FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksione sa Rusia. Para luftës kishte 2500 sanksione ndaj këtij vendi, ndërsa tani janë shtuar edhe më shumë se 11.000 të tjera. Këto sanksione i kanë vënë, ndër të tjera, Bashkimi Europian, vendet e G7, Australia dhe Zvicra. Sanksionet janë vënë kundër individëve, degëve të biznesit apo institucioneve të vendit, siç thuhet në platformën e internetit Castellum.AI.
Më shumë se një mijë kompani të huaja u larguan nga Rusia brenda një viti. Presidenti Vladimir Putin pak ditë më parë bërtiti: "Gjithë të mirat! Po humbisni tregun tonë, do të pësoni humbje të mëdha. Por ky është vendimi juaj." Dhe më pas shtoi: "Nëse dikush beson se gjithçka këtu do të shembet dhe do të dështojë - jo, asgjë nuk është rrëzuar apo shembur".

Produktet, mallrat dhe shërbimet ruse duhet të bëhen "një subjekt i krenarisë sonë kombëtare", theksoi Putin, duke shtuar: "Këto mallra dhe shërbime nuk duhet të jenë të suksesshme vetëm në tregun e brendshëm, por natyrisht edhe në tregjet ndërkombëtare".
Por nuk mund të bëhet fjalë për tërheqjen e plotë të kompanive perëndimore nga Rusia. "Lista e turpit”, e publikuar nga profesori i ekonomisë në Universitetin Yale, Jeffrey Sonnenfeld, liston se cilat kompani janë larguar nga Rusia dhe cilat kanë mbetur aktive në këtë vend.
Numri i turistëve të huaj ka rënë me 96%
Në kryeqytetin rus, për shembull, sanksionet perëndimore nuk janë menjëherë të dukshme për turistët. Logot e shumë firmave perëndimore janë zëvendësuar me tabela ruse, të cilat duken të ngjashme.
Problem është edhe turizmi - numri i vizitorëve të huaj ka rënë me 96 për qind. Në vend të pesë milionë turistëve, sa kishte një vit para virusit korona, vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të Shoqatës Turistike të Rusisë, këtë vend e kanë vizituar vetëm 200 mijë vizitorë.
Nëse shikoni listën gjithnjë në zgjerim të sanksioneve të BE-së, mund të shihni se ato përfshijnë makineri dhe automjete, mallra luksoze dhe armët, teknologji të lartë, pajisje për transportin ajror dhe hapësinor dhe teknologjinë për shfrytëzimin e naftës. Degët për ofrimin e shërbimeve si auditimi, sektori i IT-së, konsultimet dhe këshillat tatimore si dhe reklamat janë gjithashtu tabu. Hapësira ajrore europiane është e mbyllur për linjat ajrore ruse dhe rrugët për shumicën e transportuesve rusë dhe bjelloruse të mallrave. Banka Qendrore e Rusisë dhe shumica e bankave tregtare janë të shkëputura nga flukset e parave ndërkombëtare.
Mungesa e teknologjisë për sektorin e energjisë
Verën e kaluar, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dha një shembull të suksesit të sanksioneve, i cili u duk i çuditshëm për shumë njerëz: "Ushtria ruse merr çipa nga lavatriçet apo frigoriferët dhe i instalon në pajisjet e luftës sepse nuk ka gjysmëpërçues."
"Sanksionet po funksionojnë ngadalë, por po funksionojnë," thotë eksperti rus, Eric Woydte nga Instituti Civil i Dyseldorfit për gazin, sepse ka mungesë teknologjie për shkak të sanksioneve. Rusia është shumë e varur nga kjo teknologji”, thotë Woydte.
Një shembull tjetër është industria e automobilave. "Përbërësit si ABS ose Airbag nuk janë më të disponueshëm. Kjo do të thotë, për shembull, se Rusia po ul standardet. Po trajtohet edhe kthimi në normën Euro2, e cila është aplikuar në Gjermani në vitet 1990."
Një minus i madh në buxhetin e shtetit
Prodhimi i makinave në Rusi ra me pothuajse 70 për qind vitin e kaluar, që është niveli më i ultët në histori. Edhe sanksionet kundër industrisë së naftës, të cilat janë shtrënguar disa herë, duket se po funksionojnë. Në janar, buxheti i shtetit rus kishte një deficit prej 23 miliardë euro, ndaj u detyrua të fillojë me shitjen e rezervave të arit.

Megjithatë, ekonomia ruse është dëshmuar të jetë më e fortë se sa pritej në fillimin e sanksioneve. Pra, sa të suksesshme janë sanksionet?
Eksperti rus Woydte nuk i konsideron ato shumë të suksesshme për momentin. "Sanksionet kanë shkaktuar një humbje të konsiderueshme të pasurisë te popullata, ndërkohë që shtresa e lartë, oligarkët, të pasurit ende mund të sigurojnë produktet perëndimore. Ata gjejnë mënyrën për të udhëtuar, përderisa nuk janë në listën e zezë, megjithëse ka shumë përjashtime."
Qeveria ruse duket se nuk është e gatshme të ndryshojë kursin. "Putini aktualisht nuk pengohet nga sanksionet," thotë Woydte. Nga pikëpamja perëndimore, sanksionet "nuk kanë sjellë ende suksesin e dëshiruar" - fundin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës./DW
Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë ...
Gjykata e Lartë u duk skeptike të mërkurën mbi një padi që...
Ushtria e Afrikës së Jugut ka mbrojtur vendimin e saj që t...
Për rreth 10 orë me radhë, është bastisur në Prishtinë ban...
Që nga ditët e para të agresionit rus kundër vendit të tij...
Ligjvënësit hungarezë do të votojnë për aplikimet për ...
Njoftimi i Presidentit Vladimir Putin se Rusia do të pezul...
Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter po kalon momente...
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se Presidenti rus...
Bashkimi Evropian po shënon përvjetorin e parë të fill...
Një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë pritet që ...
Gjermania ka dëbuar dy punonjës të ambasadës iraniane në B...
Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievi...
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Poloni, presidenti am...
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e njohur si Duma e Shtetit...
Leon Paneta nuk ka dyshime në përvjetorin e parë të pushti...
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesv...
Teksa po i afrohemi hyrjes në vitin e dytë të pushtimit br...
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një para...
Prezantuesi i rrjetit televiziv "CNN", Don Lemon, do të ri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...