Meloni: Qeveria e re italiane do të jetë pro NATO-s, pro Europës
Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardh...

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”. “Kjo është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm në rajon”, tha Escobar.
Ai i bëri komentet në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi Presidenca serbe. Vuçiç, në anën tjetër, tha se ka mbajtur “bisedime të rëndësishme” me diplomatin e lartë amerikan. Në llogarinë e tij në "Instagram", Vuçiç tha se është biseduar “për të gjitha zhvillimet aktuale” dhe për çështjet e hapura” në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Ai tha se ka këmbëngulur në “zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani”, si dhe të së drejtës ndërkombëtare.
“Serbia, si vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon të luftojë për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj, duke bërë përpjekje maksimale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për përparimin e gjithë rajonit”, tha Vuçiç. Ai pritet të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Të mërkurën në Prishtinë, ai takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës. Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe mbështetjen e SHBA-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës ka ngecur. Takimi i fundit në nivel të lartë, përkatësisht mes Kurtit dhe Vuçiçit, është mbajtur në gusht.
Duke folur për një televizion lokal të mërkurën në Kosovë, Escobar tha se arritja e një marrëveshjeje për rrugën përpara mes Kosovës dhe Serbisë, është çështje javësh. Pas takimeve të ndara me Escobarin, Osmani dhe Kurti thanë se Kosova është palë konstruktive në dialog dhe se ajo është e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, me në qendër njohjen reciproke./CNA.al Burimi: REL
Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardh...
Kryeministrja britanike Liz Truss e përshkroi veten si "nj...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pie...
Para fillimit të sezonit të ngrohjes, Rusia terrorizon Ukr...
Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbah...
Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin ...
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali To...
Mungesa e aktivitetit fizik ka pasoja katastrofike. Or...
Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se po shpallte ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet të njoftojë sot...
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të enjten ish ministrin...
Të jesh prind do të thotë të jeni gjithmonë hipervigjilent...
Ngjitësi ra në fytyrën e një foshnjeje ndërsa një edukator...
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perë...
Një infermiere e BURGUT qau teksa u burgos për përfshirje ...
Presidenti turk Recep Tajip Erdogan tha të mërkurën se kis...
Marrëdhëniet GLOBALE janë "më të rrezikshme dhe të paparas...
Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një takim virtua...
Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitës...
Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, pë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...