Putini viziton qendrën e stërvitjeve ushtarake në Rusi
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten një qe...

Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit zhvillohet nën hijen e problematikës së refugjatëve me të cilët po përballet aktualisht Gjermania dhe BE.
Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Berlin nën hijen e problematikës së refugjatëve që po hyjnë çdo ditë në Gjermani, shumë prej të cilëve nga itinerari i Ballkanit. Ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser, së cilës iu desh të largohej para kohe për shkak të një zjarri të rënë në një strehimore refugjatësh nga Ukraina, tha se duhet "ta mbajmë nën kontroll migracionin e parregullt". Ajo tha se ai nuk duhet t'u marrë hapësirën njerëzve që vërtet kanë nevojë në këtë kohë për një strehë në Gjermani dhe BE. Në konferencën e Ballkanit Perëndimor morën pjesë 17 vendet e asociuura në Procesine Berlinit, si edhe ministri i brendshëm i Çekisë, si kreyetare e radhës së BE-së dhe komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.
Marrëveshje të reja për Frontex-in
Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit, ajo tha se BE synon t'i bëjë ballë këtij fluksi të ri duke forcuar agjencinë për mbrojtjen e kufijve Frontex. Johansson tha se se shpejti do të bëjë marrëveshje të re bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu do të rinegociojë të gjitha marrëveshjet ekzistuese me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të vihen në përdorim edhe ndërmjet vendeve të rajonit.
Sipas shifrave të BE-së, mbi 86 000 njerëz kishin hyrë në BE deri në fund të gushtit përmes Itinerarit të Ballkanit. Johansson tha se kjo ishte tre herë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas saj, bëhet fjalë për shtetas nga India, Kuba, Tunizia dhe Burundi, shtete të cilat tani janë në dorë të Serbisë. Serbia fajësohet për këto lëvizje për shkak të politikës së saj të vizave. Johansson tha se ne presim harmonizim të politikës së vizave. Në takim u ra dakord ndër të tjera edhe për më shumë bashkëpunim në luftën kundër krimit të orgnizuar dhe kthimin e xhihadistëve.
Impuls i ri në Procesin e Berlinit
Në fakt, shkaku kryesor i mbledhjes së ministrave të Punëve të Brendshme është përgatitja për Samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të zhvillohet më 3 nëntorit në Berlin. Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron që t'i japë një impuls të ri nismës së kancelares Angela Merkel. Procesi i Berlinit synon të avancojë afrimin e shteteve me BE-në, duke kontribuar në përmirësimin e situatës ekonomike dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Po në kuadër të Procesit të Berlinit, të premten, më 21.10. 22 do të zhvillohet, në të njëjtin format konferenca e ministrave të Jashtëm. Sipas zëdhënësit të ministrisë gjermane të punëve të jashtme, Christofer Burger, takimi i ministrave të Jashtëm ka të bëjë veçanërisht me marrjen e hapave konkretë për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me synimin për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal.” Tema të tjera përfshijnë sigurinë energjetike dhe axhendën e përbashkët të gjelbër. Dy tema këto që do të trajtohen edhe në ministerialin e tretë të ministrave të Energjisë, në të njëjtin format, të hënën, më 24.10. po në Berlin.
Tregu i Përbashkët Rajonal
Qarqe diplomatike shpresojnë që në në këtë samit të arrihet progres në marrëveshjet në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal. Qysh në Samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për katër marrëveshje. Lëvizja e lirë me karta identiteti e shtetasve të Ballkanit Perëndimor, njohja e diplomave të shkollave të larta, si edhe njohja e kualifikimeve për tri profesione, mjekët, stomatologët dhe arkitektët, si edhe marrëveshja që synon të rregullojë lëvizjen e lirë të shtetesve nga vendet e treta që janë rezidentë në rajon. Deri tani këto marrëveshje ende nuk janë nënshkruar.
Marrëveshja e vetme e dalë nga Procesi i Berlinit dhe që ka sjellë rezultate të dukshme, është ajo e heqjes së tarifave roaming mes vendeve të rajonit. Marrëveshjet e tjera kanë dështuar sidomos për shkak të faktit që dy vende të rajonit, Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Paralelisht me konferencat në nivel ministror, po zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera të shoqërisë civile./ Dw
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten një qe...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Rusia është tallur me udhëheqjen "katastrofike" të Liz...
Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqj...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimo...
Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardh...
Kryeministrja britanike Liz Truss e përshkroi veten si "nj...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pie...
Para fillimit të sezonit të ngrohjes, Rusia terrorizon Ukr...
Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbah...
Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin ...
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali To...
Mungesa e aktivitetit fizik ka pasoja katastrofike. Or...
Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se po shpallte ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet të njoftojë sot...
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të enjten ish ministrin...
Të jesh prind do të thotë të jeni gjithmonë hipervigjilent...
Ngjitësi ra në fytyrën e një foshnjeje ndërsa një edukator...
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perë...
Një infermiere e BURGUT qau teksa u burgos për përfshirje ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...