Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Mesazhi që dha Departamenti amerikan i Shtetit më 15 shkurt, Festën Kombëtare të Serbisë, përfshinte ndër të tjera këtë paragraf: “Jemi të kënaqur që të dyja vendet tona nënshkruan së fundmi një Memorandum Mirëkuptimi për të krijuar pozicione ndërlidhëse për diplomatët serbë brenda Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Ky program unik, do të nxisë jo vetëm një kuptim më të mirë të synimeve dhe objektivave tanë të politikës së jashtme, por do të krijojë kanale të reja komunikimi dhe do të ndërtojë partneritete të qëndrueshme”. Kjo deklaratë erdhi pas mbështetjes që i dha Uashingtoni ambicieve të Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, dhe lutjes që Serbia të mbështesë Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus.
Por ku nga çon kjo qasje? Serbia nuk është një vend aleat i SHBA-së. Ajo nuk është as anëtare e NATO-s apo ndonjë aleate e madhe që nuk i përket aleancës veri-atlantike, dhe ndjek politikën e neutralitetit ushtarak. Ajo nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës.
Në fakt, Beogradi është kryesisht shumë larg përafrimit me politikat e jashtme të BE-së, edhe pse ka premtuar se do t’i respektojë këto të fundit. Por Departamenti i Shtetit ka vendosur se mund ta bindë Beogradin të rreshtohet me Perëndimin.
Dhe po e bën këtë duke i ofruar jo pak gjëra të mira. Kështu, SHBA-ja po e mbështet nismën e Beogradit “Ballkani i Hapur”, i cili synon heqjen e barrierave kufitare midis Serbisë dhe popullatës serbe në vendet fqinje. Po ashtu, Uashingtoni po e mbështet propozimin e Beogradit për të ndarë qeverisjen e popullatës me shumicë serbe të Kosovës nga autoriteti i Prishtinës përmes krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kjo do të krijojë de fakto një tjetër “Republika Srpska”. Republika Srpska e Bosnjës tani po përgatitet të refuzojë autoritetin e gjykatave të Sarajevës. Të njëjtën gjë mund ta presim edhe në Kosovë, nëse Asociacioni formohet me kompetencat ekzekutive që kërkon Beogradi.
Fatkeqësisht, ka më shumë sjellje të palogjikshme të qasjen aktuale të amerikanëve ndaj Serbisë. Uashingtoni thotë se po e mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Ai synon “normalizimin” e marrëdhënieve midis tyre.
Por pasja e oficerëve të shërbimit të jashtëm serb në Departamentin e Shtetit, ndërkohë që vazhdon dialogu në Bruksel do të ngjallë në Kosovë dyshime të kuptueshme. Oficerë të tillë ndërlidhës, mësojnë shumë rreth funksioneve të brendshme të diplomacisë amerikane.
Edhe nëse caktohen në role larg Byrosë Europiane, sinjali që po dërgon Uashingtoni është i qartë: në këtë dialog ne favorizojmë perspektivën e Serbisë. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë lëvizje të këndshme, është që e njëjta gjë t’i ofrohet Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Festës së saj të Pavarësisë.
Animi i dukshëm i amerikanëve ndaj Beogradit është një diplomaci e shëmtuar. Pasi favorizon palën më pak miqësore ndërsa e zhgënjen palën më miqësore ndaj SHBA-së. Uashingtoni pret që favoret e tij ndaj Beogradit t’i kthehen në një të ardhme të pacaktuar, ndërsa kërkon që Prishtina të pajtohet që tani me nismën “Open Balkans” dhe krijimin e Asociacioni të Komunave Serbe në Kosovë.
Në këto kushte, Beogradi nuk do ta ketë të vështirë të bjerë dakord me “normalizimin”, pasi kjo do të përfshijë vërtetimin e autoritetit të Serbisë mbi popullsinë serbe të Kosovës. Pasi të ndodhë kjo me Kosovën, Serbia do të presë të arrijë të njëjtën gjë në Bosnje dhe Malin e Zi për pakicat serbe atje.
Ndërkohë ajo që Uashingtoni nuk po bën, është dhënia ndaj Kosovës e asaj që dëshiron: njohjen si shtet nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. “Normalizimi” mund të nënkuptojë njohje ndërkombëtare për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por jo të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Është e vështirë të imagjinohet një përfundim më i keq për Prishtinën.
Shënim: Daniel Serwer, profesor i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve si dhe drejtor i Programeve të Menaxhimit të Konflikteve dhe Politikës së Jashtme Amerikane në Shkollën Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare.
Nga shumë mësime që po na mëson lufta pushtuese e Rusisë n...
Rusia ka mbetur e pakënaqur me komentet e presidentit ...
“Kina po konsideron t'i japë Rusisë armë dhe municion ...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se Europa ësh...
Përpjekjet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmet...
Për zhvillimet dhe sfidat rajonale kanë diskutuar krye...
Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar ...
Enti për Mbikëqyrjen e Drogave në Australi njoftoi se së s...
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ka...
Lëkundje e tërmetit vijojnë të ndjehen në Turqinë Qëndrore...
Pasi gjykata urdhëroi publikimin e një sërë fotografiv...
Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar zyrtarisht se Rusi...
Shkencëtarët panë nga se çfarë po gërryen pak nga pak ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ka pa...
Grupi i parë prej 635 luftëtarësh ukrainas ka përfunduar n...
Mjaftuan të kalonin vetëm 2 ditë dhe tërmeti i fortë që go...
Kur Patrick Kennedy ishte në Kongres, ai herë pas here fsh...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin vizitoi të enj...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përsëriti thi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...