“Jam një i vdekur që ecën”/ Zbardhet dëshmia e Pëllumb Gjokës në GJKKO për dosjen “Metamorfoza”
Këtë të enjte ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme një nga sh...
Këtë të enjte ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme një nga sh...

Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahen të ashtuquajturat zgjedhje të mesit të mandatit, në të cilat, 2 vjet pas fillimit të mandatit të presidentit të rinovohen të gjitha vendet në Kongres dhe një e treta e atyre në Senat.
Po atë ditë do të mbahen zgjedhjet lokale, si votimi për të zgjedhur guvernatorin në 36 shtete dhe gati të gjitha parlamentet e shteteve. Por zgjedhjet më të ndjekura do të jenë ato që përfshijnë Kongresin dhe Senatin e SHBA-së. Pasi rezultati i tyre do të ndikojë shumë te 2 vitet e fundit të mandatit të presidentit aktual Xho Bajden, i zgjedhur në vitin 2020 si kandidat i demokratëve.
Për momentin, ekspertët e sondazheve thonë se demokratët do të jenë të gjendje të ruajnë shumicën në Senat, por do të humbasin shumicën në Kongres, gjë që do të kufizonte ndjeshëm veprimtarinë e Bajdenit gjatë gjysmës së dytë të mandatit të tij.

Por votimet duan edhe 3 javë që të mbahen, dhe disa analistë bien dakord se rezultati përfundimtar nuk është aspak një përfundim i sigurt. Historikisht, zgjedhjet e mesit të mandatit priren që të shpërblejnë partinë opozitare ndaj presidentit në detyrë, për t’i dhënë metaforikisht një “shuplakë presidentit” thotë Laura Smith, studiuese e Universitetit të Oksfordit, që merret me studimin e punës së presidentëve amerikanë.
Aktualisht Bajden është shumë jopopullor për një president që ka mbërritur vetëm në gjysmën e mandatit të tij të parë. Shkalla e popullaritetit të tij, është pak më shumë se 40 për qind.
Megjithatë demokratët shpresojnë ende se mund të korrin një rezultat të mirë, duke shfrytëzuar vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë për shfuqizimin e një ligji federal për të drejtën e abortit, i promovuar kryesisht nga gjyqtarët konservatorë, për dukurinë e ekstremizmit, dhe për mungesën e kandidatëve të zgjedhur nga republikanët në disa kolegje të rëndësishme.

“Këto janë zgjedhjet e mesit të mandatit më të çuditshme që kam parë ndonjëherë”- tha për gazetën amerikane “New York Times” Gai Sesil, një strateg i shquar i demokratëve. Sipas një modeli statistikor të zhvilluar nga faqja e internetit ‘FiveThirtyEight’, bazuar në sondazhet e disponueshme, republikanët kanë një shans prej 34 për qind për të fituar shumicën si në Kongres ashtu edhe në Senat, gjë që do të konsiderohej një fitore e qartë.
Paradoksalisht, gjasat që kjo t’u ndodhë demokratëve është disi e vogël: 28 për qind. Por demokratët po e nisin garën e këtij viti nga një disavantazh. Në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, republikanët kanë përfituar nga nevoja e fundit për të ndryshuar kolegjet elektorale, një proces që duhet të bëhet çdo dhjetë vjet, duke ndryshuar përbërjen e tyre në favor të tyre, një praktikë kjo e njohur si “gerrymandering”.
Përveç kësaj, në një sondazh të kohëve të fundit, 85 për qind e votuesve shpjeguan se situata ekonomike do të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm, në mos më i rëndësishmi që do të ndikojë tek vota e amerikanëve. Të dhënat nuk janë inkurajuese, teksa jemi në një periudhë krize ekonomike globale, në të cilën kostoja e jetesës në Shtetet e Bashkuara po arrin nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit.
Por njëkohësisht demokratët mund të përfitojnë nga fakti se në të njëjtin sondazh, të kryer në mes të shtatorit nga "Washington Post" dhe "ABC News", ndërprerja e shtatzënisë konsiderohet e rëndësishme ose shumë e rëndësishme nga 62 për qind e të anketuarve.
“Në thelb, demokratët dhe gratë që i votojnë ata, ndihen të përfshirë tek ideja se për 50 vjet kanë pasur të drejtën e abortit, dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë kjo e drejtë është e rrezikuar”- thotë Lara Braun për “Financial Times”, drejtuese e një instituti të pavarur me seli në Uashington.
“Dhe shumë gra jetojnë në shtetet, ku sot nuk e kanë më atë të drejtë”- shton ajo. Pra nëse do të shkojnë për të votuar, shumë votues të pavendosur por edhe të pakënaqur nga demokratët, mund të votojnë sërish për ta për të ndëshkuar republikanët, për ndikimin e tyre në vendimin e Gjykatës së Lartë për kufizimin e të drejtës për abort.
Po ashtu demokratët kanë edhe një avantazh tjetër: nga 35 vende në Senatit që do të duhet të rinovohen, 21 kontrollohen nga republikanët, nga të cilët disa në shtetet që konsiderohen si shumë në ekuilibër. Mbi të gjitha Uiskonsin, Pensilvania dhe Karolina e Veriut.
Demokratët kontrollojnë 14 vende, nga të cilët Xhorxhia dhe Arizona janë në rrezik (por kur gjithsesi demokratët kanë sipas sondazheve një avantazh shumë të vogël). Edhe ndryshimi më i vogël mund të ketë pasoja të mëdha:sot republikanët dhe demokratët kontrollojnë secili nga 50 vende në Senat. Por demokratët kanë shumicën, sepse në rastin e një barazimi, mund të votojë zëvendëspresidentja Kamala Harris.
Në disa shtete, shanset e republikanëve janë reduktuar ndjeshëm për shkak të kandidatëve jo shumë efektivë. Edhe senatori republikan me shumë ndikim, Miç Mekonell, udhëheqës i partisë së tij në Senat, foli në muajin gusht për një problem të përgjithshëm të “cilësisë së kandidatëve”.
Për shembull, në Xhorxhia, ku në vitin 2020 Bajden mori vetëm 16.000 vota më shumë se Donald Trump, republikanët kanë caktuar si kandidat një ish-lojtar të futbollit amerikan që mban pozicione shumë konservatore. Por gjatë fushatës elektorale, u zbulua se ai i kishte kërkuar dy herë ish-partneres së tij gjatë lidhjes së tyre që të abortonte për të ndërprerë shtatzëninë e paplanifikuar.
Nga ana tjetër në Pensilvani, kandidati republikan është Mehmet Oz, një mjek shumë i njohur me origjinë turke që drejton një emision shumë të ndjekur televiziv. Ai është shumë i afërt me Trump, por pak i dashur nga baza e Partisë Republikane, në një shtet ku në vitin 2020 Bajden e mposhti Trumpin me vetëm 81 mijë vota.

Pra në përgjithësi, në këto zgjedhje partia ka zgjedhur shumë kandidatë radikalë, të cilët mund të mos dalin mirë në zgjedhje, pikërisht në një periudhë në të cilën po flasim mbi të gjitha për çështje konkrete si ekonomia dhe ndërprerja e shtatzënisë.
"Washington Post" ka llogaritur se 291 kandidatë republikanë në nivel shtetëror ose federal, nuk e njohën si legjitim rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, dhe mbështesin ende teorinë e konspiracionit, sipas së cilës Donald Trump humbi pasi u vodhën zgjedhjet.
Për momentin rezultati më i mundshëm mbetet një fitore përgjysmë për të dyja palët. Sipas ‘FiveThirtyEight’, demokratët kanë një shans prej 65 për qind për të ruajtur shumicën në Senat, ndërsa republikanët kanë një shans prej 71 për qind për të fituar kontrollin e Kongresit. Nëse do të ndodhë kështu, Bajden do ta kishte shumë problem të miratonte reformat e tij ambicioze në dy vitet e fundit të mandatit të tij.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin ...
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali To...
Mungesa e aktivitetit fizik ka pasoja katastrofike. Or...
Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se po shpallte ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet të njoftojë sot...
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të enjten ish ministrin...
Të jesh prind do të thotë të jeni gjithmonë hipervigjilent...
Ngjitësi ra në fytyrën e një foshnjeje ndërsa një edukator...
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perë...
Një infermiere e BURGUT qau teksa u burgos për përfshirje ...
Presidenti turk Recep Tajip Erdogan tha të mërkurën se kis...
Marrëdhëniet GLOBALE janë "më të rrezikshme dhe të paparas...
Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një takim virtua...
Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitës...
Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, pë...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha p...
Jens Stoltenberg referoi në kuadër të aktivitetit të o...
Pushtimi rus i Ukrainës shënon momentin më të rëndësishëm ...
Për të kuptuar mendimin e zakonshëm, se përse Vladimir Put...
Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...