Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së tij të shkurtër në Kiev të hënën se ai do të lejojë dërgesa të tjera armësh me vlerë prej 500 milionë dollarësh amerikanë në ditët në vijim. Konkretisht, bëhet fjalë për municion artilerie, haubic, raketahedhës të tipit Javelin dhe armë të tjera të blinduara. Njoftimi gjatë vizitës simbolike të Bidenit pak para përvjetorit të agresionit rus në Ukrainë përshtatet në tablonë e analizës së vlerës financiare të ndihmës për Ukrainën, e cila tani është përditësuar nga Instituti në Kiel për Ekonominë Botërore (IfW).
"Amerikanët përcaktojnë ritmin kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës," thotë ekonomisti Christoph Trebesch, i cili mbikëqyr projektin "Ukraine Support Tracker" të IfW. "Hezitimi i europianëve në vitin e parë të luftës është një fenomen i jashtëzakonshëm, veçanërisht pasi burimet financiare mund të mobilizohen shpejt”, thotë Trebesch. Ai flet për pagesat kryesisht financiare nga shtetet e BE-së për të mbështetur buxhetin ukrainas, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se prodhimi ekonomik i Ukrainës ka rënë deri në 40 për qind gjatë luftës së shkaktuar nga agresori rus. Nga njëra anë, ekonomistët e IfW llogaritin ndihmën e drejtpërdrejtë financiare dhe ndihmën humanitare nga burime publike dhe, nga ana tjetër, llogaritin kostot e armëve të dorëzuara në Ukrainë. Dërgesat nga rezervat ushtarake, si ato të Bundeswehr-it gjerman, llogariten sipas çmimeve të tregut.
Sipas institutit IfW, SHBA-ja ka kaluar BE-në dhe shtetet e saj anëtare me ndihma, thuhet në përditësimin e fundit të "Ukraine Support Tracker" në dhjetor. Ajo ka premtuar edhe një vëllim tjetër të ndihmave prej 37 miliardë euro në dhjetor. Ndihma e ofruar dhe e shpallur nga SHBA tani arrin shumën e përgjithshme prej 73.1 miliardë euro, kundrejt 54.9 miliardë eurove të BE-së. Ndërkohë, Ukrainës i është dorëzuar ose premtuar ndihmë prej mbi 128 miliardë eurosh. SHBA jep dy herë më shumë se BE-ja në tërësi, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

Për herë të parë, ekonomisti i IfW Trebesch dhe ekipi i tij krahasuan ndihmën e Ukrainës me shpenzimet e tjera të më shumë se 50 shteteve mbështetëse të "Grupit të Kontaktit të Ukrainës", të cilat udhëhiqen nga SHBA. "Në përgjithësi, ndihma financiare për Ukrainën është zakonisht vetëm një pjesë e vogël e asaj që qeveritë shpenzojnë për të qetësuar krizën në vendin e tyre”, thuhet në analizë. "Vetëm Gjermania ka vendosur të ndajë më shumë se 250 miliardë euro subvencione që nga janari 2022 për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe kompanitë."
Ndihma bilaterale e Gjermanisë për Ukrainën tani arrin në 6.15 miliardë euro. Në anën tjetër, qeveria federale shpenzoi 5.65 miliardë euro për të ashtuquajturin subvencion për uljen e çmimeve të karburanteve dhe për bileta mujore me çmim prej nëntë eurosh në muaj. Me këto dy masa, qeveria gjermane verën e kaluar zbuti goditjen e çmimeve për konsumatorët e shkaktuar nga çrregullimet në treg pas sulmit të Rusisë në Ukrainë. Studiuesit nuk morën parasysh dërgesat e tankeve kryesore, si Leopard 2 për Ukrainën, të shpallura për mars. Arsyeja janë angazhimet e paqarta të vendeve europiane lidhur me këtë tank të prodhuar në Gjermani. Por një pjesë e përmbledhjes së shpenzimeve përfshin 100 milionë dollarë për trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë perëndimorë, të cilat Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi verën e kaluar.
Gjermania: Tri herë më shumë fonde për Kuvajtin
Për herë të parë, studiuesit e IfW kanë krahasuar edhe kostot e ndihmës për Ukrainën në vitin e parë të luftës me shpenzimet e vendeve perëndimore në luftëra të tjera. E matur në termat e produktit të brendshëm bruto (GDP), Gjermania shpenzoi "tri herë më shumë për të mbrojtur Kuvajtin" gjatë Luftës së Gjirit 1990/91, kur Iraku pushtoi Kuvajtin fqinj. Në atë kohë, këto para shkonin direkt në SHBA. Gjermania nuk mori pjesë drejtpërdrejtë ushtarakisht në operacionin ushtarak, me të cilin ushtria amerikane çliroi shtetin e sulmuar të Gjirit. Qeveria amerikane shpenzoi pothuajse 1 për qind të PBB-së për këtë luftë, krahasuar me më pak se 0.4 për qind sa janë dhënë për Ukrainën deri më tani. Shpenzimet vjetore ushtarake amerikane në Afganistan nga 2001-2010 ishin gjithashtu tri herë më të larta se shpenzimet e Uashingtonit për mbrojtjen e Ukrainës në vitin e parë që nga fillimi i agresionit rus. Por duhet theksuar se, ndryshe nga Ukraina, SHBA dërgoi në Afganistan dhe Lindjen e Mesme edhe trupa tokësore dhe u desh të kujdeset për to për vite me radhë.
Ekonomistët e Kielit mund të dëshmojnë gjithashtu se dërgesat dhe angazhimet ndaj Ukrainës kanë rënë shumë në qershorin e kaluar. Nga më shumë se 20 miliardë euro në maj në pesë miliardë euro në qershor.
Niveli i lartë i ndihmave u rrit prapë në nëntor, pas aksioneve të suksesshme dhe çlirimit të disa vendeve nga ushtria ukrainase në lindje dhe jug të vendit: Së pari me premtimin e BE-së për të mbështetur Ukrainën me ndihmë financiare në vitin 2023, e më pas edhe me paketën ushtarake të SHBA-së, kur Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi 37 miliardë euro ndihmë ushtarake në dhjetorin e kaluar. Nga kjo paketë do të jepen mbase edhe paratë e premtuara nga Presidenti i SHBA-së, Biden, në vlerë prej 500 milionë eurosh, për të cilat foli gjatë vizitës së tij në Kiev. Presidenti Biden tha gjatë kësaj vizite se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën mbetet "e palëkundur"./DW
Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Preside...
Gjermania do të dyfishojë ndihmën për Turqinë dhe Siri...
Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në Poloni se një vi...
Njëzet e gjashtë fjalë të përfshira në një ligj të vitit 1...
Të paktën një raketë ruse goditi në një rrugë të freku...
Mbi 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që k...
Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën vazhdon të...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se Rusi...
Tetë njerëz kanë vdekur në Siri dhe Turqi pas tërmetit 6.4...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga takimi i 2...
Presidenti rus Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim n...
Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës, Pjetër Shal...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, viziton të martën ...
Pasi e shtypi me gjak revolta e fundit popullore, regjimi ...
Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se do të përpiqen për a...
Qeveria britanike thirri diplomatin më të lartë iranian në...
Bashkimi Europian duhet të sanksionojë "oligarkët" që ...
Fjalimi që presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, do të m...
Fjalimi i presidentit rus, Vladimir Putin, para kombit, mu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...