energjinë diellore. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Olena Adamenko, objektivi është që nëpërmjet energjisë diellore të ruhet furnizimi me energji i vendit.
Që nga fillimi i sulmit të Rusisë, shkencëtarët nga qyteti ukrainas Sumy kanë punuar për të zhvilluar burime alternative të energjisë – një domosdoshmëri kjo pasi lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkatërruar pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës energjitike të vendit.
Banorët shpresojnë që shkencëtarët do të jenë në gjendje të ndihmojnë.
“Fqinjëve të mi u pëlqen ajo që po bëjmë; thonë “Do të jemi mirë për sa kohë kemi Oleksiyn pranë!”, thotë Oleksiy Drozdenko, nga Universiteti Shtetëror në Sumy.
Vetë banor në këtë qytet, ai përfiton energji dhe e ndan edhe me të tjerët, falë paneleve diellore të instaluara në çati.
“U telefonojmë garazheve që merren me makinat e shkatërruara në Kiev, në Kharkiv, dhe u kërkojmë të na shesin bateritë e ringarkueshme që janë ende funksionale. Shpresojmë që në vazhdim t’u ofrojmë energji në mënyrë krejt të pavarur 3-4 shtëpive çdo ditë, për gati 10 dhjetë orë”, thotë zoti Drozdenko.
Ai është zëvendës drejtor i departamentit të shkencave kompjuterike në Universitetin Shtetëror në Sumy dhe thotë se ekipi i tij në universitet shpiku panele diellore të lëvizshme.
Çdo njësi e lëvizshme me panele diellore kushton më pak se 4 mijë dollarë. Ato po prodhohen në masë në disa pjesë të Ukrainës, përfshirë në rajonet Vinnytsia dhe Volyn.
“Mund t’i ofrojmë energji çdo pike kontrolli, spitali fushor apo postkomande në një zonë ku nuk ka elektricitet. Një person mundet ta bëjë gati paisjen për 5-7 minuta”, thotë zoti Drozdenko.
Paisja përbëhet nga gjashtë panele diellore, si dhe bateri të thjeshta makinash të vendosura në qendër të saj.
Paisjet jo vetëm që mbledhin energji dhe e depozitojnë atë, por edhe e konvertojnë në një burim të përdorshëm energjie.
“Elementi i tretë është një paisje që bën të mundur që bateritë të punojnë siç duhet dhe që na mundëson lidhjen edhe me burime të tjera energjie, si gjeneratorët”, thotë zoti Drozdenko.
Ai thotë se banorët në qytetin Sumy po instalojnë panele diellore.
“Kam parë disa njerëz që instalojnë panele diellore në shtëpitë e tyre, në çatira, në kopshte dhe që gjejnë mënyra për t’i lidhur me bateritë. Pra, është një hap drejt të qenit krejtësisht autonomë”, thotë zoti Drozdenko.
Inxhinierët në qytetin Sumy po punojnë gjithashtu për të përmirësuar edhe vetë panelet diellore, duke përdorur materiale të reja që mund të ulin koston dhe mund t’i bëjnë më miqësorë për mjedisin./ VOA
Ditën e sotme presidenti i SHBA, Joe Biden ka kryer një vi...
Momente paniku janë përjetuar sërish këtë mbrëmje në Hataj...
Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e ...
Planifikimet për trajnimin e ekipeve ukrainase se si të ...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra që të furnizojë me...
Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt m...
Iranianët kanë nisur protesta të reja kundër Qeverisë ...
Bashkimi Europian vendosi të hënën sanksione ndaj dy o...
Komisioni Europian, së bashku me Presidencën Suedeze t...
Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, i dha fund trajtimi...
Ditët e fundit ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi nuk ...
Buenos Aires është kthyer në një destinacion të preferuar ...
Milo Gjukanoviç mendon se Mali i Zi ka predispozitën m...
Pas vizitës në Turqi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony...
Autoritetet në shtetin brazilian të San Paulos thanë se së...
Mesazhi që dha Departamenti amerikan i Shtetit më 15 shkur...
Nga shumë mësime që po na mëson lufta pushtuese e Rusisë n...
Rusia ka mbetur e pakënaqur me komentet e presidentit ...
“Kina po konsideron t'i japë Rusisë armë dhe municion ...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se Europa ësh...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...