Kryeministrja Truss zotohet të qëndrojë, pasi ministrja jep dorëheqjen
Kryeministrja britanike Liz Truss e përshkroi veten si "nj...

Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë, sfidoi të mërkurën partnerët e saj të koalicionit të krahut të djathtë, duke thënë se qeveria e saj e re do të jetë pro NATO-s dhe plotësisht pjesë e Evropës.
Deklarata e saj erdhi pasi aleati i saj konservator, Silvio Berlusconi, përsëriti simpatinë e tij për presidentin rus Vladimir Putin dhe akuzoi presidentin ukrainas Volodimir Zelenski për shkaktimin e luftës.
Në një deklaratë të formuluar ashpër, zonja Meloni tha se çdo parti që nuk pajtohet me linjën e saj të politikës së jashtme nuk duhet të bashkohet me qeverinë, e cila do të fillojë nga puna javën e ardhshme.
"Italia me ne në qeveri nuk do të jetë kurrë lidhja e dobët e Perëndimit," tha ajo.
Zonja Meloni e ka mbrojtur me vendosmëri Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt dhe ka mbështetur sanksionet perëndimore kundër Moskës.
"Për një gjë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë e qartë. Unë synoj të drejtoj një qeveri me një linjë të qartë dhe të drejtë të politikës së jashtme," tha ajo. Kushdo që nuk është dakord me këtë gur themeli nuk mund të jetë pjesë e qeverisë.
Berlusconi, 86 vjeç, është një mik i vjetër i Putinit dhe në një regjistrim audio të publikuar të martën, ai u zbuloi parlamentarëve nga partia e tij Forza Italia se ishte në kontakt me presidentin rus dhe kishte shkëmbyer "letra të ëmbla" dhe dhurata.
Në një regjistrim të dytë, të publikuar nga agjencia e lajmeve "LaPresse" të mërkurën, Berlusconi tha se Ukraina kishte prishur një marrëveshje paqeje të vitit 2014, e cila ishte krijuar për t'i dhënë fund një lufte separatiste nga rusishtfolësit, në rajonet e Ukrainës lindore, Donetsk dhe Luhansk.
Duke përsëritur akuzat e bëra nga Putini, të cilat janë mohuar nga Ukraina, Berlusconi tha se zoti Zelenski e përkeqësoi situatën shumë më tepër kur erdhi në pushtet në vitin 2019.
Zoti Berlusconi përsëriti gjithashtu një pohim se Putini ishte përkulur ndaj presionit të brendshëm dhe kishte pushtuar Ukrainën vetëm për të krijuar një qeveri të re "me njerëz të mirë me logjikë".
Të martën, pasi u publikua regjistrimi i parë, Forza Italia tha se pikëpamja e Berlusconit për luftën ishte "në përputhje me pozicionin e Europës dhe Shteteve të Bashkuara".
Megjithatë, kundërshtarët janë mbështetur në regjistrimet binjake për të akuzuar Berlusconin për minimin e besueshmërisë së zonjës Meloni.
"Komentet e Berlusconit janë shumë të rënda dhe të papajtueshme me qëndrimet italiane dhe europiane," tha Enrico Letta, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë./VOA
Kryeministrja britanike Liz Truss e përshkroi veten si "nj...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pie...
Para fillimit të sezonit të ngrohjes, Rusia terrorizon Ukr...
Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbah...
Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin ...
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali To...
Mungesa e aktivitetit fizik ka pasoja katastrofike. Or...
Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se po shpallte ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet të njoftojë sot...
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të enjten ish ministrin...
Të jesh prind do të thotë të jeni gjithmonë hipervigjilent...
Ngjitësi ra në fytyrën e një foshnjeje ndërsa një edukator...
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perë...
Një infermiere e BURGUT qau teksa u burgos për përfshirje ...
Presidenti turk Recep Tajip Erdogan tha të mërkurën se kis...
Marrëdhëniet GLOBALE janë "më të rrezikshme dhe të paparas...
Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një takim virtua...
Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitës...
Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, pë...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...