I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se do të përpiqen për arritjen e një qëndrimi të bashkuar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si reagim ndaj lëshimit më të fundit të raketave nga Koreja e Veriut, megjithë kundërshtitë e mëparshme nga Kina dhe Rusia.
“I bëj thirrje këshillit të dënojë këto lëshime raketash balistike”, u tha anëtarëve të këshillit Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. “I bëj thirrje këshillit që t’i kërkojë Koresë së Veriut të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare sipas të gjitha rezolutave relevante të Këshillit të Sigurimit. Dhe i bëj thirrje këshillit të inkurajojë Korenë e Veriut që të angazhohet në dialog kuptimplotë”.
Ambasadorja Thomas-Greenfield tha se pavarësisht përpjekjeve të mëparshme nga Kina dhe Rusia për të “ndalur të gjitha përpjekjet për një përgjigje kuptimplotë", Uashingtoni do t'i propozojë një deklaratë presidenciale këshillit. Ky është një mekanizëm që ka peshë më të ulët se një rezolutë, por që duhet të miratohet unanimisht.
Në maj, Pekini dhe Moska përdorën veton për të bllokuar një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara që do të kishte vendosur sanksione të reja ndaj Phenianit.
Pas mbledhjes së këshillit të hënën, tetë nga 15 anëtarët e këshillit, plus Koreja e Jugut, iu bashkuan Shteteve të Bashkuara me një deklaratë që dënonte lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut.
Të hënën në mëngjes me orën lokale, Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, që shpejt u bë e qartë se ishin kundërpërgjigje për stërvitjet e përbashkëta ajrore SHBA-Koreja e Jugut të vetëm një dite më parë.
Nisja e raketave vjen më pak se dy ditë pasi Pheniani lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale Hwasong-15 në atë që e përshkroi si një stërvitje "surprizë" për të testuar aftësinë e saj për "kundërsulm të lëvizshëm dhe të fuqishëm". Raketa ndërkontinentale mund të shihej në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, vetëm 200 kilometra nga Hokkaido.
"Siç është raportuar në disa media, qytetarët e zakonshëm japonezë mundën të shohin qartazi raketën balistike që binte nga qielli", u tha anëtarëve të këshillit ambasadori japonez Kimihiro Ishikane. "Unë supozoj se të gjithë mund të imagjinojmë se sa e tmerrshme duhet të ketë qenë të shohësh një raketë që fluturon drejt teje".
Ambasadori Ishikane tha se veprimet e Koresë së Veriut ishin "të rrezikshme dhe revoltuese", dhe se rrezikuan anijet në zonën e tyre ekskluzive ekonomike dhe ekspozuan avionët në zonën përreth ndaj një rreziku të madh.
Duke përmendur 70 raketat balistike të Phenianit të lëshuara në vitin 2022 dhe katër deri tani këtë vit, i dërguari i Koresë së Jugut i tha këshillit se Koreja e Veriut ka shumë të ngjarë të përfshihet në provokime të tjera në të ardhmen e afërt.
"Nuk ka asnjë shtet tjetër anëtar që përqesh dhe kërcënon hapur funksionimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimet e Kartës së OKB-së si Koreja e Veriut", tha ambasadori Hwang Joonkook. Ai i kërkoi këshillit të ndreqë mangësitë në rezolutat e tij dhe të detyrojë zbatimin e tyre.
"Veprimi ynë i bashkuar është thelbësor për ta udhëhequr Korenë e Veriut drejt diplomacisë dhe dialogut", shtoi ai.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut njoftoi të hënën një raund të ri sanksionesh ndaj nëntë subjekteve me lidhje të dyshuara me programin e raketave dhe atë bërthamor të Koresë së Veriut, duke përmbushur një zotim të ndërmarrë për të forcuar regjimin e sanksioneve globale, së bashku me diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë në kuadrin e punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih./VOA
Qeveria britanike thirri diplomatin më të lartë iranian në...
Bashkimi Europian duhet të sanksionojë "oligarkët" që ...
Fjalimi që presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, do të m...
Fjalimi i presidentit rus, Vladimir Putin, para kombit, mu...
Tre njerëz kanë humbur jetën pas tërmetit 6.4 shkallë të R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 godit mbrëmjen e so...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka kryer një vizitë të paprit...
Ndërsa raketat ruse vazhdojnë të godasin infrastrukturën d...
Ditën e sotme presidenti i SHBA, Joe Biden ka kryer një vi...
Momente paniku janë përjetuar sërish këtë mbrëmje në Hataj...
Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e ...
Planifikimet për trajnimin e ekipeve ukrainase se si të ...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra që të furnizojë me...
Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt m...
Iranianët kanë nisur protesta të reja kundër Qeverisë ...
Bashkimi Europian vendosi të hënën sanksione ndaj dy o...
Komisioni Europian, së bashku me Presidencën Suedeze t...
Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, i dha fund trajtimi...
Ditët e fundit ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi nuk ...
Buenos Aires është kthyer në një destinacion të preferuar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...