Moldavia bën thirrje për sanksione të BE-së ndaj oligarkëve që ndihmojnë Rusinë
Bashkimi Europian duhet të sanksionojë "oligarkët" që ...

Qeveria britanike thirri diplomatin më të lartë iranian në Londër të hënën për të protestuar për ato që tha se janë kërcënime serioze ndaj gazetarëve që jetojnë në Britani, ndërsa ministrat filluan një shqyrtim të ri të sigurisë për aktivitetet iraniane.
Një kanal televiziv me seli në Londër që kritikon qeverinë iraniane njoftoi të shtunën se do të zhvendosë studiot e transmetimeve të drejtpërdrejta për në Shtetet e Bashkuara, për shkak të rreziqeve që u kanosen në Britani.
“Jam i revoltuar nga kërcënimet e vazhdueshme nga regjimi iranian për jetën e gazetarëve që banojnë në Britani dhe kam thërritur sot përfaqësuesin iranian për ta bërë të qartë se kjo nuk do të tolerohet”, u shpreh në një deklaratë Sekretari i Jashtëm James Cleverly.
Ministria e jashtme njoftoi se të ngarkuarit me punë iranian iu tha në një takim me zyrtarët britanikë se Britania nuk do të pranojë kërcënime të tilla ndaj jetës dhe ndaj lirisë së mediave.
Më herët, qeveria britanike vendosi sanksione ndaj tre gjykatësve iranianë, tre anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike dhe dy guvernatorëve rajonalë në Iran, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Personat që u shtuan në listën e sanksioneve dhe të cilëve u ngrihen pasuritë dhe u ndalohet udhëtimi janë:
Tre gjyqtarët Musa Asif al-Hosseini, Hadi Mansouri dhe Morteza Barati. Anëtarët e Gardës Revolucionare: Mohammad Taghi Osanloo, Parviz Absalan dhe Amanollah Garshasbi. Dhe dy guvernatorët: Mohammad Karami i provincës Sistan-Baluchestan dhe Hassan Asgari, i provincës Sanandaj.
Britania, së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë kritikuar ashpër një shtypje të gjerë dhe shpesh të dhunshme të protestave popullore pas vdekjes së gruas së re kurde iraniane Mahsa Amini ndërsa mbahej nga policia në paraburgim në shtator.
Teherani akuzon kundërshtarët perëndimorë për nxitjen e trazirave mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja e zonjës Amini.
Në një deklaratë të veçantë, ministri britanik i sigurisë Tom Tugendhat tha se kishte urdhëruar një rishikim të qeverisë të udhëhequr nga ministria e brendshme për kërcënimet shtetërore që vijnë nga Irani.
"Do të përqëndrohemi tek i gjithë spektri i kërcënimeve që shohim se vijnë nga Teherani", i tha zoti Tugendhat parlamentit.
"Do t'u kërkoj agjencive tona të sigurisë të eksplorojnë se çfarë mund të bëjmë më shumë me aleatët tanë për të trajtuar kërcënimet për dhunë. Por do të trajtojmë gjithashtu edhe kërcënimin më të gjerë; që nga siguria ekonomike dhe financat e paligjshme, deri tek ndërhyrja keqdashëse në shoqërinë tonë demokratike".
Në nëntor, kreu i agjencisë britanike të zbulimit tha se shërbimet iraniane të zbulimit janë përpjekur në të paktën 10 raste të rrëmbejnë apo edhe të vrasin shtetas britanikë ose individë me qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar të konsideruar nga Teherani si kërcënim./VOA
Bashkimi Europian duhet të sanksionojë "oligarkët" që ...
Fjalimi që presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, do të m...
Fjalimi i presidentit rus, Vladimir Putin, para kombit, mu...
Tre njerëz kanë humbur jetën pas tërmetit 6.4 shkallë të R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 godit mbrëmjen e so...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka kryer një vizitë të paprit...
Ndërsa raketat ruse vazhdojnë të godasin infrastrukturën d...
Ditën e sotme presidenti i SHBA, Joe Biden ka kryer një vi...
Momente paniku janë përjetuar sërish këtë mbrëmje në Hataj...
Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e ...
Planifikimet për trajnimin e ekipeve ukrainase se si të ...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra që të furnizojë me...
Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt m...
Iranianët kanë nisur protesta të reja kundër Qeverisë ...
Bashkimi Europian vendosi të hënën sanksione ndaj dy o...
Komisioni Europian, së bashku me Presidencën Suedeze t...
Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, i dha fund trajtimi...
Ditët e fundit ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi nuk ...
Buenos Aires është kthyer në një destinacion të preferuar ...
Milo Gjukanoviç mendon se Mali i Zi ka predispozitën m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...