Tërmet politik në Britaninë e Madhe/ Kthim i Boris Johnson?
Pasdite (20.10) në Londër qarkulloi lajmi, se Graham Brady...

Ushtria ukrainase bëri të ditur të premten se Rusia ka dërguar mijëra trupa të rekrutuar së fundmi për të përforcuar mbrojtjen e rajonit jugor të Hersonit, ku forcat e Kievit kanë bërë përparime të konsiderueshme në ofensivën e tyre për të rimarrë territorin e pushtuar nga Moska.
"Deri në 2000 rekrutë rusë mbërritën në rajonin e pushtuar të Hersonit për të zëvendësuar humbjet dhe për të forcuar njësitë në vijën e kontaktit," thuhet në një deklaratë për shtyp të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.
Ukraina po përpiqet t'i shtyjë drejt lindjes forcat ruse në Herson, përtej lumit Dnipro që kalon mes rajonit. Ushtarët rusë në bregun perëndimor, ku ndodhet qyteti i Hersonit, thuhet se janë pranë shkëputjes nga linjat e furnizimeve dhe të përforcimeve.
Të premten më 21 tetor, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje Perëndimit që të ndalojë Rusinë së shpërthyeri një digë të madhe që do të përmbyste një pjesë të Ukrainës jugore, ndërsa forcat e tij përgatiten të sulmojnë trupat e Moskës në Herson në një nga betejat më të rëndësishme të luftës.
Në një fjalim televiziv, Zelenski tha se forcat ruse kishin vendosur eksplozivë brenda digës së madhe Nova Kakhovka, dhe po planifikonin ta hidhnin në erë.
"Tani të gjithë në botë duhet të veprojnë fuqishëm dhe shpejt për të parandaluar një sulm të ri terrorist rus. Shkatërrimi i digës do të nënkuptonte një katastrofë në shkallë të gjerë," tha ai.
Qyteti i Hersonit, me një popullsi prej rreth 284.000 banorësh, ishte një nga zonat e para urbane të pushtuara nga Rusia kur nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës. Qyteti është një objektiv i rëndësishëm për të dyja palët për shkak të industrive të tij dhe për një port të rëndësishëm në lumin Dnipro.
Ndërkohë zyrtarët pro Kremlinit thanë të premten se po organizonin mbrojtjen dhe po e kthenin qytetin Herson, në një "kështjellë" teksa forcat e Kievit përparojnë dhe Rusia ka nisur të evakuojë banorët nga rajoni.
Autoritetet e instaluara nga Moska në Herson thanë të premten se forcat e Kievit vranë katër persona kur bombarduan urën Antonivskiy mbi lumin Dnipro.
"Katër persona u vranë," tha zyrtari pro-rus Kirill Stremousov në Telegram. "Qyteti i Hersonit, si një kështjellë, po përgatitet për mbrojtjen e tij."
Një zëdhënëse e ushtrisë ukrainase, Nataliya Gumenyuk mohoi se forcat e Kievit ishin përgjegjëse për sulmin, duke thënë se forcat ukrainase nuk synojnë popullsinë lokale./ REL
Pasdite (20.10) në Londër qarkulloi lajmi, se Graham Brady...
Trupat ruse dhe ukrainase duket se po përgatiten për një b...
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-të kanë prova s...
Jackson Rutland dërgohet në burgun e Qarkut Aiken (Zyra e ...
Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të P...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten një qe...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Rusia është tallur me udhëheqjen "katastrofike" të Liz...
Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqj...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimo...
Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardh...
Kryeministrja britanike Liz Truss e përshkroi veten si "nj...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pie...
Para fillimit të sezonit të ngrohjes, Rusia terrorizon Ukr...
Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbah...
Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin ...
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali To...
Mungesa e aktivitetit fizik ka pasoja katastrofike. Or...
Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se po shpallte ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet të njoftojë sot...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...