Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...

Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. Pistat ndodhen në rajonin e Ferizajt në komunën e Shtërpcës, ku serbët janë shumicë. Privatizimi i kësaj qendre skijimi ende nuk ka ndodhur pasi ka pasur ngatërresa politike, sepse pronësinë e saj e ka kërkuar edhe Serbia. Gjithsesi këto shtigje janë një atraksion turistik për shumë shqiptarë që janë admirues të skijimit.
Noli Turjaka, me profesion arkitekt, është një skiator i njohur në stilin freerider dhe vinte në Brezovicë që kur ishte fëmijë. Problemet ndëretnike për të nuk janë problem, por mungesa e infrastrukturës, zhurma e motorëve të dëborës dhe një organizim më i mirë.

"Ndonjëherë ka tensione për shkak të situatës, të historisë dhe të gjitha ngjarjeve të tjera viteve të fundit, por nuk ka pasur incidente të mëdha. Ekziston një harmoni dhe sporti na bashkon dhe mundohemi të mos e prishim këtë."- thotë Noli Turjaka.
Ndryshe prej turistëve të fundjavës Noli qëndron këtu disa muaj gjatë dimrit dhe është më i lumtur kur ka dëborë.
Në Brezovicë arrijnë çdo fundjavë rreth 10 mijë turistë që vijnë për të skijuar dhe për ta kaluar kohën jashtë zonave urbane të Kosovës.
Brezovica ka qenë qendër skijimi edhe gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Por këtu ende nuk është bërë privatizimi pasi edhe Kosova, por edhe Serbia kërkojnë pronësinë.

Në komunën e Shtërpcës jetojnë 13.600 banorë, 9.100 serbë dhe 4.500 shqiptarë dhe disa familje rome. Qyteti nuk është shquar kurrë për indicente. Por, më 6 janar ndodhi një incident ku u plagosën dy të rinj serbë.
Kryetari i komunës, Dallibor Jevtiq, thotë se është me rëndësi që të ruhen marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe karakteri shumëetnik i kësaj komune.

"Duhet të them se ne kemi marrëdhënie të mira dhe incidenti që ndodhi më 6 janar ka brengosur njësoj ose më mirë të them gati njësoj si serbët edhe shqiptarët pasi me dekada në të shkuarën nuk kemi pasur as më të voglin incident ndëretnik." - thotë Dalibor Jevtiq, kryetar i komunës Shtërpcë. Jevtiq thotë se komuna e tij mund të zhvillohet edhe më shumë, por nevojiten investime. Ai dëshiron që qendra e skijimit t'i takojë vetëm komunës pasi beson se kjo do ta zhvillonte turizmin.

"E kemi një ide dhe plan që nuk është politik, por një plan ekonomik dhe nëse dikush vërtetë dëshiron të ndihmojë që jeta e qytetarëve të përmirësohet dhe të eliminohen incidentet e mundshme etnike, ja ku është rasti, ja mundësia të tregohet se kjo është vërtetë e sinqertë." - thotë Dalibor Jevtiq.
Shumica e atyre që punojnë në Brezovicë u përkasin etnive të ndryshme. Andaj është normale që serbët punojnë për shqiptarët dhe e kundërta. Serbët këtu flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe kështu nuk kanë pengesa të kuptohen me klientët e tyre.
Ivani punon në këtë punëtori prej më shumë se 20 vitesh. Përveç që jep ski me qira ai edhe i riparon ato. Gjuha shqipe i shërben për komunikim.

"Nëse nuk do ta dija gjuhën do të isha shumë më i ngadalësuar në punën që bëj dhe natyrisht që më ndihmon shumë. Këtu kemi respekt të madh, kjo është një qendër dhe nuk ka politikë, vetëm kulturë dhe kaq." - thotë Ivan Stoji?etoviq.
Turistët duken të kënaqur këtu. Në fundjave mund të vijnë dhe të harrojnë problemet dhe rutinat ditore të jetës në Kosovë. Ata thonë se kurrë nuk kanë pasur probleme.

"Unë jam mësuar me multikulturalitetin dhe kurrë nuk kam pasur dhe nuk besoj se do të kem probleme. Nuk kam vërejtur të ketë probleme se dikush është shqiptar, serb apo i një etnie tjetër." - thotë Denis Berisha, turist nga Prizreni.

"Unë di pak serbisht, dhe nuk e di se pse instiktivisht me vjen t'u përgjigjem në serbisht pasi di të flas. Por, të gjithë ata kuptojnë edhe shqip dhe nuk është problem." - thotë Zana Kuqi, turiste nga Prishtina.
Noli shpreson që qendra e tij e preferuar e skijimit mund të zhvillohet dhe se do të mund të vijnë shumë më shumë turistë. Kosova ende mbetet e izoluar si një nga vendet e vetme të Europës qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë pa viza. As serbët dhe as shqiptarët. Kjo është gjëja më brengosëse për Nolin.
"Duke e ditur që kemi problem izolimin e famshëm, do të ishte mirë që këtë vit të fitojmë liberalizimin e vizave që të rinjtë të mund të udhëtojnë dhe të shkojnë edhe në qendrat e tjera të skijimit, të shohim kushtet se si janë jashtë e jo vetëm në rajon ku mund të shkojmë pa viza." - thotë Noli Turjaka. Shumica e njerëzve si Noli mezi presin të ngjiten në krye të pistave dhe të lëshohen me ski. Por zhvillimin më të madh nuk e tërheq dot vetëm teleferiku./DW
Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksion...
Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë ...
Gjykata e Lartë u duk skeptike të mërkurën mbi një padi që...
Ushtria e Afrikës së Jugut ka mbrojtur vendimin e saj që t...
Për rreth 10 orë me radhë, është bastisur në Prishtinë ban...
Që nga ditët e para të agresionit rus kundër vendit të tij...
Ligjvënësit hungarezë do të votojnë për aplikimet për ...
Njoftimi i Presidentit Vladimir Putin se Rusia do të pezul...
Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter po kalon momente...
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se Presidenti rus...
Bashkimi Evropian po shënon përvjetorin e parë të fill...
Një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë pritet që ...
Gjermania ka dëbuar dy punonjës të ambasadës iraniane në B...
Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievi...
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Poloni, presidenti am...
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e njohur si Duma e Shtetit...
Leon Paneta nuk ka dyshime në përvjetorin e parë të pushti...
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesv...
Teksa po i afrohemi hyrjes në vitin e dytë të pushtimit br...
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një para...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...