Kush do t’i fitojë zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA?
Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbah...

Para fillimit të sezonit të ngrohjes, Rusia terrorizon Ukrainën me sulme kundër infrastrukturës energjetike. Ushtria ruse përpiqet t'i shkaktojë dëme maksimale sektorit energjetik ukrainas duke sulmuar me dronë dhe raketa centrale energjie dhe rrjete të rrymës elektrike. I gjithë rrjeti i furnizimit është në fokus të sulmeve ruse.
Edhe të martën në mëngjes ka pasur sulme masive kundër qyteteve ukrainase, mes tyre edhe Kievi, Shytomyr, Dnipro dhe Kharkiv. Që të hënën pati sulme kundër objektivave në Kiev dhe Dnipropetrovsk me pasojë ndërprerjen e rrymës elektrike dhe ujit. Sulmet më të ashpra ruse janë shënuar më 10 dhe 11 tetor. Presidenti ukrainas, Zelensky deklaroi në "Twitter" se që nga këto sulme, rreth 30% e centraleve elektrike ukrainase janë shkatërruar, e kjo ka shkaktuar ndërprerje masive të energjisë në të gjithë vendin. Presidenti ukrainas theksoi, se prandaj nuk ka hapësirë për negociata me Putinin.

Qeveria ukrainase përpiqet të sigurojë furnizimin me energji
Aty ku dëmet janë riparuar, Rusia ka goditur sërish si në Lviv, në perëndim të Ukrainës, ku pati ndërprerje të rrymës. Ministri energjitik i Ukrainës, Herman Halushtshenko, është shprehur se "cinizmi i sulmit është në goditjen e të gjithë rrjetit të furnizimit, përsfhirë edhe sistemet e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe prodhimit. Kështu armiku dëshiron të vështirësojë rivendosjen e furnizimit me rrymë elektrike nga burime të tjera."
Kurse drejtuesi i Ukrenergo sipërmarrjes energjitike ukrainase, Volodymyr Kudryshkyj është shprehur se "askush në Europë nuk duhet të përballojë këtë që duhet të përpallojmë ne. Askush nuk ka pasur shkatërrime të tilla. Punonjësit tanë janë pa pushim në detyrë për të riparuar sa më shpejt rrjetet që të gjithë konsumatorët të furnizohen me energji. Sipas Ukrenergo në planifikimin e sulmeve të tilla marrin pjesë ekspertë të energjisë. "Këtë e tregojnë përmasat dhe përzgjedhja e sulmeve në rrjetin ukrainas." Agresori vendos me qëllim në shënjestër ato objektiva, ku mund të ketë edhe dëmin më të madh. Qeveria ukrainase përpiqet të sigurojë furnizimin me energji. "Çdo rajon ka planin e vet të reagimit për krizën", ka shkruar kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal në "Telegram" më 17 tetor.

Von der Leyen: Sulmet kundër infrastrukturës ukrainase krime lufte
Ukrainasit duhet të kursejnë megjithatë energji. "Ju lutem reduktoni konsumin e energjisë ditën dhe sidomos në orët e mbrëmjes nga 17-23:00", ka kërkuar ministri ukrainas i Energjisë, Haushtshenko. Kjo do të ndihmojë që të rikthejmë stabilitetin e sistemit të energjisë, ka thënë ai. Ukraina ka ndalur eksportimin e energjisë në vendet europiane që të stabilizojë sitemin e saj. "Ishte eksporti i energjisë që i ndihmoi Europës të reduktojë përdorimin e burimeve ruse energjitike. Prandaj Rusia shkatërron sistemin tonë energjitik për të penguar kështu mundësinë për të eksportuar energji elektrike nga Ukraina", ka deklaruar ministri Halushtshenko.
Më 10 tetor raketat ruse goditën termocentralin e Burshtynit që ka lidh rrjetin elektrik të Ukrainës me Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë- nga aty është eksportuar rrymë në BE. Sulmet kundër infrastrukturës ukrainase, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka quajtur krime lufte.
Ende Ukraina nuk ka kërkuar ndihmë emergjente për të stabilizuar furnizimin me energji. Sipas njoftimit të sipërmarrjes energjitike ukrainase, Ukrenergo operatorët ukrainas kanë mundësi të kërkojnë ndihmë. Për këtë ka ujdi të posaçme me vendet fqinje./DW
Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbah...
Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin ...
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali To...
Mungesa e aktivitetit fizik ka pasoja katastrofike. Or...
Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se po shpallte ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet të njoftojë sot...
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të enjten ish ministrin...
Të jesh prind do të thotë të jeni gjithmonë hipervigjilent...
Ngjitësi ra në fytyrën e një foshnjeje ndërsa një edukator...
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perë...
Një infermiere e BURGUT qau teksa u burgos për përfshirje ...
Presidenti turk Recep Tajip Erdogan tha të mërkurën se kis...
Marrëdhëniet GLOBALE janë "më të rrezikshme dhe të paparas...
Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një takim virtua...
Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitës...
Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, pë...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha p...
Jens Stoltenberg referoi në kuadër të aktivitetit të o...
Pushtimi rus i Ukrainës shënon momentin më të rëndësishëm ...
Për të kuptuar mendimin e zakonshëm, se përse Vladimir Put...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...